Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) zhvillojnë takime dyditore afër Romës, së bashku me homologët e tyre nga Lindja e Mesme. Ata më pas do të diskutojnë edhe për luftën e Rusisë në Ukrainë. Ministrat e G7-ës do të diskutojnë edhe për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për lëshimin e fletarrestimeve për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe shefit ushtarak të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe “për efektet e mundshme të krizës aktuale në Liban dhe Gazë”, tha Ministria e Jashtme e Italisë.…
Author: tirana
Policia italiane në Perugia, të ndihmuar nga një njësi qensh, kanë përfunduar një operacion të rëndësishëm kundër trafikut të drogës, duke sekuestruar mbi 16 kilogramë kokainë dhe kanë arrestuar një shtetas shqiptar pa precedentë penalë. Operacioni u zhvillua në një park makinash përpara një qendre tregtare në Castiglione del Lago, ku oficerët kontrolluan një makinë. Shoferi në bord, dukshëm nervoz, ka ngjallur dyshimin e autoriteteve, të cilët janë alarmuar më tej nga sinjalizimi i qenve. Gjatë kontrollit të makinës u konstatua një anomali teknike, mungesa e pajisjes mbrojtëse të ndarjes së airbag-ut të përparmë, mjet që përdoret zakonisht si vendstrehim…
Mjeku i njohur Agim Karaj ka ndërruar jetë një ditë para ditëlindjes së tij. Ende nuk është bërë e ditur shkaku i vdekjes së tij. “Me hidhërim të thellë dhe me dhimbje shumë të madhe njoftoj ndarjen nga jeta të babait tonë Prof.Dr Agim Karaj. Pritja dhe përcjellja bëhet tek funerali në Rrugën Bardhyl përballë postes shqiptare nr 32.Homazhet fillojnë sot ditën e hënë ne orën 10.00 dt 25.11.2024.Ceremonia e varrimit bëhet ditën e martë në datë 26.11.2024 ora 11.00.Varrimi bëhet në Tufinë. Me respekt, nga familja”, shkruhet në mesazhin e familjes. Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë…
Drejtuesi politik i PD i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi, është paraqitur sot në SPAK. Mësohet se Këlliçi është paraqitur sot në SPAK, për kallëzimet që ai ka depozituar pranë Prokurorisë.
Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasditen e djeshme përpara një lokali në Bettola të Italisë. Sipas medieve të huaja, shqiptari është goditur tre herë në qafë nga një ose më shumë autorë që u larguan nga vendngjarja. 42-vjeçarin e dërguan menjëherë në spital, por fatkeqësisht plagët që kishte marrë rezultuan fatale për shqiptarin. Ndërkohë ende nuk është bërë e ditur se përse ndodhi ngjarja. Policia italiane po punon për kapjen e personit/ave përgjegjës.
Divorci i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, i cili ka vazhduar për më shumë se tetë vjet, ende nuk ka përfunduar dhe përfshin dy çështje të rëndësishme: pronësinë e Château Miraval në Francë dhe kujdestarinë e fëmijëve. Ky i fundit ka shkaktuar vuajtje të thella për prindërit e Brad Pitt, William dhe Jane Pitt, të cilët nuk kanë pasur mundësinë të shohin nipërit dhe mbesat e tyre për gati një dekadë. Beteja ligjore mes çiftit ka ndikuar ndjeshëm te gjyshërit, të cilët, para ndarjes, ishin shumë të pranishëm në jetën e fëmijëve dhe kalonin kohë cilësore me ta. Ndërsa tani,…
Disa turistë tashmë e kanë eksploruar dhe shijuar Shqipërinë gjatë verës, por ajo që shumë vizitorë nuk dinë është se vendi është edhe një parajsë për Krishtlindje, sipas një artikulli të botuar në revistën spanjolle të udhëtimeve “El Periódico”. Prej disa vitesh, shumë turistë kanë zbuluar hijeshinë e Shqipërisë me peizazhet malore, plazhet spektakolare dhe qytetet historike. Vendi mesdhetar, gjithashtu ofron çmime të përballueshme për akomodimin dhe për të zbuluar dhe shijuar gastronomia e tij. Këtë verë, Shqipëria ka qenë një zbulim për shumë eksplorues – falë plazheve të saj të konsideruara si “Karaibet Evropiane”. Ditët e gjata të notit…
Një aksident tragjik është regjistruar në Brazil. Një autobusë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një luginë, për rreth 20 metra. Si pasojë të paktën 17 persona kanë humbur jetën e disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ekipet e emergjencës dhe ambulanca mbërritën menjëherë në zonë për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve. Sipas medieve të huaja në autobus ndodheshin 40 persona.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, në vijim të konsultimeve për të përcaktuar datën e zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen pranverën e ardhshme, do të pres sot përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Sipas kalendarit të njoftuar nga presidenca, Presidenti Begaj në orën 10:30 minuta do të pres në institucionin e Kreut të Shtetit, përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Konkretisht Sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka dhe kreut të grupit, Gazment Bardhit. Ndërkohë, sipas axhendës së paracaktuar në orën 11:30, në takim me Presidentin do të jenë përfaqësuesit e Partisë Socialiste, teksa konsultimet do të mbyllen me takimin me kryetarin e…
Një automjet që po lëvizte me shpejtësi të madhe, ka dalë nga rruga për të përfunduar në kanalin e ujërave të zeza. Përplasja ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, kur drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin tip “Seat”.u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë tre pasagjerët e bllokuar. Autoritetet konfirmojnë se tre të plagosurit, identitetet e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur, kanë pësuar lëndime të lehta dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet kryesisht nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Kjo situatë vjen si pasojë e qarkullimit anticiklonar të masave ajrore me origjinë jugore; situatë kjo e rrallë për periudhën që ndodhemi. Megjithatë duke filluar nga orët e vona të ditës së Enjte dhe ditën e Premte pritet përsëri kalimi i disa masave ajrore të ftohta dhe të lagështa duke rikthyer motin e vranët dhe reshjet e shiut. Nga sa u përmend dhe më lartë, nga dita e Hënë dhe deri orët e pasdites apo orët e vona të mbrëmjes të ditës së Enjte…
DashiKjo është një ditë për të marrë përgjegjësinë e ideve të reja. Financiarisht, mund ta gjeni veten duke menduar për mënyra të reja për të kursyer ose investuar. Në punë, ka gjasa të rriteni në detyrë. Sa i përket dashurisë, lidhja do të bëhet më e thellë. DemiFinanciarisht, bëni kujdes me një investim në të cilin mund të përfshiheni së shpejti. Puna duket e qëndrueshme, duke ju lejuar të përqendroheni në detyra që kërkojnë durim dhe këmbëngulje. Romanca mund t’ju befasojë duke rindezur një lidhje të vjetër. BinjakëtFinanciarisht, një nxitje e vogël ose një fitim i papritur mund të vijë…