Author: tirana

ITALI- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Loreggia në Itali. Fatkeqësisht nga aksidenti humbi jetën një 28-vjeçar ndërsa tre janë plagosur. Mediat italiane bëjnë me dije se njëri prej të plagosurve është në gjendje shumë të rëndë. Aksidenti ka ndodhur pak para orës 22:00 në rrugën rajonale 307. Viktima është Hannioui Ayoub, 28 vjeç, shtetas maroken me banim në Loreggia. Mësohet se një automjet tip “Volkswagen Golf” me drejtues 41-vjeçarin maroken është përplasur me makinën “Nissan” që drejtohej nga 57-vjeçari shqiptar me inicialet D. G. Nga hetimet e para dyshohet se Golfi po lëvizte nga Castelfranco në drejtim të Padovës,…

Read More

MEKSIKË- Dhjetë persona u vranë kur persona të armatosur sulmuan një bar në Meksikën qendrore. Lajmin e njoftoi agjencia franceze e lajmeve AFP, duke cituar një zyrtar të sigurisë. Policia lokale tha se katër persona të armatosur arritën në lokalin në qytetin e Queretaro, në shtetin e Queretaro, me makinë dhe më pas hynë brenda dhe hapën zjarr. “Për momentin, ne e dimë se dhjetë persona kanë humbur jetën dhe shtatë janë lënduar si pasojë e incidentit ”, tha kreu i shërbimit komunal të sigurisë publike të Queretaros. Makina që besohet se drejtohej nga sulmuesit u gjet më vonë e djegur në…

Read More

RUSI- Rusia është përballur me muajin më të rëndë në tetor sa i përket viktimave në fushëbetejë prej se nisi lufta në Ukrainë, tha të dielën shefi i Shtabit të Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Tony Radakin. Forcat ruse pësuan mesatarisht rreth 1.500 të vrarë apo plagosur brenda ditës në Ukrainë gjatë muajit tetor, sipas Radakinit. Rusia nuk e zbulon numrin e të vrarëve të vet në luftën në Ukrainë, por zyrtarët evropianë të Mbrojtjes kanë thënë se numri i përgjithshëm i viktimave në tetor është më i madhi deri më sot. Radakin tha për BBC se populli rus po e…

Read More

Është lënë në burg nga Gjykata e Korçës 41-vjeçari Ilir Çami, i cili pak ditë më parë, plagosi me thikë ish të dashurën e tij. Sipas mbrojtjes gjatë seancës gjyqësore Çami ka shprehur pendesë për plagosjen por ka ngritur pretendimin se Mandarina Çela ka përfituar prej tij shuma monetare në periudha të ndryshme që arrinin deri në 5 milionë lekë të vjetra. Gjatë seancës ai ka shpjeguar se arsyeja e konfliktit ka qenë pikërisht fakti se Mandarina nuk i kthente lekët që i ka marrë. Pavarësisht të gjithave ai ka thënë se është ende i dashuruar me Çelën. Ngjarja u…

Read More

Disa banorë të Las Vegas panë deri në 17 centimetra borë së fundmi. “Kur u zgjuam thashë se jemi në një glob bore”, tha Erica Chavez, banore e Las Vegas. Bëhet e ditur se stuhia i shtyu njerëzit të pastronin raftet e dyqaneve dhe bëri që shumë banorë të mbeten pa energji elektrike për orë të tëra. Las Vegasi parashikohet të shohë një tjetër stuhi bore, shkruan yahoonews. Qyteti tha se ata nuk kanë parë një stuhi si kjo për të paktën 30 vjet. Problemi më i madh ka qenë trajtimi dhe pastrimi i rrugëve. “Rrugët janë të vështira sepse reshjet…

Read More

SPANJË- Një numër i madh njerëzish kanë protestuar në Valencia kundër trajtimit të autoriteteve ndaj përmbytjeve vdekjeprurëse të fundit, duke kërkuar dorëheqjen e kreut rajonal Carlos Mazón. Mediat spanjolle, duke përfshirë agjencinë e lajmeve Efe, cituan një organ qeveritar të thoshte se 130,000 njerëz dolën në rrugë të shtunën me protestuesit duke brohoritur “ne jemi të lyer me baltë, ju jeni të njollosur me gjak”. Më shumë se 200 njerëz vdiqën në përmbytjet, të cilat u shkaktuan nga shiu i rrëmbyeshëm që goditi Valencia dhe provincat fqinje në tetor. Ndërsam, rreth 80 persona janë ende të zhdukur. Protestuesit kanë akuzuar autoritetet lokale…

