SPAK ka goditur një organizatë kriminale, bosët dhe anëtarët e së cilës dyshohet të jenë favorizuar nga njerëz të drejtësisë, zyrtare policie dhe gazetarë. Për këtë SPAK-u ka dalë me një njoftim zyrtar për megaoperacionin. Pas hetimit të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktoi masat e sigurisë për 21 persona. Nga 18 urdhërarreste janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre, ku në mesin e të arrestuarve, është Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green. Shega është prangosur në Milano. Kompanitë e tij, kanë fituar tendera për…
Author: tirana
Gazetarët e kronikës së zezë, Artan Hoxha dhe Elton Qyno kanë lënë ambientet e SPAK-ut, aty ku qëndruar për gati një orë. Në dalje ata nuk folën me kolegët gazetarë mbi arsyen e thirrjes apo për të konfirmuar lajmet e publikuara gjatë paradites së të hënës mbi masat e sigurisë ndaj tyre. Para se të futeshin në SPAK, ata pohuan se iu ishte bërë një kontroll në banesa gjatë ditës dhe iu ishin sekuestruar telefonat celularë. ”S’na kanë arrestuar akoma”, dëgjohet të thotë Hoxha. Sali Berisha i kërkoi SPAK të heqë masën e sigurisë së dhënë ndaj gazetarit Elton Qyno,…
Në Spitallë të Durrësit ka nisur puna për ndërtimin e Parkut Urban, që do ta kthejë këtë zonë të harruar në një hapësirë rekreative në shërbim të qytetarëve. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga kantieri i punimeve për ndërtimin e këtij parku, i cili do të ofrojë gjelbërim të shtuar, zonë për këmbësorët, pistë biçikletash, terrene sportive dhe zonë të dedikuar për fëmijë. ”Ka nisur puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë, Durrës, që do ta kthejë këtë zonë të harruar në një hapësirë rekreative në shërbim të qytetarëve, me gjelbërim të shtuar, zonë për këmbësorët, pistë biçikletash,…
Një sistem i veçantë për parandalimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore që kryesisht vijnë nga rreziqet klimaterike do të ndërtohet në vendin tonë. Qeveria shqiptare, gjermane dhe ajo zvicerane po vënë në dispozicion 35 milionë euro për të financuar modernizimin e infrastrukturës së nevojshme. Ky sistem pritet të siguroj të dhënat që i kanë munguar vendit në rast të fatkeqësive natyrore. Zv/kryeministrja Belinda Balluku shfaqi dobësitë dhe nevojat në territorin që goditet nga fatkeqësitë natyrore. ”Qeveria, bashkitë, prefekturat emergjencat civile nuk kemi kontribuar në ndryshimet klimaterike sepse prodhojmë 100% energji të rinovueshme, sepse fatkeqësisht kemi industri të pazhvilluar, por fakt…
Në ditën ndërkombëtare për ndërgjegjësimin kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn i kërkoi Policisë së Shtetit që të sigurohet që urdhrat e mbrojtjes ndaj kësaj kategorie të shoqërisë të zbatohen, për një të ardhme më të sigurt për to. Diplomatja amerikane ishte e pranishme në konferencë organizuar me rastin e kësaj dite ku i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha. ”Në kuadër të ndihmës së SHBA po rritet standardet kundër diskriminimit. Kjo është e rëndësishme dhe këtu po e shoh me kujdes është shumë e rëndësishme që të…
Këtë të hënë pas masave të sigurisë, gazetarët e kronikës Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Qyno dhe Hoxha janë parë të hyjnë në SPAK të veshur me rroba sportive dhe “casual”, teksa nuk kanë folur, gjatë hyrjes, për kolegët e tyre. SPAK raportohet se ka lëshuar masat “detyrim paraqitje” për të dy, për akuzat e “anëtar i grupit kriminal” dhe “korrupsion”, ndonëse ende të pakonfirmuara zyrtarisht.
