Author: tirana

Edhe për sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime të cilat nisin nga orët e mesditës në zonën e veriut dhe më pas gradualisht edhe në pjesën tjetër të territorit.Duke nisur nga orët e para të 24-orëshit dhe deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht deri mesatar kryesisht në qendër dhe jug të vendit. Pas orëve të mesditës reshjet në zonën e veriut…

Read More

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillDo të keni mundësi të zgjidhni çështje të rëndësishme në marrëdhëniet personale. Në punë, mund të përballeni me detyra të reja që kërkojnë angazhim dhe kujdes. Nga ana shëndetësore, kujdesuni për energjinë dhe mos e shpenzoni në aktivitete të panevojshme. DemiTë lindur më: 20 Prill – 20 MajPër çiftet, dita ofron stabilitet dhe harmoni, ndërsa beqarët mund të takojnë dikë që e sjell gjallëri në jetën e tyre. Në karrierë, ndjeheni të përqendruar dhe gati për të marrë vendime të rëndësishme. Kujdes nga tendenca për të shpenzuar më shumë se sa duhet. BinjakëtTë…

Read More

Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, se rritën kostot e sterilizimit, duke u pamundësuar shqiptarëve operimin. Në daljen e përnatshme nga banesa e shtëpisë së tij, Berisha tha se ky shërbim iu kushtonte shqipatrëve 83 milionë euro. ”Ndaj dhe ju që ndoqët seancat e shkëlqyera të këtij komisioni, patë se si një shërbim sterilizimi iu kushtonte shqiptarëve rreth 1 milion euro në vit. Tashmë në duart e narkobanditëve, Edi Ramës, Ilir Beqës, Korbës së Kovidit, ky shërbim iu kushtonte 83 milionë euro. Duke tejkaluar çdo imagjinatë, duke tejkaluar çdo imagjinatë jo vetëm me…

Read More

Princesha Kate Middleton duket se po u kthehet dalëngadalë detyrave mbretërore pas betejës me kancerin. Middleton do të marrë përsipër detyrën e saj më të madhe që nga rikthimi, duke pritur shërbimin vjetor të Krishtlindjeve të monarkut në Abbey-n e Westminster-it në Londër më 6 dhjetor, shkruan People. Në këtë ngjarje tradicionale, titulluar “Together at Christmas”, do të shohim Middleton dhe bashkëshortin e saj, Princin William, të udhëheqin një koncert festiv të transmetuar në televizion për herë të katërt radhazi.

Read More

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në UEFA Nations League ndaj Çekisë dhe Ukrainës. FSHF bën me dije se në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë lojtarët, ndërsa Ernest Muçi u stërvit fillimisht i veçuar dhe më pas u bashkua me grupin. Seanca e sotme nisi me stërvitje në palestër e më pas trajneri, stafi teknik dhe ekipi zbritën në fushë për të bërë përgatitje atletike dhe taktike. Kombëtarja do të mbyllë nesër përgatitjet për ndeshjen…

Read More

Prokurorët e Posaçëm do të marrin dëshminë e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, i cili dyshohet për korrupsion në zgjedhje, tregtim të sekretit shtetëror e përkrahje të autorit të krimit. Ish-deputeti i arrestuar, pritet të japë shpjegime të premten në orën 11.00 në praninë e avokatit mbrojtës dhe më pas prokurorët e posaçëm do thërrasin dhe marrin në pyetje të gjithë personat të cilët kanë dalë nga komunikimet e Jurgis Çyrbjas dhe personave të tjerë të identifikuar deri më tani. Ai do të japë shpjegime se kush e propozoi emrin e tij për deputet dhe në ç’mënyrë i siguroi dokumentet sekrete…

