Bizneset janë me sytë nga Bangladeshi, India e Lindja e Largët për të gjendur punëtorë përballë emigrimit të vazhdueshëm dhe mungesës së fuqisë punëtore në vend. ”Sot jemi në kushtet ku po rritet vazhdueshëm ardhja e një fuqie punëtore të huaj nga disa shtete të ndryshme, për shembull rezulton e suksesshme ardhja e fuqisë së huaj në industrinë e hoteleri turizmit dhe këtu kemi nacionalitete të ndryshme si filipinas dhe egjiptianë e turq në kuzhinë për shembull. Kemi parë tërheqjen e fuqisë punëtore edhe nga Europa, kemi raste të suksesshme ku shtetas italianë tashmë janë integruar mirë në industri të…
Author: tirana
Kudo në Tiranë ndihet atmosfera kuqezi. Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e kësaj të shtune me Çekinë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ndonëse duhen edhe disa orë nga fillimi i ndeshjes, tifozët e Shqipërisë kanë nisur festën në rrugët e Tiranës. Të grumbulluar në afërsi të stadiumit “Air Albania”, tifozët festojnë me këngë patriotike. Atmosfera e zjarrtë pritet edhe në stadium, pasi janë shitur të gjitha biletat për këtë takim.
Trajneri i kombëtares Sylvihno është detyruar të lërë jashtë listës për ndeshjen me Çekinë katër futbollistë. Simon Simoni, Feta Fetai, Jon Mersinaj dhe Mirlind Daku nuk do të jenë as në stol ndaj çekëve. Nëse Daku është i pezulluar për shkak kartonësh, tre të tjerët janë lënë jashtë nga vetë trajneri, për shkak se nuk lejohen më shumë se 23 futbollistë, sipas rregullores së UEFA-s. Në këtë situatë, Silvinjo ka qenë i detyruar të sakrifikojë disa lojtarë, të cilët do e ndjekin ndeshjen nga tribuna.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka marrë një vendim me dorë të hekurt, pasi ka përjashtuar pak më parë nga Demokracia e Re ish-kryeministrin konservator Antonis Samaras. Ky veprim i tij vjen pas një interviste të ish-liderit të Demokracisë së Re në gazetën To Vima të së dielës, ky ka kritikuar përsëri shumë ashpër kryeministrin Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Gerapetritis. Samaras në intervistën e tij shkruan tekstualisht se “Zoti Mitsotakis si dhe presidenti qipriot, z. Christodoulidis po flirtonin me Erdoganin dhe Ramën”.
Jasir Asani ka shënuar shumë gola në kampionat dhe Champions League e Azisë. Kjo e ndihmon të jetë gati 100% për Kombëtaren para një ndeshje tepër të rëndësishme si ajo ndaj Çekisë sonte në mbrëmje për në Ligën e Kombeve. ”Po kaloj një formë shumë të mirë tek ekipi, çdo stërvitje, çdo ndeshje po bëj maksimumin që të jemi në formë më të mirë për Kombëtaren. Nuk ka rëndësi kush shënon unë, sulmuesët e tjerë, apo mesfushorët, por të shënojmë dhe të marrim 3 pikët”,-tha Asani. Në një intervistë për ”TV Klan”, tha se do të jetë një plus për…
Refugjatët në Gjadër, janë një temë shumë e nxehtë në Itali, pasi Gjykatat po dalin kundër. Propozimi i “Fratelli d’Italia”, partisë së kryeministres italiane Meloni për t’ia hequr seksionit për imigracionin të drejtën për të vlerësuar mbajtjen e emigrantëve në kampe dhe për t’ia kaluar atë Gjykatës së Apelit është kundërshtuar ashpër nga gjyqtarët. ”Me një goditje të lapsit duan të përmbysin strukturën e zakonshme të kompetencave. Është shumë e vështirë të gjesh një parim racionaliteti në këtë shtrembërim të rendit të kompetencave”,-tha Giuseppe Santalucia, president i Shoqatës Kombëtare të Magjistratëve italianë. Ai hedh poshtë edhe akuzat e përfaqësuesve të…