Shtyrje dhe përleshje mes përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës në Kuvendin e Serbisë, ku u fol për buxhetin. Konflikti ka ndodhur para foltores ku po flisnin ministrat. Në qendër të konfliktit ishin anëtarët e opozitës, mes të cilëve edhe kryetari i SSP-së, Dragan Dilas, pranë tij ishte edhe Radomir Lazoviç nga ZLF. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, i bëri thirrje sigurimit të reagonte dhe të qetësonte situatën. Marinika Tepiç u ka derdhur verë disa deputetëve të mazhorancës qeverisëse, ndërsa deputetët e opozitës kanë fryrë vuvuzela dhe bilbila. Ka pasur edhe shtytje në ballkonin e kuvendit dhe rrëmbim të pankartës që…
Situata në ”Big Brother Kosova Vip 3” tejkaloi në një përplasje të fortë mes banorëve. Sara ka diskutuar me Vullnetin për bisedën e bujshme mes Edit dhe Drilonit që bëri xhiron në rrjetet sociale. Dyshja kishin diskutuar për të, dhe për një moment, Edi dëgjohet duke e ofenduar Sarën rëndë. Pasi u shfaq klipi brenda shtëpisë, Sara shkoi tek Edi dhe Driloni për të kërkuar sqarim dhe arsyen se pse ishin shprehur në atë mënyrë. Edi i kërkoi falje dhe si përfundim ajo i zgjati dorën duke i pranuar faljen. Sara është shprehur e penduar për veprimin, sipas një bisede…
Nga sot, Tirana ka një tjetër hapësirë kushtuar edukimit dhe zhvillimit të fëmijëve të vegjël. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe deputeti Fatmir Xhafaj vizituan kopshtin e ri në Njësinë 10, i cili e çon në 109 numrin total të çerdheve dhe kopshteve të reja të hapura në kryeqytet në këto 9 vite. Veliaj tha se hapja e institucioneve të reja arsimore do të vazhdojë edhe në zona të tjera të Tiranës, me fokus lagjen “Rilindja” te Unaza e Madhe. “Më vjen mirë që e çliruam këtë hapësirë dhe e ndërtuam nga e para. Për ne ky është kopshti ose çerdhja e…
Presidenti Bajram Begaj ka bërë të ditur se është mbyllur procesi i konsultimeve me faktorin politik për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në muajin maj 2025. ”Caktimi i datës së zgjedhjeve për mua nuk është thjesht një detyrim kushtetues dhe as procedurë formale juridike, por është, së pari, një sprovë e fuqishme bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe angazhimi i të gjithë faktorit politik dhe institucional në emër të zgjedhësve dhe për zgjedhësit, sikurse është një rast domethënës për të risjellë në vëmendje rëndësinë vendimtare që kanë zgjedhjet për konsolidimin e demokracisë parlamentare”,-shkruan Begaj. Postimi i plotë Sot…
Ministria e Mbrojtjes në Moskë ka pretenduar se forcat ruse kanë rrëzuar tetë raketa balistike të lëshuara nga Ukraina në 24 orët e fundit. “Forcat ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan tetë raketa balistike, si dhe gjashtë bomba JDAM të prodhuara nga SHBA dhe 45 dronë në 24 orët e fundit”, citon TASS të ketë thënë ministria. Por “Sky News” nuk është në gjendje të verifikojë pretendimet. Ministria e Mbrojtjes nuk tha se çfarë lloj raketash ishin përdorur, por administrata Biden autorizoi javën e kaluar Ukrainën që të përdorë raketat balistike ATACMS të furnizuara nga SHBA brenda Rusisë për herë të…
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e radhës ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Prokuroria e Posaçme kërkoi për Dakon dënimin me 2.8 vite burg, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, në lidhje me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Aktualisht ish-kryebashkiaku i Durrësit ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe nuk është paraqitur vetë në seancë, por përfaqësohet nga avokati i tij Petrit Ismaili. Avokati Ismaili kërkoi pafajësinë e klientit të tij, ose në rast të shpalljes fajtor, kërkoi pezullimin e dënimit me burg.