Author: tirana

Gjatë inspektimit të punimeve për rikualifikimin e bllokut urban në lagjen e Thesarit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi të gjithë fëmijët e shkollave në këtë zonë, që të ndjekin kurset falas të Qendrës Tumo. Ai tha se një investim kaq i madh, që financohet nga Bashkia e Tiranës, duhet të shfrytëzohet nga të gjithë fëmijët. ”Do vazhdojmë të marrim hapësira me qira për çerdhe dhe kopshte të tjera, duke qenë se lagjja po rritet, por e mira s’ka fund. Unë dua t’ju ftoj që fëmijët e Freskut dhe të gjithë zonave periferike të Tiranës të përfitojnë nga…

Read More

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi e pranishme në samitin e Qendrës së Djathtë, tregoi se ku gjendet Shqipëria dhe nënvizoi se largimi i të rinjve, pushteti i përqendruar në duart e një individi dhe kriza e demokracisë janë pikat më kryesore. ”Krimi i organizuar, i lidhur me zyrtarë të Partisë Socialiste dhe organet ligjvënëse, e ka kthyer vendin në një qendër narkotikësh dhe platformë për pastrim parash, duke ndikuar drejtpërdrejt në politikë dhe ekonomi. Është tashmë e konfirmuar që lista e kandidatëve të Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit u vendos nga krimi i organizuar. Nëse njerëzit nuk kanë besim…

Read More

Televizioni mbetet burimi kryesor i informacionit politik për publikun, duke qënë mediumi më me ndikim gjatë përiudhës zgjedhore. Në një anketim të ODIHR 57% të pyeturve në Shqipëri kanë deklaruar se informohen përmes televizionit, ndërsa 15% përmes rrjeteve sociale. Ambasdori i OSBE në Tiranë apeloi mediat që të ndërgjegjësohen për rolin dhe përgjegjësinë që kanë, sidomos gjatë zgjedhjeve. ”Ajo formëson opinionin publik dhe mund të ndikojë ndjeshëm në rezultatet e zgjedhësve. Për shkak të kësaj përgjegjësie të madhe, është jetësore që media të respektojë standardet më të larta etike dhe profesionale gjatë mbulimit të proceseve zgjedhore”, tha Ambasadori i OSBE,…

Read More

Presidenti Bajram Begaj pranoi sot letrat kredenciale të ambasadores jo rezidente të Finlandës në Shqipëri, Leena Pylvänäinen. Gjatë takimit, kreu i shtetit vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe, si dhe mbështetjen nga Finlanda të politikës së zgjerimit të BE-së, posaçërisht ndaj Shqipërisë, ndërsa vuri në dukje se Shqipëria ishte një nga vendet e para që ratifikoi Protokollet e Anëtarësimit në NATO për Finlandën dhe Suedinë. Gjatë bisedës u konstatua rritja dhe përmirësimi i bashkëpunimit politik dypalësh për shkak të shkëmbimeve të vizitave të ndërsjella përgjatë këtij viti. Presidenti Begaj shprehu mbështetje për çdo nismë dypalëshe që sjell përmirësim të këtyre…

Read More

Në lule të rinisë, 14-vjeçari humbi jetën në spital pas një sherri me thika me dy bashkëmoshatarë të tjerë. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare ”Fan Noli”, me adoleshentët që janë përleshur pas përfundimit të mësimit. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkak të një përplasjeje në rrjetet sociale, ku janë përfshirë dy grupe adoleshentësh. Mësohet se viktima nuk ishte nga shkolla ”Fan Noli” dhe se nga konflikti i lënë në rrjetet sociale, të rinjtë janë përleshur më pas, gjë që solli dhe ngjarjen fatale. Një nga adoleshentët ka lëvizur nga vendi i konfliktit në kërkim të ndihmës.

