Author: tirana

Trafikoi në Shqipëri, 2 automjete të vjedhura në Zvicër me vlerë 150 000 euro, arrestohet 38-vjeçari. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, njëri prej automjeteve, tip “Audi Q8”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që kishte trafikuar në vendin tonë, dy automjete të vjedhura në Zvicër, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Swiss”. Gjatë operacionit u arrestua shtetasi A. Sh., 38 vjeç,…

Read More

Producentja e Big Brother VIP Albania, Sara Hoxha ka ndarë për herë të parë një pjesëz të shtëpisë, e cila do të kthehet në “shtëpinë e dytë” të shqiptarëve për shumë muaj. Sikurse duket në pamje, bëhet fjalë për oborrin e shtëpisë, i cili duket krejtësisht ndryshe nga ai i edicioneve të kaluara. Sesi do të jetë e projektuar shtëpia e BBV4 këtë vit dhe se cilët do të jenë banorët VIP që do të ndiqen 24/24 në dy kanalet e dedikuara të Digitalb, na mbetet të presim. Vitin e shkuar, risia ishte numri i madh i banorëve dhe shtëpia…

Read More

Apeli i GJKKO-së la në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me burg të përjetshëm për Laert Haxhinë. Haxhiu është shpallur fajtor për atë që njihet si masakra e Lushnjes, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë. Avokati i Laert Haxhisë tha se vendimi nuk është i bazuar në prova e fakte, prandaj ndaj vendimit të sotshëm të formës së prerë avokati do të bëjë rekurs në gjykatën e Lartë. Laert Haxhiu u ekstradua më 3 korrik nga Greqia drejt vendit tonë nën masa të rrepta sigurie. Haxhiu u arrestua në Greqi më…

Read More

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të mirëpresë në Shtëpinë e Bardhë republikanin Donald Trump, pas fitores të tij në zgjedhjet presidenciale amerikane të 5 nëntorit. Takimi në Zyrën Ovale është paraparë të zhvillohet në orën 11:00, sipas kohës lokale në Uashington (ora 17:00 sipas kohës sonë). Para takimit me Bidenin, Trump është planifikuar që të takohet me udhëheqësit republikanë në Kongresin amerikan. Partia Republikane do të ketë kontrollin e Senatit dhe ka mundësi që të marrë edhe shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve. Biden, 81-vjeçar, e ka thirrur Trumpin, 78-vjeçar, pas zgjedhjeve për ta uruar atë për fitoren dhe e ka…

Read More

Policia ka kapur në flagrancë dy persona të cilët tentuan të vidhnin një automjet pas mesnate në Korçë.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se dy shtetas po tentonin të vidhnin një automjet, në lagjen nr.18, Korçë, kanë organizuar menjëherë punën në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, për kapjen e tyre.Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kapën në flagrancë pas mesnate, duke tentuar të hapnin dyert e automjetit tip “Audi”, me mjete të forta, dhe u arrestuan shtetasit: E. M., 33 vjeç dhe E. Z., 30 vjeç, të dy banues në Shkodër.…

Read More

Deputeti demokrat Saimir Korreshi gjatë fjalës së tij në komisionin hetimor për sterilizimin dhe check-up-in, ka kërkuar të thirret si dëshmitare Vilma Nushi për të dhënë detaje në lidhje me koncesionin. I njohur për batutat dhe gafat e herëpashershme, Korreshi duket se ka ngaterruar termat duke e quajtur check-up-in, ketch-up, lapsus të cilën e ka ndrequr duke e pasur me një batutë: “”Kështu që edhe majonesë edhe ketch-up-in e këtyre, shoqja Vilma duhet të na vijë të na tregojë si është gatuar dhe si kanë qenë përbëresit..” Pjesë nga fjala e z.Korreshi. Saimir Korreshi: Unë mendoj që znj.Vilma Nushi duhet…

Read More

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar këtë të mërkurë nga policia italiane. Policia kishte dyshime se ky shtetas trafikonte lëndë narkotike, e për pasojë bënë një kontroll rutinë në banesën e tij. Mediet e huaja shkruajnë se në shtëpi iu gjetën gati 350 gram hashash të ndarë në doza të ndryshme gati për shitje, material ambalazhi, një peshore precize, një thikë dhe një raketëhedhëse. Përveç lëndës narkotike, u sekuestrua edhe shuma prej 1300.00 euro, e ndarë në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, që dyshohet se janë të ardhura nga veprimtaria e tregtimit të drogës.

Read More

Pete Hegseth do të jetë sekretari i ardhshëm i mbrojtjes, njoftoi Presidenti i zgjedhur Donald Trump në një deklaratë. Hegseth është një veteran i ushtrisë, një mikpritës i Fox News dhe ish-kreu i dy grupeve të avokimit për veteranët ushtarakë. Ai kandidoi më parë pa sukses për një vend në Senat në Minesota. “Pete është i ashpër, i zgjuar dhe një besimtar i vërtetë që Amerika të jetë e para”, shkroi Trump në një deklaratë. “Me Pete në krye, armiqtë e Amerikës janë në dijeni – Ushtria jonë do të jetë përsëri e madhe dhe Amerika nuk do të tërhiqet…

Read More

Liderë shtetesh, ministra dhe zyrtarë nga 200 shtete të botës u mblodhën për dy ditë në Baku të Azerbajxhanit për të marrë pjesë në punimet e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, aty ku mori pjesë dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. Sipas “The Guardian”, Rama ka dalë jashtë skenarit, duke thënë se la pas “fjalimin e tij të përgatitur mirë”, pasi pa liderët e tjerë bënin deklaratat e tyre në ekranet e heshtura mbi kolltuqe të rehatshëm në një dhomë ngjitur në ambientet e Cop29 në Baku.“Njerëzit atje hanë, pinë, takohen dhe fotografojnë së bashku, ndërsa imazhet e…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka deklaruar se buxheti 2025 për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale tejkalon 1 miliard euro. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se ky është buxheti më i madh i parashikuar për shëndetësinë, me një rritje prej 5% nga viti i kaluar. “Buxheti 2025 për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale tejkalon 1 miliard euro. Ky është buxheti më i madh ndonjëherë për sektorin, me rritje prej 5% nga viti i kaluar dhe një fokus të fortë në tre shtylla kryesore:1️⃣ Mbulim universal për qytetarët, me reduktim kostosh, shërbime të zgjeruara dhe rritje aksesi…

Read More

Qytetet e goditura nga përmbytjet pranë Valencias në Spanjën lindore u përpoqën të martën për të pastruar sistemet e ujërave të zeza nga balta dhe mbeturinat, për të hedhur thasë me rërë dhe për të anuluar orët e shkollës ndërsa përgatiten për një stuhi tjetër që i afrohet zonës. Dy javë pasi përmbytjet më të këqija në historinë moderne të Spanjës vranë më shumë se 200 njerëz, shërbimi meteorologjik i Spanjës AEMET lëshoi ​​​​një alarm portokalli, i dyti më i madh, për shi të dendur ose të rrëmbyeshëm që priten nesër në të njëjtën zonë.AEMET parashikon të paktën 120 mm…

Read More

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria përgjatë gjithë vitit ka mikpritur 1,229,195 vizitorë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale (Facebook), Rama shkruan se turistët vijojnë dhe në këto ditë me diell të nëntorit të vizitojnë sitet tona kulturore. “Mirëmëngjes dhe me turistët që vijojnë dhe në këto ditë me diell të nëntorit të vizitojnë sitet tona kulturore, të cilat përgjatë gjithë vitit kanë mikpritur 1,229,195 vizitorë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More