Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner dhe ambasadorja e Francës, Catherine Suard shprehën mbështetjen për punën e SPAK-ut, ndërsa vlerësuan se procesi i integrimit është i rëndësishëm për transformimin e shoqërisë shqiptare. Ata ishin të pranishëm në qytetin e Korçës, ku morën pjesë edhe në ceremoninë e përvitshme të “Përkujtimit të Armëpushimit”, të 11 Nëntorit 1918, në fundin e Luftës së parë Botërore, ku u nderuan 640 ushtarë të rënë. I pyetur mbi ndikimin që do të kenë zgjedhjet e ardhshme në proceset integruese të Shqipërisë në BE, ambasadori Bergner u shpreh se mirëpret hapat e fundit që janë…
Author: tirana
Gjykata kërkon të ngrihet grup prej tre ekspertësh të Institutit të Mjekësisë Ligjore për të shqyrtuar dokumentacionin e gjendjes shëndetësore të ish-kreut të Kukësit, Safet Gjicit. Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan u zhvillua seanca gjyqësore e radhës për të shqyrtuar kërkesën për lirimin nga burgu për shkaqe shëndetësore dhe vuajtjen e dënimit të mbetur në shtëpi. Safet Gjici nuk ka preferuar të jetë i pranishëm në seancë dhe ka kërkuar të përfaqësohet nga avokati Markelian Jançe. Aktualisht Safet Gjici ndodhet në një spital privat.
Dashi-Lidhje dhe kompetencë, Dash. Afërdita hyn në zonën tënde të karrierës në Bricjap të hënën, duke të ndihmuar të socializohesh dhe të përvetësosh aftësi për sukses. Prapavija e Saturnit përfundon të premten, duke të ndihmuar të ecësh përpara pas muajsh çlirimi dhe ndryshimi. Hëna e Plotë në Dem të premten të inkurajon të qartësosh dhe përkushtohesh ndaj vlerave të tua për siguri personale dhe financiare. Demi-Lidhje në distancë, Dem? Afërdita hyn në zonën tënde të udhëtimeve në Bricjap të hënën, duke tërhequr njerëz shumë të ndryshëm dhe ndoshta larg nga ti. Prapavija e Saturnit përfundon të premten, duke forcuar miqësitë…
Martesa e Chiara Ferragni dhe Fedez duket se ka marrë fund pas gjashtë vitesh dhe dy fëmijëve, Leone dhe Vittoria. Sipërmarrësja dixhitale dhe reperi janë gati të nënshkruajnë një marrëveshje ndarjeje dhe divorci, duke i dhënë kështu fund një lidhjeje që kishte bërë miliona fansa të ëndërrojnë. Në muajt e fundit, fansat e Ferragnit janë përballur me tensione publike, me sharje në mediat sociale, disting muzikor dhe thashetheme për pabesi të supozuara , duke nxitur mjaft polemika dhe që kanë vazhduar për javë të tëra. Sipas thashethemeve të fundit për ish-çiftin, të dy kanë arritur kështu një marrëveshje konsensuale ndarjeje.…
Ditën e sotme, i vogli i Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, Amen, feston 1-vjetorin e lindjes. Dashuria që prindi ka për fëmijën e tij është aq e madhe, saqë fjalët nuk do të mjafton kurrë për ta shprehur atë! Një urim i ndjerë dhe tepër emocionues ka ardhur nga Bes Kallaku për të birin. Aktori i humorit nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, shpreh gjithë dashurinë dhe me këto fjalë zemre uron të birin për ditëlindje: View this post on Instagram A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)
Një 33-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës në Lushnje. Policia njofton se i riu ka tentuar të vrasë veten duke konsumuar një sasi ilaçesh, ndërsa shton se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikuar për jetën. Lushnjë/Informacion paraprak Rreth orës 09:35, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi R. B., 33 vjeç, i cili dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese në një dhomë hoteli në Lushnjë. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Xhensila Myrtezaj ka dhënë një tjetër mesazh për ndarjen nga Bes Kallaku, në këngën e publikuar ditën e sotme në 1-vjetorin e djalit të tyre Amen! “Derisa të rritesh bir e të mësosh të vërtetën, unë do bëj sikur nuk di bir e vetëm do hesht… të solli Zoti ty për mua, zemrës time të vetmuar i dhe forcë të mbijetojë…”, thuhet në vargjet e kenges, ku ka publikuar për herë të parë edhe portretin e djalit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar protestë para Parlamentit ditën e miratimit të buxhetit. “Miratimi i këtij buxheti do të shoqërohet me protestë të fuqishme rreth parlamentit ku qytetarët, pensionistët, fermerët, bizneset e vogla të thonë zërin e tyre në ditën e plaçkitjes më të madhe në parlamentin e krimit”, tha Berisha në një konferencë për mediat.
Një 50-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një hotel të vjetër në komunën e Darfo Boario Terme, Itali. Bëhet fjalë për një 50-vjeçar të pastrehë, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm brenda ish-hotel Bassini në qendër të Darfo Boarios, i braktisur prej rreth gjashtë vitesh. Sipas informacioneve fillestare,shqiptari kishte probleme me varësinë ndaj alkoolit dhe jetonte në ambiente të hapura, në vende të improvizuara. Policia italiane po heton rastin, por hipoteza e parë e hetuesve është se bëhet fjalë për vdekje nga shkaqe natyrore. Trupi i pajetë tashmë është transportuar në morgun e spitalit.
Duket e kryer, Gjimshiti humbet për të tretën herë radhazi kombëtaren! Pas kontrolleve të para është mësuar se Berat Gjimshiti ka marrë një goditje të fortë në kaviljen e djathtë. Për këtë motiv mbrojtësi nuk do të grumbullohet me Kombëtaren kuqezi. Ai do të qëndrojë në Bergamo ku pritet që të fillojë fazën e rikuperimit, ndërsa Gasperini shpreson ta ketë gati për ndeshjen e radhës pas dy javësh, edhe pse mjekët për një datë të saktë kanë pranuar ta flasin pas një jave seancash.
Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën e Leskovikut në kufirin me Greqinë. Raportohet se zjarri është konstatuar në vendin e quajtur piramida 17. Sipas informacioneve zjarri ka nisur në territorin grek dhe është përhapur në pjesën shqiptare duke përfshirë rreth 200 m. Drejt vendngjarjes forcat e zjarrfikës së Kolonjës, forca policore dhe ato kufitare si dhe ato të palës greke të cilat do të ndërhyjnë për fikjen e zjarrit.
Sektori i industrisë së përpunimit është futur në një krizë pa kthim për shkak të humbjeve që erdhën ndër vite në kursin e këmbimit. Në vitin 2021 përftimet e një punonjësi me cilësi të lartë në një rrobaqepësi në Tiranë arrinin 55,000-60,000 lekë në muaj. Kjo shumë përfshinte pagën minimale dhe një bonus në formën e shpërblimit që arrinte në rreth 20 mijë lekë në muaj. Shpërblimet zakonisht ishin pagesa që nuk përfshiheshin në pagë, pohoi A. Mustafa më përvojë shumëvjeçare se administrator në fabrikat e prodhimit të veshjeve. Tani shpërblimet nuk jepen më ose janë shumë më të ulëta,…