Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj Karim Khan duke lëshuar urdhër-arrest kundër kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Joav Gallant.Arsyeja janë krimet e mundshme të luftës dhe krimet kundër njerëzimit, për të cilat përgjegjës mund të jenë politikanët. Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarresti edhe kundër udhëheqësit të organizatës terroriste radikal islamike Hamas Mohammad Diab Ibrahim Al-Masri në kontekstin e sulmeve terroriste ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Çfarë lloj procedimi penal mund të ngrejë GJNP kundër Netanjahut?Gjykata Ndërkombëtare Penale kryen hetime ekskluzivisht kundër individëve. Gjykata aktivizohet vetëm nëse një person dyshohet, se është…
Author: tirana
Boksieri Leonid Berisha është shpallur kampion i Zvicrës në kategorinë 80 kg. Ky titull i tij vjen pas një viti përkushtimi e disipline si dhe fitoreve të njêpasnjëshme pa asnjë humbje. Ky titull i tij vjen për herë të dytë. Leonid Berisha ka lindur më 13 maj 2002 ne Zvicër dhe është me prejardhje nga fshati Drenoc, Komuna e Rahovecit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se elita politike në Beograd nuk ka hequr dorë nga projekti i Serbisë së Madhe. Kurti thotë se Vuçiç thjesht po e mashtron Perëndimin. “Aspak, Vuçiç thjesht po mashtron Perëndimin. Elita që dominon vendin nuk ka hequr dorë kurrë nga projekti i Serbisë së Madhe. Thjesht quhet diçka ndryshe tani, domethënë ‘Bota Serbe’”. Kjo do të thotë bashkim i të gjithë serbëve në një vend. Kjo do të nënkuptonte shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës”, ka thënë Kurti për gazetën zvicerane NNZ. Kurti ka thënë se qëllimi i Serbisë është hakmarrja,…
Miliarderi amerikan Elon Musk, pronar i platformës X, kritikoi projektligjin australian për ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç. Dhe gjobitja e mediave sociale deri në 49.5 milionë dollarë australianë (32 milionë dollarë) për shkelje sistematike të atij ligji, raportoi Reuters. Qeveria e qendrës së majtë të Australisë prezantoi një projektligj në parlament që planifikon të provojë verifikimin e moshës së përdoruesve të mediave sociale, disa nga kontrollet më të rrepta në përdorimin e mediave sociale të vendosura ndonjëherë nga çdo vend. “Duket si një mënyrë e fshehur për të kontrolluar aksesin në internet për të gjithë…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dënoi përdorimin nga ana e Rusisë të një rakete të re, të shpejtë dhe të fuqishme, për të sulmuar qytetin e Dnipros të enjten. Ai e quajti atë një “aventurë bërthamore” dhe një përshkallëzim të fortë të luftës. Sulmi ka rritur frikën për një fazë të re e të rrezikshme të luftës. Në një fjalim të tij më vonë, Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi përdorimin e një rakete balistike me rreze të mesme veprimi. Zoti Zelenskyy e cilësoi sulmin si një shenjë të strategjisë më të gjerë të Moskës, duke thënë: “Është e qartë se Putini…
Sot është Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. Kjo është hera e parë që 22 Nëntori kremtohet si festë kombëtare pas miratimit të vendimit në fillim të këtij viti. 22 Nëntori ka simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, në përkujtim të Kongresit të Manastirit, i zhvilluar mes datave 14 deri në 22 Nëntor të vitit 1908. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjete sociale, ku përcillet mesazhi se gjuhën shqipe duhet ta duam, ruajmë dhe t’ia përcjellim brezave që vijnë. “Gëzuar ditën e Alfabetit të…
Një banesë dykatëshe e pabanuar është shkrumbuar gjatë natës në fshatin Kurcaj në malësinë e Krujës. Zjarrfikësit e Krujës kanë mbërritur në vendngjarje duke izoluar flakët nga rreziku i përhapjes në banesat përreth. Shtëpia dykatëshe ishte me bazë ushqimore për blektorinë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në banesën e vjetër.
Dashi Parashikohet një ditë e mbushur me nervozizëm, ku nuk përjashtohen as disa debate. Kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt, ndaj në këto momente duhet treguar kujdes. Bëni mirë të sqaroni disa situata të cilat kanë të bëjnë me familjen. Demi Nëse dashuria është gjithë çfarë dëshironi të keni, këshillohet që të bëni pak durim, pasi fundjava parashikohet të jetë mjaft interesante. Kjo periudhë është ideale për gjithë ata që kanë dëshirë që të dashurohen. Venusi është mjaft i favorshëm dhe stimulon emocione të forta. Binjakët Pas një periudhe të karakterizuar me shumë tensione, gjatë kësaj të premte më në…
Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, në përkujtim të Kongresit të Manastirit, i zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908. Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për një ndryshim për ligjin për festat kombëtare dhe ditët përkujtimore, duke i propozuar Kuvendit të Shqipërisë shtimin e Ditës së Alfabetit si një nga festat tona kombëtare. Dita e Alfabetit Shqip u miratua nga Kuvendi në shkurt të këtij viti dhe kjo është hera e parë që…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të vranët dhe reshje shiu, të cilat do të bëhën prezente që prej orëve të mesnatës me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar fillimisht në veri të vendit. Gradualisht reshjet do të shpërndahen në të gjithë territorin në formën e rrebesheve të shpejta me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër ndërsa nga orët e mesditës deri pasdite reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë, kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Peshkopi, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe pjesërisht…
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu ka dhënë një shembull të qartë dhe të prekshëm se si integrimi ekonomik mund të përmirësojë jetën e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. Duke ndarë përfitimet që do të sjellë përfshirja e Shqipërisë dhe Malit të Zi në Sistemin e Vetëm të Pagesave Evropiane (SEPA) nga janari 2025, ajo ka treguar sesi kjo iniciativë do të ndryshojë realitetin financiar të rajonit. Për diasporën dhe remitancat Aktualisht, dërgimi i parave nga diaspora drejt Ballkanit Perëndimor mbart një kosto të papranueshme. Sipas Bregut, një emigrant nga Gjermania që dërgon 5,000 euro për…
Gjykata Kushtetuese pas një seance të gjatë, ka marrë vendimin për “çështjen” Berisha. Sali Berisha kërkoi shfuqizimin e masës së dhënë nga SPAK ”detyrim paraqitje” dhe ”bllokimin e pasaportës” në mënyrë që të mos dalë jashtë vendit. Kushtetuesja ka gjetur të argumentuar saktë nga SPAK masën e “detyrim paraqitje”, ndërsa ka shfuqizuar atë për bllokimin e pasaportës. “Gjykata e shqyrtoi masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, në këndvështrim të të drejtës për t’u zgjedhur sipas nenit 45 të Kushtetutës. Duke iu referuar llojit të detyrimit që vendos masa dhe shpeshtësisë së zbatimit të tij (një herë…