Read More

ITALI- Një 43-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur ditën e djeshme në Itali. Mësohet se shqiptari është paraqitur me plagë të shumta në spitalin San Giuliano në Giugliano. Shqiptari ishte qëlluar me armë zjarri nga dy persona. Gjithashtu theksohet se atë kishin tentuar ta grabisin dy të rinjë. 43-vjeçari u godit nga shtatë të shtëna me armë zjarri në këmbë, bark dhe duar. Sulmi ndaj shqiptarit ka ndodhur nga dy të rinjë që i janë afruar me skuter. Kanë qenë dëshmitarët ata që kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe dërguan të plagosurin në spital.

Read More

IZRAEL- Gazeta izraelite, Ynet ka raportuar se presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, edhe pse ai ende nuk është bërë zyrtarisht betimin i dërgoi një mesazh administratës së Joe Biden, duke theksuar se ai pret përparim në përpjekjet për të arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut. Duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, raporti shtoi se i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Amos Hochstein është i bindur se të dyja palët do të jenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje dhe t’i japin fund më shumë se një viti luftimesh ndërkufitare, si dhe operacionit tokësor të Izraelit në Libanin jugor. Në tetor, përpara zgjedhjeve presidenciale të…

Read More

Nga shtatori 2024, çmimet e qirave afatgjatë të apartamenteve dhe zyrave janë rritur me 20% krahasuar me vjet. Për agjentët e pasurive të patundshme, kufizimi i ofertës nga modeli i qirasë në Airbnb dhe rritja e kërkesës vazhdojnë të ndikojnë te shtrenjtimi i çmimeve për banesa. Qiraja për strehim parashikohet të mbetet e shtrenjtë në Tiranë, për shkak të rritjes së numrit të turistëve. Kërkesa e lartë dhe pakësimi i ofertës nga zënia e pronave për dhënie me qira ditore ka sjellë rritjen e çmimeve të qirave afatgjatë mesatarisht nga 10 deri në 20% për një vit, sipas Stela Dhamit,…

Read More

SHKODËR- Në orët e para të mëngjesit në Shkodër ka shpërthyer nja sasi eksplozivi në derën e një banese në Shkodër. Shpërthimi ka ndodhur në derën e banesës së Ardian Fierzës. Kjo është hera e dytë, që këtij shtetasi i vendosin lëndë shpërthyese. Në gusht të këtij viti, Fierzës iu vu një sasi tritoli në agjencinë funerale, e cila rezultonte në pronësi të tij. Policia dhe grupi hetimor ka nisur hetimet për të identifikuar personat, të cilët qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje./ Abc News

Read More

Kur planifikojmë një udhëtim në Evropë, shpesh priremi të zgjedhim vende si, Parisi, Londra, Berlini ose Roma, që janë destinacione shumë të njohura dhe, për fat të keq, kjo bën që çmimet të jenë të larta, sipas një artikulli të botuar në revistën spanjolle “El Periódico”. Si do të ndiheshit nëse do ju thosha se ekziston një “parajsë” që bashkon vende të trashëgimisë botërore, plazhe mahnitëse dhe akomodime me kosto të ulët? Kjo “parajsë” ekziston dhe quhet Shqipëri! Ky vend, i vendosur në juglindje të gadishullit ballkanik evropian dhe i lagur nga detet Jon dhe Adriatik – njihet për ofrimin…

Read More

SHKODËR- Shpërthim me tritol në Shkodër. Sipas policisë lënda eksplozive është vënë në derën e një banese në lagjen “Tre Heronjtë”. Banesa është në pronësi të Ardian Fjerza. Si pasojë e shpërthimit nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe policia po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të përfshirë në këtë rast kriminal.

Read More