Një sfidë e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve do të luhet sonte në ”Air Albania”, ku ekipi kuqezi pret Çekinë. Dueli vlen për kreun e grupit, pasi miqtë prijnë me një pikë më shumë (7), ndërsa kuqezinjtë janë ndjekës me një pikë më pak. Shqipëria kërkon ”hakmarrje” edhe për faktin se një muaj më parë në Pragë në sfidën e parë mes tyre për Ligën e Kombeve, çekët fituan 2-0 dhe Kombëtarja bëri një paraqitje për t’u harruar. Stadiumi është ‘sold out’ dhe më shumë se 21 mijë zemra do rrahim kuqezi nga shkallët e impiantit dhe…
Pas aksionit blic të zhvilluar në disa zona të kryeqytetit dhe në Durrës, SPAK ka zbardhur skemën sesi vepronte rrjeti ndërkombëtar kriminal. Rrjeti operonte në mënyrë të sinkronizuar, me çdo hallkë të përcaktuar në mënyrë të detajuar. Ekspertët e huaj përqendroheshin në proceset teknike të përpunimit, duke shfrytëzuar aftësitë e tyre për të ngritur laboratorë. Financuesit shqiptarë siguronin investimet, pajisjet dhe përbërësit kimikë. Detajet Nga të dhënat hetimore, rezulton se ky grup vepron si një rrjet ndërkombëtar kriminal, duke bashkëpunuar me organizata kriminale në Amerikën Latine për të trafikuar kokainën drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Në vend, ata…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy e pranon zyrtarisht, që lufta do të përfundojë më shpejt me Donald Trump në presidencën amerikane. ”Kjo është qasja e ekipit të ri që do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë dhe premtimi që i kanë dhënë qytetarëve të tyre”, theksoi Zelenskyy në një intervistë për median ukrainase, Suspilne. Lideri i Kievit konfirmoi se kishte pasur një bisedë të mirë telefonike me Trump pas fitores në zgjedhjet presidenciale, por nuk përmendi ndonjë kërkesë të shtruar nga Republikani për bisedime të mundshme me Rusinë. Ai shtoi se Ukraina do të bëjë gjithçka që kjo luftë të përfundojë…
Dramat mes banorëve në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 3” vijojnë të mbajnë publikun të angazhuar, dhe episodi i fundit nuk ishte përjashtim. Në qendër të vëmendjes ishin Driloni dhe Gjesti, të cilët shkëmbyen komente ironike dhe ngacmime rreth Xhenetës. Driloni u drejtua Gjestit me një vërejtje plot humor. ”Ja kam nis me u trash veç për Xhenetën. Mos gabo me ia kthy fjalën se vjen fill te unë. Njëzet e katër orë i ke me bë për vete atë, se nuk e ke bë”. Kjo deklaratë shkaktoi reagime dhe të qeshura mes banorëve, por Gjesti nuk mbeti pa…
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha vlerësoi si shumë të frytshëm bashkëpunimin mes Policisë së Elbasanit, Prokurorisë së Rrethit, Bashkisë, autoriteteve vendore dhe agjencive ligjzbatuese, të cilin nënvizoi se do të donte ta shihte të tillë në çdo qark. “Pata mundësinë t’i falënderoj drejtuesit e këtyre institucioneve së bashku me ish-drejtorin e DVP Elbasan, sot Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, teksa prezantuam Drejtorin e ri të qarkut, Fatmir Hoxhën. Elbasani, si një nga qendrat kryesore historike, kulturore e ekonomike të Shqipërisë, përballet me sfida që kërkojnë një qasje të fortë dhe të balancuar, mes zbatimit të ligjit…
Gazetari Agim Baçi, thotë se kryeministri Edi Rama duke qenë se ka një kohë të gjatë në pushtet, mund t’i duket e habitshme që ka njerëz që mendojnë ndryshe nga ai. Për të Rama duhet të shqetësohet sepse forca të reja politike hedhin idetë e tyre, ndërsa shtoi se i shqetësuar është edhe Sali Berisha, përsa kohë thotë se këto forca apo parti të reja i shërbejnë kryeministrit. “Lloji i politikës populiste nuk duron dot kur thuhen të vërtetat. Ndaj sot forcat e reja nuk shqetësohen nëse në protesta dalin 300 apo 3 mijë vetë, ndërsa kryeministri i shqetësuar nga…