Një tru i lodhur mund të na bëjë më agresivë. Lodhja e zgjatur mendore në fakt mund të konsumojë zona të trurit thelbësore për aftësinë e një individi për të vetëkontrolluar dhe të bëjë që njerëzit të sillen më pak në mënyrë paqësore. Studimi ekzaminoi më shumë se 400 individë dhe vëzhgoi sjelljet e tyre me kalimin e kohës. ”Studimi ynë tregon se lodhja mendore ka një efekt të matshëm në sjellje dhe se, kur shfaqet një shkallë e caktuar lodhjeje, njerëzit kanë më shumë gjasa të sillen në mënyrë armiqësore”, thekson Erica Ordali kordinator i studimit.
Author: tirana
Nisi nga gjimnazi ”Sami Frashëri” në Tiranë konsultimi publik me prindër, mësues, e staf mbështetës mbi fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes tyre për të parandaluar shfaqet e dhunës tek të miturit, në të gjitha format e saj, si dhe për të diskutuar mbi perspektivën e aksesit të nxënësve dhe adoleshentëve në platformat sociale TikTok dhe SnapChat. Konsultimi, i cili do të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit u lançua nga kryeministri Edi Rama, duke marrë shkas nga ngjarja tragjike e disa ditëve më parë, e vrasjes së adoleshentit 14 vjeçar nga bashkëmoshatari i tij. ”Do të nisim sot…
Këtë të martë, PD me partitë aleate, do të vijojnë mosbindjen civile në disa nga akset kryesore të Tiranës. Për këtë Policia e qarkut të Vlorës ka dalë në kontrolle për automjetet në hyrje të autostradës Levan-Vlorë. Këto kontrolle kanë në fokus pikërisht mjetet që nisen drejt Kryeqytetit në organizimin e partive opozitare. Në këtë aksion po kontrollohen automjetet për posedimin e sendeve të kundraligjshme të cilat mund të përdoren në protestën e opozitës. Pjesë e kontrolleve janë edhe drejtuesit e këtyre mjeteve. Drejtuesve ju kërkohet leja e drejtimit për të parë nëse kemi të bëjme me persona që mund…
Mario Çela këtë të martë është arrestuar në Belgjikë, dhe ai është vëllai i kreut të bandës së Elbasanit të goditur dje nga SPAK, Suel Çela. SPAK goditi grupin kriminal të Suel Celës, një organizatë me bazë në Elbasan për trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine dhe shpërndarjen e saj në vende të Bashkimit Evropian. Banda kriminale, e cila synim kryesor ka pasur kontrollin e territorit kryesisht në Shqipërinë e Mesme, sipas SPAK, kishte depërtuar në sistemin e drejtësisë, në polici dhe në media, për të favorizuar anëtarët e organizatës kriminale, për të rënduar pozitën e kundërshtarëve, dhe për…
Rusia njoftoi më 26 nëntor se ka marrë vendim që të dëbojë një diplomat britanik, të cilin e akuzon për spiunazh. Shërbimi i sigurisë federale, (FSB), tha se diplomati, fotografitë e të cilit u publikuan nga mediat ruse, qëllimshëm kishte ofruar informacione të rreme kur kishte hyrë në Rusi. “Në të njëjtën kohë, FSB-ja ruse ka gjetur shenja të diplomatit në fjalë duke kryer punë të inteligjencës dhe subversive që kërcënojnë sigurinë e Federatës Ruse”, u tha në njoftim. Zyra britanike për Punë të Jashtme ende nuk ka reaguar, e as Ambasada brinake në Moskë. Agjencia e lajmeve, TASS, citoi…
Lela Seferi, banore në ”Big Brother Kosova Vip 3” i është përkeqësuar gjendja shëndetësore pas spektaklit të së hënës në shtëpinë më të madhe në vend. Ajo për një moment tha se nuk po ndihet mirë dhe se kërkoi ndihmë në dhomë të rrëfimit. ”Po më merren mendtë”, dëgjohet duke thënë. Kjo duket të jetë për shkak se nuk kishte ngrënë bukë dhe për atë edhe nuk ishte mirë. Sidoqoftë, në Prime-n e djeshme pati situata të ndryshme, ku edhe u largua Eduart Kuqi.