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu shprehu tronditjen nga humbja tragjike e një 14-vjeçari jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli”, të cilën e cilësoi një jetë të re të humbur në mënyrë të parakohshme dhe tragjike. Në seancën plenare të Kuvendit, Manastirliu u parapri nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e cila e nisi fjalën e saj me këtë ngjarje dhe kërkoi dorëheqjen e ministres Manastirliu. ”Dhimbja është vërtet e madhe e prindërve, mësuesve, dhimbja e komunitetit e jona, e imja personale. Është një ngjarje nga e cila duhet që të reflektojmë e para na fton që si…

Read More

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar nga Kuvendi për ngjarjen në shkollën 9-vjeçare ”Fan Noli” në Tiranë, ku pas një sherri mes adoleshentësh, ka humbur jetën në spital nga plagët e marra një 14-vjeçar. Teksa ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e adoleshentit, Zhupa tha se nga ngjarja kuptojmë sesa fals është projektbuxheti që ka një kapitull më vete për sigurinë në shkolla. Pjesë nga fjala Një 14-vjeçar sapo ka humbur jetën, pasi është vrarë më thikë në derën e shkollës ”Fan Noli”. Dua t’i shpreh ngushëllimet familjes, por dua të kuptoni se sa false dhe jashtë realiteti është projektbuxheti…

Read More

Dramat në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 3”, nuk kanë të sosur asnjë çast. Në një moment të ngarkuar me tension, Xheneta vendosi t’i kundërvihej ngacmimeve të Drilonit, duke e prekur pikërisht aty ku ai është më i ndjeshëm. Me një veprim të papritur, ajo hodhi në tokë të gjitha paketimet e proteinave që ai konsumon rregullisht, ndërsa një prej tyre u thye, duke shpërndarë pluhurin nëpër dysheme. Driloni nuk ngurroi ta provokonte edhe më shumë. Paketimet e proteinave ishin shpërndarë gjithandej, ndërsa tensionet mes Xhenetës dhe Drilonit dukeshin më të larta se kurrë. Ky moment theksoi se përplasjet…

Read More

Zv/kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë fjalës në Kuvend, deklaroi se me buxhetin e vitit 2025 do të shohim projekte ambicioze në infrastrukturë. Balluku u shpreh se këto projekte do të sjellin një ekonomi të qëndrueshme. ”Llumi e zifti që i hidhet jo thjesht buxhetit, por Shqipërisë dhe gjithçkaje që kemi arritur të gjithë bashkë, mirë apo keq, nga 2013-a deri më sot”, u shpreh ajo nga foltorja. Në Kuvend, Balluku renditi një sërë aksesh rrugore e jo vetëm që janë parashikuar të ndërtohen e rehabilitohen vitin që vjen. ”Korridori i 8-të dhe Korridori Blu si…

Read More

Presidenti Bajram Begaj priti këtë të hënë ambasadorin e ri të Mbretërisë së Belgjikës, Paul Lambert, jorezident në Shqipëri, të cilit i pranoi letrat kredenciale. Kreu i shtetit shprehu besimin se edhe në mungesë të një ambasade belge në Tiranë, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Belgjikës do të vijojnë të përmirësohen duke u zgjeruar edhe në nivel ekonomik. Turizmi u vlerësua si një nga sektorët më dinamikë dhe gjatë bisedës me ambasadorin belg Lambert, Presidenti Begaj theksoi se numri i vizitorëve belgë në vendin tonë është rritur e se në vijim nevojitet bashkëpunim për të ruajtur këtë trend. Sipas tij, një…

Read More

Dashi-Beso instinktet e tua, Dash! Trekëndëshi Diell-Neptun të hënën të fton të ndjekësh intuitën. Rikthimi i Plutonit në Ujor të martën transformon marrëdhënien tënde me miqtë dhe komunitetin. Sezoni i Shigjetarit që nis të enjten të jep dëshirë për aventura dhe liri. Të premten, përdor aftësitë më të mira për të arritur rezultate në marrëdhënie. Demi-Kujdesu për ëndrrat e tua, Dem. Trekëndëshi Diell-Neptun të hënën sjell qartësi në vizionet krijuese. Të martën, Plutoni në Ujor të nxit të rimendosh synimet afatgjata. Sezoni i Shigjetarit që nis të enjten zhvendos përqendrimin te intimiteti dhe thellësia në marrëdhënie. Të premten, marrëdhëniet e…

Read More

Njëri nga adoleshentët e përfshirë në një sherr me thika këtë të hënë pranë shkollës “Fan Noli”, ka ndërruar jetë. 14-vjeçari kishte marrë një plagë në zemër. Motivet dhe rrethanat janë ende të panjohura.

Read More