Author: tirana

Një tjetër zonë turistike në Shkodër është në fokus të një procedure të re prokurimi të mbështetur nga projekti i mbështetur nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për përmirësimin e aksesit në rajonet me potencial në këtë fushë. Konkretisht bëhet fjalë për “Rritja e ofertës turistike të zonave natyrore në Qarkun e Shkodrës, duke përmirësuar peizazhin e bregut të liqenit dhe infrastrukturën e lidhjes në Shirokë, Liqeni i Shkodrës”. Në procedurën e hapur në sistemin e Bankës thuhet se qëllimi i punimeve është përmirësimi i qarkullimit të biçikletave dhe këmbësorëve, duke rritur sigurinë e lëvizjes për të gjithë…

Read More

SPAK ka lëshuar urdhër-arrest për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu, pas zbardhjes së bisedave të saj me bandat kriminale të Elbasanit, të cilat janë kapur në aplikacionin SkyECC. Bisedat zbulojnë se Fetahu ka kërkuar hakmarrje ndaj gazetarit Saimir Kodra, pas denoncimit të tij për korrupsionin e ish-gjyqtares. “Ai, djali i vogël, të gënjej me jetën time, nuk ka djegur asgjë, po pse ty do të gënjej unë, ai mund të ketë djegur shtëpinë e familjarëve të Saimir të Stopit, se kam të sigurt. Unë kam menduar që e ke kuptuar. Atë e kanë bërë shokët e mi me dijeninë time. Në fakt…

Read More

“Foli Ambasada”, “ndërhyri Ambasada”, “takon ambasada gjykatën”, “takon Ambasada SPAK”… “tha Ambasada”, pordhi ambasada…Pffffffff… Na e shpifën ore! Po si ka mundësi që për çdo gjë në jetën tonë këtu Ambasada është lajmi, zgjidhja, çelësi magjik?! Ça muhabeti është ky?! Për çdo çështje hetimore e gjyqsore shfaqet Ambasada nëpër takime me prokurorë e gjykatës?! Pse?! Me ç’status?! Për ç’interes?! Ç’punë ka ambasada në vendimarrjen e gjykatave tona për punët tona krejt të zakonshme?! Mbron investimin?!Ç’investim zeza?! Pse more taksat tona që paguajnë çdo gjë, madje edhe dështimet, të kujt janë?! Po ta zëmë se është investim i tyre (që në…

Read More

Një person është gjetur i vdekur në hyrjen e një pallati në zonën e Kunes në Shëngjin. Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda bën me dije se bëhet fjalë për një 38-vjeçar, i cili është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Read More

Katër persona kanë përfunduar në pranga në Tiranë, si të përfshirë në organizimin e lojërave të fatit. E. A., 43 vjeç, E. T., 34 vjeç, K. B., 47 vjeç, dhe Xh. Ç., 19 vjeç, kryenin aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambienteve për organizimin e basteve sportive online. Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Bad spin 3”. Aparate celulare të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan…

Read More

Juliette Losardo, drejtoreshë e Ekspozitës së Tregut Botëror të Udhëtimit 2024 (World Travel Market London 2024) theksoi tendencat më të fundit që riformësojnë turizmin dhe mundësitë që ato paraqesin për destinacionet dhe bizneset në mbarë botën, sipas një artikulli të botuar në “Travel and Tour World”. Klasa e mesme globale dhe udhëtimi i demokratizuarZgjerimi i klasës së mesme globale po ripërcakton modelet e udhëtimit, pasi më shumë njerëz fitojnë akses në udhëtime të përballueshme dhe të ndryshme. Ky demokratizim ka nxitur kërkesën për përvoja informuese dhe jokonvencionale që lidhin turistët me kulturat lokale dhe mjediset natyrore. Losardo theksoi se vizitorët…

Read More

Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe individët kinezë me ngrirjen e aseteve dhe me regjim vizash, për shkak të bashkëpunimit të tyre me kompanitë ruse, të cilat ndihmojnë përpjekjet e Moskës në pushtimin e Ukrainës, ka mësuar Radio Evropa e Lirë (REL). Masat e reja, të cilat janë shtruar në një draft të parë nga REL-i, janë pjesë e pakos së 15-të të sanksioneve të propozuara rishtazi nga Brukseli, të cilat synojnë gjithashtu t’i godasin gjashtë kompani në Kinë me ngrirjen e aseteve dhe një shtetas kinez me ndalim vizash. Derisa BE-ja në…

Read More

Grupi i Bankës Botërore publikoi sot Raportin për Klimën dhe Zhvillimin për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku për Shqipërinë theksohet se ajo është një nga vendet më të rrezikuara nga katastrofat natyrore në Europë. Sipas Raportit, për këtë arsye Shqipëria duhet të investojë 6 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme për të mbrojtur në mënyrë sa më efektive qytetarët dhe pronat nga rreziku në rritje i përballjes me përmbytjet, zjarret në pyje, tërmetet dhe rrëshqitjet e dheut. Raporti i Grupit të Bankës Botërore për Klimën dhe Zhvillimin vlerëson se “Shqipëria ka potencialin për të rritur qëndrueshmërinë e saj ndaj…

Read More

Opozita do të mbajë sot protestë kombëtare në Tiranë ku është paralajmëruar se do të ketë bllokime të pesë rrugëve kryesore. Sipas agjendës së opozitës, protesta e sotme do të zhvillohet në disa zona të ndryshme, në rrugët dhe rreth rrotullimet kryesore të kryeqytetit. Në secilën nga këto zona protesta do të udhëhiqet nga drejtuesit përkatës të kryesive të PD-së dhe nga deputetët demokratë. Protesta do të mbahet te bashkia, te rreth rrotullimi Zogu i Zi, Rruga e Elbasanit, Sheshi Willson dhe te Pallati me Shigjeta. Në secilën nga këto zona protesta do të udhëhiqet nga drejtuesit përkatës të kryesive…

Read More

Dashi Gjatë kësaj dite Venusi do ju shoqërojë me një sharm të pazakontë, me anë të të cilit do të bëni për vete shumë persona. Njeriu juaj i zemrës do jetë i mahnitur totalisht nga hijeshia juaj. Takime interesante dhe intriguese parashikohen për ata që janë vetëm. Në punë duhet të guxoni dhe të merrni të parët një nismë. Demi Dita do të nisë në mënyrë të shkëlqyer ku do të jeni më të komunikueshëm dhe më të hapur ndaj ndjenjave. Shmangni sjelljet e ngurta dhe jini më elastik. Në dashuri parashikohen të reja të rëndësishme për ata që janë…

Read More

Malësi e Madhe/Informacion paraprak Rreth orës 05:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik” automjeti me drejtues shtetasin A. B., 35 vjeç, banues në Podgoricë, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. G., 80 vjeç. Si pasojë 80 vjeçari, ka humbur jetën. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë; mot të kthjellët dhe të ftohtë ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në vijën bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të pakta do të jenë zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-hershme në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në të dy vlerat ekstremale duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Jug…

Read More