Deputeti Lefter Gështenja ka lënë me urgjencë seancën plenare këtë të enjte në Parlament. Mësohet se ai ka shfaqur probleme me hernien dhe është marrë nga ambulanca. Nuk dihet ende gjendja e tij, ndërsa po shkon drejt spitalit.
Author: tirana
Përmbytje masive, pasojë e shirave të rrëmbyer në zonë, kanë goditur rëndë Sicilinë. Më i ashpër, vërshimi i ujërave ka qenë veçanërisht në Torre Archirafi, ku ishte aq i fuqishëm sa tërhoqi deri ne det një sërë makinash, siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve ANSA. Megjithatë, edhe për ka pasur me dhjetëra thirrje për ndihmë drejtuar shërbimeve lokale të emergjëncës, nuk ka raporte as për të vdekur, e as për të zhdukur. Vetëm në provincën e Katanias, skuadrat zjarrfikëse kryen mbi 70 ndërhyrje e shpëtuan disa persona, përfshirë dy vetë me aftësi të kufizuara, që kishin mbetur të bllokuar në…
Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate mes opozitës dhe mazhorancës dhe shkak është bërë përfundimi i afatit të Komisionit hetimor të Shëndetësisë për sterilizimin dhe Check up-in. Opozita kërkon shtyrjen e afatit, kërkesë e refuzuar nga mazhoranca. Deputeti demokrat Saimir Korreshi kërkoi me humor që kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali të thërrasë në hetimorin e shëndetësisë kryeministrin Edi Rama që të dëshmojë. Saimir Korreshi: E bëtë pazar mbrëmë. Unë i shkreti thashë se na nisën ne me pushime. Kam një mandat që se kam parë Kryeministrin. Aman të marrim një çik eksperiencë si të vijmë në pushtet. Vilma…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu kreu Kontrollin Bazë Mjekësor në Poliklinikën numër 9 në kryeqytet dhe zhvilloi një bashkëbisedim me stafin mjekësor mbi rëndësinë e këtij Programi për qytetarët, por edhe për vetë mjekët e familjes të cilët mund të mbajnë nën kontroll dhe parandalojnë në kohë problematika të ndryshme shëndetësore. “Tani dolëm nga tetori rozë dhe biem dakord të gjithë që nuk duhet ta mbajmë vëmendjen dhe ndërgjegjësimin vetëm gjatë tetorit rozë por duhet ta shtrijmë çdo muaj. Dhe Kontrolli Mjekësor Bazë është një nga ato programet i cili ka në thelb shëndetin e popullatës për…
Pas Bekim Balajt edhe Odise Roshi ka vendosur t’i japë lamtumirën kombëtares. 33-vjeçari fierak, i cili aktualisht luan me Erzurumsporin në kategorinë e dytë turke, ku ka zhvilluar gjithsej 70 ndeshje me kombëtaren dhe ka shënuar 5 gola. Ai debutoi më 7 tetor të vitit 2011-të ndërkohë që ndeshja e tij e fundit ku ai është aktivizuar ka qenë miqësorja me Italinë stadiumin “Air Albania” ndeshja e fundit edhe e ekipit tonë nën drejtimin e trajnerit Italian Edi Reja. Me brazilianin Sylvinho mesfushori kuqezi është grumbulluar vetëm një herë, në ndeshjen e fundit ndaj Polonisë në eliminatoret e Kampionatit Europian…
Tension në seancën e Parlamentit. Deputetët e opozitës janë ngritur më këmbë dhe i janë afruar foltores pasi kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali nuk lejoi të fliste deputetja Elda Hoti. Gazment Bardhi gjatë fjalës së deputetes Elda Hoti ka shkuar drejt foltores, duke iu drejtuar me tone të larta kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali. Atij i është bashkuar dhe Saimir Korreshi dhe Dashnor Sula, ndërsa Garda ka rrethuar foltoren.
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vitet e fundit, falë të kaluarës së saj historike dhe zhvillimit të turizmit dentar, shkruan Sezen Bakan në një artikull të botuar në të përditshmen australiane “The New Daily”. Vitin e kaluar, Shqipëria u rendit e katërta në nivel global për rritjen më të madhe (në përqindje) të numrit turistëve ndërkombëtarë, pasi shënoi një rritje prej 56 për qind krahasuar me vitin 2019, sipas Organizates Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara. Kompania e udhëtimit “Intrepid Travel” raportoi një rritje prej më shumë se 30 për qind në rezervimet për…
Ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka reaguar nga qelia në lidhje me atë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në komisionin hetimor të “Sterilizimit”. Në një moment, Beqaj shihet të hyjë në sallën ku po mbahej mbledhja dhe i drejtohet me gjeste e fjalë deputetes Ina Zhupa, e cila pretendon se ish-ministri e ka kërcënuar ndërsa kryetarja e komisionit Albana Vokshi njoftoi se për një akt të tillë do të njoftohen të gjitha instancat përkatëse. Beqaj në reagim sqaron se arsyeja që e ka detyruar të hyjë në sallë është mënyrë se si Ina Zhupa…
Qyteti i Vlorës në orët në vijim pritet të përfshihet nga reshje shiu me intensitet të lartë. Bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët me një mesazh në rrjetet sociale, duke apeluar për kujdes dhe për të mos i parkuar automjetet në zonat me risk të lartë. Po kështu bashkia deklaron se grupet e Ujësjellës Kanalizimeve dhe bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme. NJOFTIMI I PLOTËNë orët në vijim, qyteti i Vlorës pritet të përfshihet nga reshje shiu 🌧️ me intensitet të lartë.Bëni kujdes,…
Bardhi: E morët për kryeministrin, kur Noka tha hajduti dy metrosh. Spiropali: Nuk mund të përdoret ky mikrofon dhe foltore për të nëpërkëmbur dinjitetin e askujt s’mund ta përdorni si armë këtë mikrofon. Për personalitetet e këtij vendi ka parashikime rregullorja. Bardhi: Nuk e kishte për kryeministrin por për Beqajn, ti duhet të jesh shumë e shqetësuar që një person I paraburgosur që ruhet sipas një ligji të posaçëm dje lëvizte i lirë në ambientet e kryesisë.
Reshjet e dëborës kanë zbardhur zonat malore të qarkut Shkodër. Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit pa pasur reshje në Vermosh dhe Lëpushë të Kelmentit. Gjithashtu reshje ka pasur edhe në zonën e Qafë Thorës.
Një 71-vjeçar amerikan është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se prodhonte dhe posedonte materiale pornografike për të mitur. Hetimet disamujore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurma virtuale” rezultuan me identifikimin dhe ndalimin e shtetasit amerikan David Ira Lang, 71 vjeç, banues në Tiranë. Ai dyshohet se në Shqipëri, prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur. Departamenti i Policisë Kriminale kreu kontroll në banesën e 71-vjeçarit, ku gjeti dhe sekuestroi pajisje elektronike dhe materiale të tjera, që kanë shërbyer për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.