Boksieri shqiptar Ramiz Brahimaj ka bërë një gjest patriotik pasi arriti të fitonte në ndeshjen e UFC-së, duke mposhtur me nokaut në raundin e parë kundërshtarin e tiij, Mickey Gall. Brahimaj i vendosi plisin Joe Rogan, një nga figurat më të njohura të UFC-së, dhe më pas foli shqip. “Babgjysh, rahmet i pastë shpirti. Ky është plisi i babgjyshit tem. Për krejt shqiptarët bëjmë shqiponjën sonte”, tha boksieri. Pas kësaj fitoreje, Ramiz Brahimaj tani ka një rekord prej 11-5 në MMA dhe 3-3 në UFC.
Author: tirana
10 persona ranë në pranga gjatë operacionit të SPAK dhe Policisë së Shtetit, që çmontoi një rrjet trafiku droge që trafikonte kokainë nga Amerika Latine. Lënda narkotike përpunohej në Shqipëri dhe destinacioni më pas ishte trafikimi në vendet e BE. Tre nga të arrestuarit jane shtetas të huaj, njëri venezuelian dhe dy kolumbianë, ndërsa shtatë shqiptarë. Të dhjetë do të përballen ditën e sotme (18 nëntor 2024) në orën 9:30 minuta me togat e zeza të Gjykatës së Posaçme për verifikimin e masës së sigurisë. Hetuesit sekuestruan tonelata me lëkurë gjedhi të importuar dy muaj më herët, 6.1 kilogram kokainë…
Një paketë e re masash sigurie forcon rregullat për mbajtjen e armëve në publik. Me Krishtlindjet masat shtohen. Pas një sulmi vdekjeprurës me thikë në fillim të këtij viti, ministrja e Brendshme e Gjermanisë,Nancy Faeser ka premtuar të forcojë sigurinë në tregjet e Krishtlindjeve të këtij viti. Me hapjen e tregjeve të famshme të Krishtlindjeve në Gjermani në javët në vijim, Ministrja e Brendshme e Gjermanisë u ka bërë thirrje policisë dhe autoriteteve lokale të forcojnë sigurinë, duke përfshirë zbatimin e ndalimit të ri të Gjermanisë për të mbajtur thika. “Shkelja e ndalimit të mbajtjes së thikave mund të dënohet…
Parlamenti pritet të nisë sot diskutimet maratonë për projektbuxhetin e vitit 2025, ndërsa opozita do të jetë pjesë e diskutimeve, por jo e miratimit, që pritet të jetë të martën vonë. Në ditën e miratimit, konkretisht të martën, opozita do të protestojë me qytetarët kundër buxhetit prej 8 miliardë eurosh. Por në momentin kur buxheti do të miratohet nen për nen, opozita do të depozitojë disa amendamente, që u vijnë në ndihmë qytetarëve. Lideri demokrat, Sali Berisha, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të pengojnë miratimin e këtij akti, që e quan “buxheti i vjedhjeve”. Opozita nuk e…
Kjo javë do të nisë me mot të alternuar mes vranësirave dhe kthjellimeve. Temperaturat këtë mëngjes kanë rënë në veri, nën vlerat 0. Dibra shënoi temperaturën më të ulët me -4 gradë Celsius. Ndërkohë që gjatë ditës temperaturat pritet të arrijnë vlerat maksimale deri në 20 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi deri në 9m/sek, duke shkaktuar dallgëzim në dete të forcës 2ballë.
Dashi – Të hënën do të ndiheni të motivuar për të nisur projekte të reja dhe për të eksploruar ide të reja. Jupiteri dhe Marsi janë në pozicione të favorshme, duke sjellë energji dhe optimizëm. Në aspektin profesional, ju mund të merrni një ofertë që kërkon vendime të shpejta, por të mirëpeshuara. Në dashuri, mund të hasni vështirësi për të kuptuar qëllimet e partnerit. Demi – Është koha për të reflektuar mbi zgjedhjet e së kaluarës dhe për të bërë plane për të ardhmen. Çështjet familjare mund të dalin në plan të parë dhe kërkojnë përkushtim. Në financa, është mirë…
FIER- Tre persona janë arrestuar diten e sotme Fier për vepra penale të ndryshme. Mësohet se në pranga ka rënë 31-vjeçari me inciale A.A pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 10 muaj burg për veprën penale “Vjedhje”. Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe dy të moshuar pasi të dy kanë ushtruar dhunë në familje. Njoftimi i Policsë: Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier kapën në flagrancë shtetasin e shpallur në kërkim A. A., 31 vjeç, banues në Patos, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 10 muaj burg për veprën penale “Vjedhje”. Në vijim të veprimeve procedurale Specialistët…
VATIKAN- Papa Françesku për herë të parë ka folur për akuzat se Izraeli po kryen “gjenocid” kundër palestinezëve në Gazë. Ai në librin e tij që pritet të dalë së shpejti ka bërë thirrje për hetim të mëtejmë lidhur me atë nëse veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës konsistojnë me krimin e gjenocid. Në librin e titulluar “Shpresa kurrë nuk zhgënjen. Pelegrinët drejt një bote më të mirë”, Papa flet për luftën në Gazë që nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e…
Një nga 7 të plagosurit e aksidentit të ndodhur në Maliq, është transportuar me helikopter drejt Traumës në Tiranë. Sipas informacioneve nga spitali, i plagosuri dyshohet se ka dëmtime në shtyllën kurrizore. Aksidenti ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në Maliq, në afërsi të fshatit Pendavinj, ku një furgon u përplas me një automjet. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i furgonit dhe 3 pasagjerë në këtë automjet si dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip “Volkswagen”, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
KOSOVË- Nga viti 2011 kur kanë nisur, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë zhvilluar nën ndërmjetësimin e tre shefave të ndryshëm të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian – Catherine Ashton, Federica Mogherini dhe Josep Borrell. Secili ka dhënë kontributin e vet, dhjetëra takime janë zhvilluar, e po aq marrëveshje janë arritur. Por, mbërritja te qëllimi përfundimtar mbetet ende larg. Udhëheqësit politikë të negociatave, Albin Kurti i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq i Serbisë, nuk janë takuar qysh më 14 shtator të vitit 2023. Dhjetë ditë më vonë ka ndodhur sulmi në Banjskë, ku grupe të armatosura serbësh…
Mediat italiane raportojnë për një shqiptar të plagosur gjatë në debati me një bashkëatdhetar të tij mëngjesin e sotëm. Rreth orës 04:00 në Via Padova në Milano, një 32 vjecar ka nxjerrë armën gjatë debatit me një tjetër shqiptar, ku aksidentalisht ka plagosur veten. Policia mbërriti në vendngjarje dhe i plagosuri u transportua në spitalin San Raffaele në Milano. Ndaj 32 vjecarit rëndon akuza e “kanosjes së rëndë “ dhe “armëmbajtje pa leje”.
GJERMANI- Tre vjet me radhë numri i të punësuarve në Gjermani shënoi rritje të vazhdueshme. Por me fundin e verës mori fund edhe ky zhvillim pozitiv. Duket se pasojat e vështirësive ekonomike këtë vit po reflektohen edhe në tregun e punës në Gjermani, i cili për vite pavarësisht lëkundjeve ekonomike ishte mjaft i konsoliduar. Zyra Federale e Statistikave në Gjermani bën të ditur, se në tremujorin e tretë të këtij vit në Gjermani gati nuk ka pasur një rritje të vendeve të reja të punës në Gjermani, i referohet agjencia e lajmeve, DPA kësaj zyre federale. Sektori me më shumë punësime Nga korriku deri në shtator…