E veshur kuqezi, këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka uruar për festën e Flamurit, ku shihet të ndezë skenën nën ritmin e muzikës popullore tradicionale shqiptare. Kujtojmë që dy muaj më parë Rita vizitoi Kosovën, dhe në takimin e saj të parë me mediat ajo shpreh se është krenare që i përket këtij kombi. “Jam e lumtur që jam në Kosovë. Kam pasur një udhëtim fantastik me UNICEF-in. Me të vërtetë po mundohem që ta ndihmoj rininë kosovare. Jam e mrekulluar me punën që po bëjnë të rinjtë dhe jam krenare që jam pjesë e këtij kombi. Me të…
Author: tirana
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca vizitoi sot Boletinin për nder të festës së 28 Nëntorit. Ai bëri homazhe dhe nderime te Kulla e Isa Boletinit. Gjatë fjalës së tij, Konjufca ka potencuar se Isa Boletini së bashku me Ismail Qemailin janë simbolika e ecjes së bashku e Kosovës me Shqipërinë për lirinë e përbashkët. “Në këtë ditë të bekuar për kombin shqiptar, 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, erdhëm për ta nderuar heroin e madh të kombit shqiptar, Isa Boletinin, sepse aty ku ishte Ismail Qemali aty ishte edhe Isa Boletini. Me fjalë të tjera kjo tregon pandashmërinë e…
112-vjetorin e Pavarësisë, politika shqiptare e festoi e ndarë. Demokratët organizuan takimin e tyre në qytetin simbol të Pavarësisë, ku mori pjesë online edhe kryetari i PD, Sali Berisha, i cili të mërkurën u lirua nga arresti në shtëpi. Berisha tha se Shqipëria është larg vizonit që patën firmëtarët e Pavarësisë për shkak të keqqeverisjes nga Edi Rama. Duke kujtuar vështirësitë e PD-së gjatë periudhës disa vjeçare të përçarjes, kryedemokrati tha se është detyrë e saj që të rrëzojë qeverinë “Rama”, të cilën e cilëson një diktaturë moderne. Rruga për rrëzimin e qeverisë, sipas tij, është vetëm vijimi i mosbindjes…
Studiuesit thonë se kanë gjetur trajtimin e parë të ri për sulmet e astmës në 50 vjet. Sipas mediave të huaja, injeksioni zbut një pjesë të sistemit imunitar që mund të kalojë në mbingarkesë si në shpërthimet e astmës ashtu edhe të një gjendjeje të mushkërive të quajtur sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD). Benralizumab përdoret tashmë në rastet më të rënda, por hulumtimi i fundit sugjeron se mund të përdoret në mënyrë rutinore për rreth dy milionë sulme të astmës në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit. Ekipi hulumtues në King’s College në Londër tha se ilaçi ishte një “ndryshues i…
Në Tiranë është ngritur flamuri i Pavarësisë, në përkujtim të 112 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë nga pushtuesit osman. Në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Sheshin Skënderbej, ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Qindra qytetarë kanë dalë në shesh me flamuj kuqezi, për të festuar nën ritmin e këngëve popullore shqiptare Ditën e Pavarësisë. Veliaj tha gjatë fjalës së tij se sot Shqipëria është në ditët e saj më të mira, me shpresën se do të bëhet anëtare e BE-së. ”Sot jemi në ditët tona më të mira. Shqipëria është një vend që do të jetë ndoshta anëtari…
Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në kantierin e Qendrës Multifunksionale për Zhvillim Rajonal në Vlorë, së bashku kreybashkiakun Ermal Dredha, deputeti Bledi Çuçi si dhe drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli. Rama tha se kjo qendër do të shërbejë si një vatër teknologjike për ata që mund të zgjedhin Vlorën në të ardhmen. ”Ambicie për qendër teknologjike të mikëpresim pjesë sado të vogël nga ajka e inovacionit në SHBA dhe Evropë me kushtet e Vlorës, me gjithë legjislacionin përkatës të parqeve teknologjike duke e bërë këtë pjesë të instrumentit financiar të parqeve teknologjike të krijoj në pak kohë…
