Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga nisja e punës për ndërtimin e rrugës Bilçë-Drobonik, në Berat. Për kreun e qeverisë, kjo do të sjellë edhe krijimin e një portofoli të ri vizitorësh që vijnë direkt nga jugu në qytetin e “Një mbi Një Dritareve”. ”Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Bilçë-Drobonik, në Berat. Një projekt i cili plotëson të gjithë aksin e ri që përfshin rrugën Ballaban-Berat dhe Urën e Bilçës. Ky është një aks me rëndësi strategjike për Beratin, si në zhvillimin e fshatrave, të cilët karakterizohen nga produkte të jashtëzakonshme, ashtu edhe për krijimin e një…
Author: tirana
Lulzim Basha në cilësinë e kryetarit të Demokratëve Euroatlantikë, thotë se do të jenë alternativë në zgjedhjet parlamentare të 2025, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë për çështjen e përfaqësimit të PD-së, e ashtuquajtura çështja e vulës. ”Me shpresën që Gjykata e Lartë do të marrë vendimin e duhur, por me përgatitjen për të pamundësuar çdo skenar të mospërfaqësimit të Demokratëve Euroatlantikë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Basha në një prononcim për gazetarët pas takimit me Presidentin Begaj si pjesë e konsultimeve për datën e zgjedhjeve. Sipas Bashës me shpresën që Gjykata e Lartë do të japë pa vonesë vendimin e…
Shqipëria me Sylvinhon në krye nuk është se zhvilluan një Nations League të mirë, por kjo nuk e pengon strategun brazilian që t’i përmendet emri në merkato. Së fundmi emri i tij ka përfunduar në listën e dëshirave te skuadra e Inter Miami sipas “Mundo Deportivo“. Tata Martino pritet të japë dorëheqjen dhe për ta zëvendësuar kanë dalë dhe emrat e parë, që janë të gjithë katalanas. Ata janë Xavi Hernández, tashmë pa ekip, Javier Mascherano që drejton Argjentinë U-20, dhe Sylvinhon trajner i Shqipërisë. Përzgjedhjen do ta bëjë Xavier Asensi, drejtori gjeneral i Interit, që ka lidhje të forta…
Policia e Tiranës ka shtuar pistat e hetimit në lidhje me vrasjen e Klaudio Prendit. Përveç asaj të borxheve apo edhe të punës së babait të tij si ish gjyqtar, agjentët janë duke hetuar edhe atë të dhënies së parave me fajde, basteve sportive, përfshirë edhe lidhjet e tij të dyshimta me aktivitete jashtë vendit. Grupi hetimor ka dyshime që persona të ndryshëm të kenë fituar shuma të mëdha parash në baste, të cilat Prendi nuk ua ka shlyer. Policia nuk ka mundur të identifikojë ende autorët e krimit. Ndërsa pas ekspertimit që iu bë mjetit Audi që ata dogjën…
Banorët e ”Big Brother Kosova Vip 3”, mbrëmë pas përfundimit të festës vijuan që të argëtoheshin edhe në dhomën e gjumit. Lela, Edi, Driloni, Drenusha, Arioni e shumë banorë të tjerë po gjuanin me jastëkë. Në një moment, boksieri i njohur shihet duke kapur për gjoksi Lelën, ndonëse e bëri pavetëdije. Ky moment u shpërnda edhe në rrjete sociale, ku edhe pati aludime të ndryshme rreth këtij gjesti. Ky veprim edhe në një moment kur po mbrëmë kur Sara shprehur se ka pëlqim për Drilonin. Ai shpesh është komentuar nga banorët se mund të ketë një pëlqim për Lelën, edhe…
Grupi Parlamentar i PD-së ka propozuar 28 amendamente në buxhetin e vitit 2025, ku ndër to përfshihen rritja e pensioneve, shtimi i fondeve për Onkologjikun. 1-Caktimin e minimumit jetik 200 euro (20mije leke) – FLAMUR NOKA 2-Rritja e pensioneve 5-fishimi i fondit te propozuar (nga 1.6 ne 8 miliarde leke) – GAZMENT BARDHI 3-Parashikimi i fondeve për bonusin e vitit 2025 për pensionistët – GAZMENT BARDHI 4-Rritja e fondeve për ish- pronarët – OERD BYLYKBASHI 5-Tre-fishimi i fondeve per ish te perndjekurit (nga 1.2 miliarde leke ne 4.2 miliarde leke). – GRETA BARDELI 6-Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit…
