Përmbytje edhe në rajonin e Katanias në Itali. Uji ka zaptuar dhjetëra rrugë, teksa njësoj si në në Spanjë, por në nivel alarmi më të ulët, qindra njerëz kanë mbetur të bllokuar në makina dhe kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve. Situata më e rënduar paraqitet në Acireale, Catania Nord, Palagonia e Maletto, ku autoritetet iu kanë kërkuar banorëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme pasi reshjet mund të intensifikohen në orët në vijim. Ekipet e emergjencës civile janë dislokuar në terren për të ndihmuar banorët për problematikat që mund të hasin
Author: tirana
Kur planifikojmë një udhëtim në Evropë, shpesh priremi të zgjedhim vende si, Parisi, Londra, Berlini ose Roma, që janë destinacione shumë të njohura dhe, për fat të keq, kjo bën që çmimet të jenë të larta, sipas një artikulli të botuar në revistën spanjolle “El Periódico”. Si do të ndiheshit nëse do ju thosha se ekziston një “parajsë” që bashkon vende të trashëgimisë botërore, plazhe mahnitëse dhe akomodime me kosto të ulët? Kjo “parajsë” ekziston dhe quhet Shqipëri! Ky vend, i vendosur në juglindje të gadishullit ballkanik evropian dhe i lagur nga detet Jon dhe Adriatik – njihet për ofrimin…
Mbrëmë në “Big Brother Kosova Vip 3”, përmes një komunikimi nga Vëllai i Madh, u bë e ditur se aktorët Rezart Veleshnja dhe Besfort Daka janë përjashtuar nga gara për shkak të thyerjes së rregullave të shtëpisë. Ky vendim i ashpër pasoi pas sjelljeve të dy banorëve që shkelën kodin e sjelljes së pritur nga të gjithë pjesëmarrësit në Big Brother VIP. Sipas Vëllait të Madh, përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe ngacmimet seksuale ishin ndër arsyet kryesore që çuan në këtë masë drastike. Këto veprime u cilësuan të papranueshme dhe në kundërshtim me normat e shtëpisë dhe etikën e…
Tony Todd, aktori që luajti vrasësin në filmin klasik horror Candyman, ka vdekur në moshën 69-vjeçare. Todd vdiq të mërkurën në shtëpinë e tij në Los Anxhelos pas një sëmundje të gjatë, konfirmoi gruaja e tij, Fatima, për Hollywood Reporter të premten. I lindur në Uashington DC në vitin 1954, Todd pati qindra këngë televizive dhe filmash në emër të tij në një karrierë 40-vjeçare. Një nga rolet e tij të para ishte rreshteri Warren i varur nga heroina në dramën luftarake të Oliver Stone, fitues i Oskarit, “Toga”. Ai gjithashtu ka luajtur pronarin e shtëpisë funerale William Bludworth në…
Që prej orës 05.00 të mëngjesit të kësaj fundjave fusha e mbetjeve tek inceneratori i Elbasanit është përfshirë nga flakët të cilat janë përhapur në një pjesë të madhe të saj. Shtëllunga gjigande e tymit dhe era e keqe e shkaktuar nga djegia e mbeturinave është përhapur në të gjithë lagjen periferike të qytetit të Elbasanit duke u kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve në zonën përreth e cila është një zonë mjaft e populluar. Vatra e zjarrit e shkaktuar në fushën e grumbullimit të plehrave pranë incineratorit të Elbasanit është mjaft aktive prej disa orësh. Për…
Kushtet atmosferike të qëndrueshme do të vazhdojnë të jenë prezentë mbi vendin tonë. Moti parashikohet të jetë me diell dhe vranësira mesatare, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Era do të jetë me drejtim veriperendim 7 m/sek në bregdet, ndërsa valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat parashikohen: në zonat malore 2 deri 16°C, në zonat e ulëta 3 deri 22°C dhe në zonat bregdetare 10 deri 22°C.