Disa ditë më parë, Gjykata Kushtetuese interpretoi se masat e sigurisë ”detyrim paraqitjeje” dhe ”ndalim i daljes jashtë shtetit” nuk pengojnë punën e deputetit dhe mund të vendosen pa autorizim nga Kuvendi, duke rrëzuar pretendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha. Për njërën nga kërkesat, gjykata pranoi se bllokimi i pasaportës ishte joproporcional. Më 27 dhjetor 2025, çështja e ”arrestit shtëpiak” do të shqyrohet nga Kolegji i Gjykatës Kushtetuese. Kështu Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për përshpejtimin e procesit ndaj ankimimit që ai ka bërë për masën e ”arrestit të shtëpisë”. Njoftimi Kolegji i Gjykatës Kushtetuese…
Zhvillime të reja ka për vrasjen e Martin Canit. I mituri i akuzuar si vrasësi i nxënësit 14-vjeçar është dërguar në Burgun e Kavajës. Ndaj tij ka masë sigurie ”arrest në burg”. Transferimi u bë pas peripecive me mjekun e spitalit privat ku mjekohej autori i dyshuar, pasi edhe vetë kishte plagë me thikë në krah. Mjeku nuk pranonte t’i Drejtorisë së Burgjeve epikrizën e mjekimit të autorit të dyshuar, duke mos mundësuar në këtë mënyrën daljen e tij nga spitali. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka publikuar një dokument për të cilin pretendon se është procesverbali i…
Publikohet videoja e një ngjarjeje të rëndë të ndodhur më 21 nëntor në Qytet Studenti, ku u plagos me thikë Aron Demiraj, 20 vjeç. Policia arrestoi pas ngjarjes autorin Ajdin Ajvazi, 19 vjeç. I riu Demiraj u qëllua 8 herë me thikë dhe siç shihet në videon e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Igli Çelmeta, autori e godet pa pushim, ndërsa ai tenton të mbrohet me duar. Edhe kur i ka shkaktuar plagë në bark, autori nuk ndalon. 20-vjeçari për një çast prek barkun me dorë, aty ku ishte plaga, por njëkohësisht i duhet dhe të mbrohet nga 19-vjeçari Ajvazi…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Fier, ku një grua ka rënë nga kati 7 i një pallati në lagjen Apollonia. Bëhet me dije se ajo ka marrë lëndime të shumta, por ka shenja jetë. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca e cila e ka transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit. Dyshohet se gruaja ka qenë duke nderë rroba në ballkon kur ka rënë aksidentalisht.
Transferohet në burgun e të miturve autori i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani. Autori M.P., gjithashtu 14 vjeç ndodhej në një spital privat prej ditës së ngjarjes, teksa sot u transferua në burgun e të miturve. Raportohet se zyrtarët e burgjeve kanë njoftuar sot policinë, pasi mjeku i spitalit privat ku po merrte ndihmën mjekësore autori, nuk pranonte të plotësonte epikrizën. Autori, ishte shtruar në një spital privat që në momentin pas krimit, pasi në monetin kur ka sulmuar Martin Canin, është dëmtuar edhe vetë me thikë. Ndaj 14-vjeçarit është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg”, masë e cila…
Ka nisur konsultimi në lidhje me propozimin e kryeministrit Edi Rama për ndalimin e TikTok dhe Snapchat pas rastit të rëndë ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani. Rama ka dhënë detaje në lidhje me mënyrën se si do të funksionojë sistemi i monitorimit në shkolla, sistem për të cilën kryeministri sqaroi se do të nënshkruhet një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara brenda dhjetorit, në lidhje me financimin. Fjala e kryeministrit Edi Rama: “Do doja të thoja pak gjëra. Çka po diskutojmë dhe e gjithë problematika që lidhet me shqetësimin e sjellë nga një tragjedi. Nuk është një diskutim që ne…