Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka pritur në Shtëpinë e Bardhë presidentin e zgjedhur nga amerikanët në zgjedhje Donald Trump, dhe siç shihet në videon e mëposhtme, biseda ka qenë në tone pozitive dhe shumë dashamirëse nga të dy palët. Interesimi i gazetarëve ka qenë i jashtëzakonshëm. Një detaj është edhe zjarri që është i ndezur në oxhak, se për çfarë mesazhi, kjo do të kuptohet më vonë. Zonja e parë Jill Biden iu bashkua Presidentit Joe Biden në pritjen e Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, këtë të mërkurë (13 Nëntor 2024). Ditë më parë, Jill…
Author: tirana
Lela është njëra ndër banoret më të bukura të ”Big Brother Kosova Vip 3”. Duket se vite më parë ka qenë e fejuar. Si Lela ashtu edhe ish-i fejuari të dy jetojnë në Itali. Se a do të rrëfehet Lela për ish- të fejuarin e saj, do ta shohim ditëve në vazhdim.
Presidenti Joe Biden do të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e zgjedhur Donald Trump. Takimi ka për qëllim të demonstrojë një tranzicion të qetë mes administratave dhe ndodh ndërsa ekipi i zotit Trump nuk ka nënshkruar ende dokumentet për të filluar procesin e kalimit të pushtetit. Zoti Biden, do të mirëpresë presidentin e ardhshëm të vendit në Zyrën Ovale, një mikpritje tradicionale që kryejnë presidentët në largim, të cilën zoti Trump e anashkaloi në vitin 2020, kur ai humbi garën për t’u rizgjedhur. “Ai beson tek normat dhe institucionet tona, ai beson tek transferimi paqësor i pushtetit”,…
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, risolli në vëmendje propozimin e tij ligjor të muajit mars të këtij viti për rritjen e pensioneve. Për të synohej që të garantohej brenda vitit të parë një pension minimal jo më i ulët se 200 euro dhe që rritet çdo vit në mënyrë progresive duke siguruar që pensioni minimal të shkojë jo më pak se 300 euro brenda një afati të arsyeshëm. Postimi i plotë Rritja e pensioneve është premtim- mashtrim i çdo fushate të Edi Ramës, që ripërsërit veten sa herë i duhet votat dhe tallet prej 12 vitesh me…
Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë takimit Begaj dhe Gashi diskutuan për forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve, si dhe për intensifikimin e bashkëpunimit politik, ekonomik, social dhe kulturor. Presidenti Begaj vlerësoi rëndësinë e rolit të faktorit shqiptar si “faktor shtetformues, paqedashës dhe i vendosur për integrimin euroatlantik” për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut, i cili shërben edhe si urë lidhëse mes dy vendeve. “Shqiptarët kanë një rol të veçantë edhe për zhvillimin…
Ka marrë një tjetër zhvillim situata në Pallatin Mbretëror. Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Princin Leka Zogu II, për sherrin mes tyre. Në pretencën e dhënë, Prokuroria kërkon 6 muaj heqje lirie për ish-bashkëshorten e Princit, Elia Zaharinë dhe për babanë e saj, Gjergj Zaharinë. Nëse tre të akuzuarit shpallen fajtorë, organi i akuzës kërkon që dënimi t’u konvertohet në shërbim prove. Seanca në gjykatë është caktuar në 13 dhjetor.
Situata në ”Big Brother Kosova Vip 3” është jo e mirë. Aktorja Gresa Gashi ka filluar ditën me lot në sy, duke shprehur lodhjen e thellë që po ndien përgjatë kësaj kohe. Ajo ka theksuar në prani të Xuxit dhe Vullnetit se është e mërzitur dhe ka nevojë të dalë jashtë. “Shko fol me psikologun më së miri”, e këshilloi Vullneti atë. ”Më është lodhur shpirti”, tha ndër të tjerash Gresa. Pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i Gashit apo thjesht një veprim për të marrë vëmendje.
Me fitoren në zgjedhje, Donald Trump ka nisur edhe për firmosjet e parë që do të bëjë. Ekipi i këshilltarëve të Trump po shqyrton një projekt-urdhër ekzekutiv i cili krijon një “bord luftëtarësh” të personelit të lartë ushtarak në pension me fuqinë për të rishikuar oficerët me tre dhe katër yje dhe për të rekomanduar heqjen e çdo personi që konsiderohet i papërshtatshëm për udhëheqje. Trump mund të shkarkojë çdo oficer sipas dëshirës, por një bord i jashtëm, anëtarët e të cilit ai emëron, do të anashkalonte sistemin e rregullt të promovimit të Pentagonit, duke sinjalizuar në të gjithë ushtrinë…
Prokurori Jack Smith ka bërë të ditur se do të japë dorëheqjen përpara se presidenti i sapozgjedhur Donald Trump të marrë detyrën dhe ta shkarkojë atë. Bisedimet midis Smith dhe drejtuesve të Departamentit të Drejtësisë pritet të marrin në shqyrtim çështjet penale të Trump, pyetjet se çfarë duhet bërë me të pandehurit e tjerë në rastin e dokumenteve të klasifikuara, si dhe me zyrën e prokurorit special dhe çfarë ndodh me buxhetin dhe stafin e saj. Smith është marrë edhe me hetimin e ish Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Trump dhe aleatët e tij kanë kërcënuar vazhdimisht se do pushojnë…
Pas 10 vitesh, Bekim Balaj ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja. Ai debutoi në 14 nëntorin e vitit 2012 në një ndeshje miqësore ndaj Kamerunit, ndërsa ndeshjen e fundit me fanellën kuqezi e luajti më 6 tetorin e 2022 në disfatën 1-2 kundër Izraelit. Futbollisti i Vllaznisë u aktivizua në 48 ndeshje me përfaqësuesen shqiptare realizoi 9 herë, ndërsa të gjithë tifozët kujtojnë golin e tij të parë me Shqipërinë i dha edhe fitoren e parë në histori kuqezinjve përballë Portugalisë. Një gol që i hapi rrugën kualifikimit të parë historik të Kombëtares në Europianin “Francë 2016”. Balaj ishte pjesë…
Deputetët e PS-së dhe ata të opozitës kanë vijuar për të dytën ditë debatet në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, duke pamundësuar në këtë mënyrë dëshminë e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Edhe të mërkurën, Beqaj u soll në pranga nga qelia ku po qëndron në paraburgim me urdhër të SPAK, por për orë me radhë qëndroi jashtë sallës së punimeve të komisionit, duke mos u futur për të folur. Mes debateve dhe akuzave, demokratët mbanin në duar fotografi të Ramës dhe Nushit, ndërsa nënkryetari i komisionit, Plarent Ndreca u shpërndau fletë kolegëve socialistë me mbishkrimin “Mos ki frikë…
Më 19 nëntor do të mbahet seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për masën e sigurisë ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. “Seanca ndaj Metës në Apel për masën e sigurisë më 19.11.2024 ora 10:00”, thuhet në njoftim. Meta u arrestua me urdhër të SPAK më 21 tetor pranë Casa Italia-s në kryeqytet. Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe refuzim të deklarimit të pasurisë.