Read More

Zgjedhja e Donald Trump për Prokuror të Përgjithshëm, pra Matt Gaetz, duket se ka ardhur si “rrufe në qiell të hapur” në Uashington. Nga të gjitha zgjedhjet e Trump, kjo është padyshim më e debatueshmja dhe dërgon një mesazh të qartë se ai ka për qëllim që ta “tundë” mirë establishmentin kur të kthehet në pushtet. Trump po e krijon ekipin e tij para se të nisë mandatin më 20 Janar. Një lloj habie kanë krijuar edhe zgjedhjet e tij për Sekretarin e Mbrojtjes, prezantuesin e Fox News, Pete Hegseth dhe shefen e inteligjencës kombëtare, ish-kongresmenen demokrate, Tulsi Gabbard. Por…

Read More

Në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 3”, nuk ka qetësi dhe temë kryesore është Lela-Driloni dhe Leo. Gresa është përplasur me Lelën për të cilën u shpreh se ka dashur të luaj me dy djemtë, Leo-n dhe Drilonin. “Ti ke dashtë me luajt me dy karta, me te dytë ke dashtë me lujt edhe Drilonin edhe Leo-n. Tresha ka dashtë, por s’i ka dhezë dhe i doli menjëherë”, u shpreh Gresa. Lela iu kundërpërgjigj teksa edhe Leo i kërkoi Gresës që të mos ndërhyjë në gjëra që s’i di dhe të merret me gjërat e saj. Mevlani tha se…

Read More

Gjatë vizitës së saj të parë në Gjirokastër, e deleguara e Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u prit në një takim nga kreu i Prokurorisë së Gjirokastrës, Petrit Cano dhe kolegët e tij prokurorë. VanHorn shprehu mirënjohjen e saj për të gjithë anëtarët e Prokurorisë së Gjirokastrës për përpjekjet e tyre të përditshme, duke theksuar se teksa pjesa më e madhe e vëmendjes së vendit është përqendruar te Tirana, prokurorët në të gjithë Shqipërinë vazhdojnë të punojnë për të bërë drejtësi në kushte sfiduese, duke shërbyer si mbështetje thelbësore për qytetarët e thjeshtë viktima të krimit. VanHorn dhe përfaqësues të…

Read More

Këtë të enjte kanë ndodhur tre aksidente dhe 5 të plagosur, dhe ky është bilanci në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Aksidenti më i rëndë me 3 të plagosur ka qenë ai në afërsi të fshatit Hudënisht, ku nga përplasja e dy mjeteve kanë ngelur të plagosur 3 persona, përfshirë dy drejtuesit e mjeteve si dhe një pasagjere, e cila ka qenë në një prej mjeteve të përfshira në aksident. Të tre të plagosurit ndodhen në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve dhe burimet që vijnë nga ky spital thonë se gjendja e drejtuesve të mjeteve është jashtë rrezikut për…

Read More

Republikanët fituan numrin e mjaftueshëm të vendeve për të marrë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, duke arritur kështu një fitore të plotë të pushtetit dhe duke siguruar kontrollin e të dy dhomave të Kongresit. Me një shumicë të ngushtë, udhëheqësit republikanë siguruan mandatin që do t’u bëjë të mundur ndryshimin e qeverisë federale dhe zbatimin me shpejtësi të vizionit që ka zoti Trump për Shtetet e Bashkuara. Presidenti i zgjedhur ka premtuar se do të ndërmarrë operacionin më të madh të deportimit në vend, do të mundësojë më shumë ulje të taksave, do të ndëshkojë armiqtë e tij politikë, do…

Read More

Diabeti është një nga shkaktarët kryesorë të rritjes së fataliteteve nga sëmundjet kronike në popullatë ka prekur afro 100 mijë persona në Shqipëri. Sipas mjekëve endokrinolog, vetëm në Tiranë rezultojnë të prekur 30 mijë persona. ”Numri është 4 mijë raste të reja në vit, por numri real i personave me diabet në Shqipëri është mbi 95 mijë persona të njohur me diabet dhe vetëm në rrethin e Tiranës kemi rreth 30 mijë persona”,-tha Florian Toti, mjek endokrinolog. Bluzat e bardha ngrejnë shqetësimin për mosdiagnostikimin e të gjithë popullatës, ku afro 30% e personave me diabet nuk e dijnë që vuajnë…

Read More