Dervish Hasi u arrestua në muajin janar të këtij viti, nën akuzën “trafikim i të miturve” dhe “pornografi” është liruar nga burgu. Mjeku kardiolog i spitalit “Shefqet Ndroqi”, është liruar nga qelia 8 ditë më parë. 42-vjeçari mbante në banesën e tij tri gra duke argumentuar se ia lejonte besimi i tij fetar, dyshohej se kishte shfrytëzuar një vajzë të mitur, vetëm 16 vjeç, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt. Në kohën kur mjeku u arrestua, dyshohej se vajza e mitur shkonte në shtëpinë e tij 3-4 ditë të javës dhe dyshohej po ashtu se për një…
Në 28 Nëntor 1912, Shqipëria shpalli Pavarësinë e saj. Më 28 Nëntor 1912, përfaqësues nga të gjitha krahinat shqiptare me në krye Ismail Qemal Bej Vlorën, ngritën Flamurin Kombëtar në Vlorë, duke shpallur Pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Pas afro pesë shekujsh pushtimi, ky akt historik çliroi vendin duke i hapur rrugë ndërtimit të shtetit të pavarur dhe institucioneve kombëtare, përfshirë strukturat monetare dhe bankare. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, një nga kujdeset parësore të qeverisë shqiptare të kryesuar nga Ismail Qemal Bej Vlora ishte ngritja e një banke emetimi dhe krediti në Shqipëri, e cila ta…
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka reaguar pas 10 ditësh nga vrasja e14-vjeçarit Martin Cani me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj, pranë shkollës 9-vjeçar “Fan Noli” në qendër të Tiranës, ku dy të miturit studionin. Reagimi Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha në rrjetet sociale: Mbështes plotësisht në frymë dhe në gërmë deklaratën e sotme të Policisë së Shtetit dhe i bashkohem thirrjes për mediat, që të ndalin valën e dizinformimit mbi autorësinë e vrasjes së nxënësit të shkollës “Fan Noli” dhe në përgjithësi mbi komunikatat e Policisë së Shtetit, siç bënë edhe në rastin e Pogradecit…
Ambasada E Gjermanisë në Tiranë uroi sot të gjithë shqiptarët me rastin e Festës së Pavarësisë. “Ne qëndrojmë krah për krah me partnerët tanë në Shqipëri në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në urimin e ambasadës së Gjermanisë. Për të festuar këtë ditë, ambasada e SHBA-së në Tiranë ndau në rrjetet sociale këngën “O moj e bukura Arbëri” të kënduar nga e madhja Vaçe Zela. Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, 112 vjet nga shpallja e Pavarësisë. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës. Më 28…
Këtë 28 Nëntor, në kuadër të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 80-vjetorit të Çlirimit të vendit, Tirana u bë sërish qendra e bashkimit kombëtar, duke mirëpritur për të dytin vit radhazi “Paradën e Shqiptarëve.” Nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Erion Veliaj, dhe në bashkëpunim me Shoqatën “Rrënjët Shqiptare” (Albanian Roots – Nju Jork), kjo ngjarje festive mblodhi kryetarë, nënkryetarë dhe këshilltarë komunalë nga të gjitha trevat shqiptare, si dhe përfaqësues nga komunat arbëreshe. Parada u hap me një moment emocionues, recitimin e poezisë së Gjergj Fishtës “Shqypnia e lirë,”…
Kryetari i kuvendit Glauk Konjufca dhe përfaqësues të tjerë shtetërorë zhvilluan homazhe në memorialin e komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz. “Ashtu sikurse çdo 28 nëntor edhe këtë 28 nëntor erdhëm në Prekazin legjendar për tu përkulur para sakrificës së madhe të familjes Jashari, për ta kujtuar edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe daljen e saj si dhe për ta kujtuar edhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, e cila është pikërisht më 28 nëntor. 28 nëntori është dita jonë e krenarisë, dita e flamurit tonë kombëtar. 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit tonë dhe popullit shqiptar. Kështu…