Kreu i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka treguar kompaninë fituese që do të ndërtojë Muzeun e Lundrimit të hyrje të qytetit. ”Kompania fituese duhet ta përfundojë këtë projekt deri më 10 shkurt 2026, investim që parashikohet të kap vlerën e rreth 2 milion eurove. Muzeu i Lundrimit është pjesë e një pakete të plotë ndërhyrjesh që po realizohen në Shkodër, duke synuar rritjen e potencialit turistik”,-shkruan Beci. Postimi i plotë Kompania “Curri sh.p.k.” do të jetë zbatuesja e kontratës për ndërtimin e Muzeut të Lundrimit në hyrje të Shkodrës. Muzeu është pjesë integrale e projektit të hyrjes së Shkodrës.…
Author: tirana
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë që një kryeministër në detyrë i një aleati të rëndësishëm perëndimor po akuzohet për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit nga një gjykatë ndërkombëtare, ka shkaktuar përçarje mes udhëheqësve botërorë. Shtëpia e Bardhë kundërshtoi vendimin, duke thënë se gjykata nuk ka juridiksion mbi këtë çështje, ndërkohë që zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian thanë se vendimi paraqet detyrim ligjor për të gjithë anëtarët e saj. Kryeministri izraelit Netanyahu e quajti lëshimin e urdhër-arrestit “falimentim moral”. Vendimi i gjykatës kryesore ndërkombëtare për krime lufte për të…
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e ndodhur në një lokal në fshatin Dojan të Tropojës. 43-vjeçari Artur Dauti u qëllua me pistoletë nga Flordian Mulaj, 35 vjeç, ndërkohë që motivet e krimit nuk janë zbardhur ende. Ata nuk kanë pasur probleme të mëparshme me njëri-tjetrin, ndaj dyshohet se përplasja mund të ketë ndodhur pas një konflikti në lokal për motive banale. Autori është arratisur pas krimit të rëndë, ndërkohë që policia ka ngritur grupe kontrolli për të bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e tij. ”Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se…
Disa zona të Tiranës kanë përjetuar rënie të pemëve dhe degëve nga moti i keq, duke bllokuar disa rrugë dhe duke shkaktuar vështirësi në qarkullim. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka njoftuar se ekipet e pastrimit janë duke punuar intensivisht për të pastruar rrugët dhe rikthyer normalitetin sa më shpejt. Po ashtu Veliaj ka kërkuar nga qytetarët që të kufizojnë lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat ku janë shkaktuar dëme. ”Era dhe shiu kanë shkaktuar disa rënie pemësh dhe degësh në disa zona të Tiranës. Ekipet tona janë në terren, duke punuar për pastrimin…
Nisur nga moti i keq që ka përfshirë vendin, Policia e Shtetit këshillon që të tregohet kujdes maksimal me shpejtësinë, pasi ka prezencë uji në disa qarqe të vendit, respektim i sinjalistikës dhe dhënia përparësi këmbësorëve, mospërdorimi i telefonit dhe vendosja e rripit të sigurimit. Gjithashtu moskryerja e parakalimeve të gabuara që mund të sjellin aksidente, teksa këshillohen përdoruesit e monopatinave, motorëve apo biçikletave që të përdorin veshje fosforeshente. Njoftimi i Policisë së Shtetit Nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, Policia Rrugore apelon për -Kujdes maksimal për përdoruesit e rrugës -Moderoni shpejtësinë,…
Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Ura e Çerenecit-Librazhd. Drejtuesi i automjetit tip fouristradë ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka rënë në humnerë. Si pasojë, ka humbur jetën shoferi, 63-vjeçari me iniciale K.B. dhe është plagosur rëndë pasagjeri. Grupi hetimor po punon mbi sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Gjatë mbledhjes së prindërve me mësuesit në shkollën “Fan Noli” pas vrasjes së 14-vjeçarit, është regjistruar një audio e cila është publikuar nga Sali Berisha. Në këtë audio dëgjohet një prej prindërve që i drejtohet mësuesve me të cilët po zhvillohet mbledhja, duke thënë se duhet të mbajë përgjegjësi mësuesja që i ka dhënë leje orën e 5-të autorit të dyshuar, edhe pse ishte në dijeni të konfliktit që kishte me Martinin. Sipas prindërit, klasa e dinte për thikën që autori i dyshuar kishte marrë, pasi ua kishte treguar shokëve dhe u kishte thënë “prisni sot se çfarë ka për…
Dr. Skënder Demaliaj Sjelljet devijante të adoleshentëve e kanë burimin në faktorët ekonomikë, socialë dhe psikologjikë. Baza është konflikti me veten e me të tjerët. Kur adoleshenti nuk krijon identitet në raporte shoqërore me të tjerët, në këtë stad, ai nuk pajtohet me raportet ekzistuese sociale dhe zhvillon ndjenjë konflikti. Për shkak të mosplotësimit të nevojave materiale dhe shoqërore krijohen raporte konfliktesh. Shkollimi i tyre, punësimi, organizimi më me efektivitet i kohës së lirë i çlirojnë nga stresi, paragjykimet, i largojnë nga krimi, “i detyrojnë” të vendosen raporte më të pranueshme, më normale në marrëdhëniet me të tjerët dhe me…
Buxheti për vitin 2025, ka kaluar sërish në skenar të Partisë së Lirisë, me akuza dhe zgjidhje. Buxheti ka kaluar nga mazhoranca me shumicë votash në Parlament dhe që aktualisht po diskutohet dhe votohet nen për nen në Komisione. PL dorëzoi 15 amendamente për buxhetin, ku kërkoi rritje rrogash, pensionesh, investimesh në shëndetësi dhe arsim, si dhe heqjen e PPP-ve. Nënkryetarja e partisë, Erisa Xhixho tha se ky buxhet thellon varfërinë me qëllim të dukshëm vijimin e korrupsionit. Deklarata e plotë nga Erisa Xhixho Buxheti i vitit 2025 thellon më tej varfërinë e shqiptarëve. Mënyra si qeveria ka vendosur t’i…
Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha thotë se nuk do të bënte koalicion as me Sali Berishën dhe as me Ilir Metën për zgjedhjet parlamentare në 2025. ”Ata bashkëpunojnë me Edi Ramën dhe kjo u vu re në votimin për lirimin e të korruptuarve, kanë penguar reformën zgjedhore, duke mbyllur listat dhe duke injoruar rekomandimet ndërkombëtare”, u shpreh Basha. Po ashtu Basha nënvizon edhe se qëllimi i tij është ndërtimi i një morali politik që të ndihmojë qytetarët të kenë besim tek alternativa për ndryshim. Ai shtoi se është i hapur për bashkëpunim me partitë e reja që ndajnë…
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban i bën thirrje Europës që të përballet me Rusinë me logjikën e kohës së luftës dhe jo me një komunikim të stilit perëndimor. Orban një aleat i ngushtë i Vladimir Putin theksoi në një intervistë për radion shtetërore hungareze se paralajmërimet e Putin duhet të merren shumë seriozisht. ”Kur kemi të bëjmë me një vend si Rusia, i cili është thelbësisht i ndryshëm nga ne dhe i bazon politikat e tij kryesisht tek fuqia ushtarake, pozicioni i tij në botë dhe vizioni i tij për të ardhmen përcaktohen kryesisht nga fakti se ajo zotëron një…
Turi i Diasporës do të vijojë këtë të dielë. Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në Londër një takim me shqiptarët e Britanisë së Madhe. Takimi organizohet në kuadër të turit të bashkëbisedimit me diasporën, pas vendosjes të së drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë Shqipërisë. ”Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030”, u shpreh kryeministri Rama. Në kuadër të turit të tij të bashkëbisedimit me diasporën, Rama është takuar me shqiptarët që jetojnë në Greqi, në Itali, dy vendet me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë, si dhe shqiptarët në…