Dashi Në momentet që jeni nervoz, ju bezdis edhe vetja juaj. Kjo e shtunë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur, përkundrazi do të jetë e mbushur me stres, si pasojë e zhvillimeve të ditëve të fundit. Megjithatë mos u fiksoni pas problemeve pasi orët në vijim do të sjellin përmirësim të ndjeshëm. Demi Të gjithë ata të cilët qysh nga vera e kaluar kanë pasur probleme si në nivelin profesional, fizik dhe sentimental, duke nisur nga kjo ditë do të shënojnë përmirësime të ndjeshme. Megjithatë në dashuri do të keni disa dyshime, të cilat do të ushqehen,…
Në një ceremoni të mbajtur në Ministrinë e Brendshme, janë certifikuar punonjës të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të cilët u trajnuan për 3 javë nga ekspertë të misionit ICITAP. Në të morën pjesë Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, drejtues e punonjës të AMP-së dhe ICITAP. Trajnimi mbi hetimin e krimeve është kryer sipas një moduli të standardizuar, miratuar edhe nga Prokurori i Përgjithshëm. Në fjalën e saj, diplomatja e ambasadës së SHBA përmendi masakrën në Shkodër, ku humbën jetën katër persona, mes tyre dy kalimtarë, rast për të cilin u shpreh se “kostoja e…
Mister ka ndaj atentatit të ndodhur më 30 tetor në Dobraç të Shkodrës, ku mbetën të vrarë katër persona, dy prej të cilëve qytetarë që ndodheshin rastësisht në atë segment, Flutura dhe Bashkim Basha. Mister mbetet edhe personi i tretë që dyshohet se ishte në mjetin e viktimave, pra me Hamza Licin dhe Arlind Bushati. Në mjet ka qenë edhe Ibrahim Lici, vëllai i Hamzait dhe një nga emrat e njohur të botës së krimit. Ky dyshim lindi pas pamjeve nga vendi i ngjarjes, ku shfaqej një djalë i ri pranë trupit të pajetë të Hamzait, i cili kishte ngjashmëri…
Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje mori pjesë në ekspozitën e piktorit Naxhi Bakallit. Gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet, Rama vlerësoi piktorin Bakalli, teksa tha se kur kujton periudhën kur ishte student, bëhet i vogël para tij. Kreu i qeverisë shtoi edhe se kjo ekspozitë është një shfaqje e bukur linjash dhe ngjyrash. Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama Unë e mbaj mend profesorin si një personazh hijerëndë, i heshtur, mbrapa kornizës së xhamit të derës së ateliesë së tij në Liceun Artistik, ku për shkak të gjatësisë, unë shikoja përtej xhamave të dyerve dhe gjithmonë i ulur…
Liderët evropiane i kanë shprehur solidaritetin kryeministres Giorgia Meloni në Budapest, ku mbahet Samiti i Komitetit Politik Europian, e sipas saj u diskutua edhe për kampet e ngritura në Shqipëri. Meloni tha se ky pakt vijon të ketë një interesim të jashtëzakonshëm dhe një vëmendje pozitive nga ana e liderëve evropiane. ”Protokolli mes Italisë dhe Shqipërisë ishte në qendër të diskutimeve në mbledhjen e komunitetit politik evropian këtu në Budapest. Vijon që të ketë një interes të jashtëzakonshëm, një vëmendje që unë e konsideroj absolutisht pozitive. Pati po ashtu një kuriozitet përsa u përket shteteve të sigurta”, u shpreh ajo.…
Pushteti vendor do të ketë një buxhet 9.3% më të madh në vitin 2025, se ai i këtij viti. Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ mes qeverisë dhe pushtetit vendor, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku tha se ky buxhet do të jetë proporcional tek të gjitha bashkitë e vendit. ”Buxheti vendor total ka një rritje prej 9.3% krahasuar me një vit më parë, që është një rritje më të madhe edhe se rritja ekonomike, edhe se rritja totale e të ardhurave të buxhetit, që do të thotë për qeverinë dhe për mënyrën se si është alokuar buxheti, pushteti…