Në ”Big Brother Kosova Vip 3”, ka dinamika në çdo moment. Driloni ka krijuar miqësi më shumë me Edin, dhe janë parë duke folur me kode pasi Driloni mësoi numrin e ndjekësve në Instagram. Siç kuptohet, kur ka hyrë në fillim ka pasur rreth 29 mijë dhe tani ka kaluar shifrën e 35 mijë ndjekësve. Pjesë nga biseda e tyre: Drilon Rama: A e di një qytet në Gjermani që thirret 29.9, a po kupton. Eduart Kuqi: A po, vetëm fjalën gjermanisht 29.9 e tani ish bërë 35. Eduart Kuqi: Po a, e paska ndërru emrin a. Drilon Rama: Po,…
Me rastin e Ditës së Alfabetit, kryeparlamentarja Elisa Spiropali i dhuroi Muzeut të Kongresit të Manastirit disa foto nga ditët e Kongresit, të përzgjedhura nga ajo vetë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. ”Kongresi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe është një prej ngjarjeve më madhore të historisë tonë që lidhet pazgjidhshmërisht me identitetin tonë kombëtar, kulturën, artin, arsimin, dhe dijet në përgjithësi”, u shpreh Spiropali në një videomesazh me këtë rast. Sipas saj, Kongresi i Manastirit kurorëzoi rrugën e gjatë e të mundimshme drejt shkrimit me Alfabet latin të Shqipes, gjuhës sonë të bukur, të shenjtë, të mirë…
Në qytetin e Laçit, sipas policisë dyshohet se një baba dhunonte dhe abuzonte seksualisht me vajzën e tij. E mitura ditët e fundit kishte munguar në shkollë dhe se mësuesit e kishin referuar rastin në zyrën arsimore të Kurbinit. 53-vjeçari G. Z ishte i divorcuar dhe se vajza jetonte me të atin në të njëjtën banesë. Kanë qenë fqinjët që kanë referuar rastin në polici pasi kanë dëgjuar të bërtiturat e vajzës e fjalorin banal. Moment kur dyshohet se ajo është abuzuar seksualisht nga i ati. Këtë të enjte e mitura ka kërkuar të pajiset me urdhër mbrojtjeje si shkak…
Sherret mes të rinjëve nuk kanë të sosur në vendin tonë. Të tjera detaje janë zbardhur nga sherri me thika mes dy të rinjve në ”Qytetin Studenti” këtë të enjte, ku mbeti i plagosur me thikë 20-vjeçari Aron Demiraj. Konflikti mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta dhe se 20-vjeçai ka marrë tre plagë me thikë. Të dy janë student, kanë pasur një konflikt për motive të dobëta. I riu 19-vjeçar ka plagosur me thikë 20-vjeçarin i cili ka marrë tre plagë. Për momentin ndodhet në gjendje stabël. Konflikti ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali. Policia…
Një tjetër sherr mes të miturëve është shënuar në vend. Një 13 vjeçar, nxënës në shkollën 9-vjeçare të qytetit të Bilishtit është kapur brenda ambienteve të shkollës me një mjet prerës, të llojit biçak. Ka qenë mësuesja e kësaj shkolle ajo që ka marrë informacion dhe më pas ka kontrolluar çantën e nxënësit, ku ka konstatuar dhe praninë e mjetit prerës. Pasi ka gjetur biçakun në çantën e nxënësit ajo ka lajmëruar drejtorinë e shkollës e më pas policinë. Këta të fundit në prani të psikologes së shkollës kanë marrë në pyetje nxënësin, i cili mësohet të ketë thënë se…
Në një atmosferë solemne, Kolegji i Europës festoi 75-vjetorin e tij në Bruksel, duke përkuar me hapjen zyrtare të kampusit të tij të tretë në Tiranë. Të ftuar të nderit në ceremoni ishin kryetarët e Bashkive të Tiranës, Bryzhit dhe Varshavës, qytete, që janë pritës të Kolegjit të Europës. Duke iu drejtuar audiencës së të diplomuarve ndër vite (Alumni) të kolegjit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu krenarinë për përfshirjen e Tiranës si një nga tre qytetet që presin kampuset e këtij institucioni prestigjioz. “Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Tirana është pjesë e tre qyteteve që kanë…