Bashkia e Tiranës ka propozuar një projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale, duke përcaktuar dy pasuri të reja si zona në zhvillim në rrugën “Hamdi Pepa”. I gjithë projekti do të financohet nga fondi i banesave sociale. Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se zona e re ku do të ndërtohen banesat sociale, i ka të gjitha shërbimet e nevojshme pranë. “Bëhet fjalë për të ndarë një pasuri që është pronë e bashkisë së Tiranës, për ta dedikuar për banesat sociale. Bashkia e Tiranës ka mbledhur një fond të banesave sociale, të cilat jemi gati ta investojmë. Bëhet fjalë për…
Author: tirana
Shefja e re e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas zhvilloi sot takime të ndara me krerët e Kosovës dhe Serbisë me të cilët ka biseduar për dialogun për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, për sulmin në Banjskë dhe shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok. ”I takova presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti. E vetmja rrugë drejt anëtarësimit në BE është përmes normalizimit të raporteve mes tyre, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit. Mirëprita gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar pas sulmit të fundit terrorist. Kryesit duhet të përballen me drejtësinë”, tha Kallas përmes një postimi në rrjetet…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku është pritur në një takim nga presidenti i ri i Këshillit Europian, António Costa, ndërsa ka ndarë edhe një foto. Ky takim vjen para zhvillimit të samitit mes shteteve të BE-së dhe atyre të rajonit, që mbahet më 18 dhjetor në kryeqytetin belg, Bruksel. Pasardhësi i Charles Michel synon përshpejtimin e procesit të integrimit europian të rajonit tonë.
Koreja e Jugut ka shpallur ligjin e përgjithshëm ushtarak. Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, në një fjalim të paparalajmëruar dhe të transmetuar drejtpërdrejt në televizion, duke pretenduar se ai do të zhdukte “forcat anti-shtetërore pro-koreane të Veriut”. Kjo është hera e parë që nga viti 1980 që Koreja e Jugut shpall ligjin ushtarak. “Po shpall ligjin ushtarak për të mbrojtur Republikën e lirë të Koresë nga kërcënimi i forcave komuniste të Koresë së Veriut, për të zhdukur forcat e neveritshme antishtetërore pro-koreane që po plaçkitin lirinë dhe lumturinë e popullit tonë…
Deputetja Flutura Açka, thotë se baza e Partisë Demokratike nuk është e bashkuar. Madje ajo tha se ajo është e copëzuar. ”Partia Demokratike nuk është e bashkuar, flas për bazën e PD-së. Është shumë e copëzuar. Problemi është ndarja që ka ndodhur, që të bashkosh një gjë, duhet të shkosh te burimi i ndarjes. Rikthimi i Berishës nuk dha rezultat në bazën e PD-së”. Nga ana tjetër, ajo thotë edhe se PD është në një marrëveshje nën tavolinë me Ramën. ”Shpresoj për një reformim të opozitës shqiptare, kam shpresuar që do të reformohej. Mendoj se ka një marrëveshje nën tavolinë…
Sali Berisha tha në fjalën e parë në Kuvend pas 11 muajve mungesë, se ky është rikthimi i tij i tretë dhe do të jetë më i suksesshmi. Për socialistët janë të pashpresë ndërsa demokratët janë shpresa e madhe e shqiptarëve. ”Ju siguroj që rikthimi më i suksesshëm në histori i Sali Berishës do të jetë rikthimi i tretë dhe në këtë aspekt jeni të pashpresë. Ju të pashpresë shqiptarët me shpresë të madhe. Ne jemi shpresa e madhe e shqiptarëve, ne nuk do i zhgënjejmë ata”, u shpreh Berisha. Kujtojmë se Sali Berisha kthehet në parlament pas 11 muajsh…
Bashkia e Tiranës ka vendosur të nderojë legjendën e artit shqiptar, Mirush Kabashi, duke i dhënë emrin e tij Teatrit tek Parku i Madh i Liqenit Artificial. Ky vendim vjen si një mënyrë për të përjetësuar kujtimin dhe kontributin e një prej figurave më të shquara të skenës shqiptare. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se duke i dhënë emrin “Mirush Kabashi” një hapësire që i dedikohet artit, ne jo vetëm që nderojmë të kaluarën, por gjithashtu investojmë në një të ardhme ku vlerat artistike dhe kulturore do të lulëzojnë në zemër të kryeqytetit. “Propozimi për emërtimin e…
Çdo ditë secili nga ne ndeshet me thirrje dhe mesazhe në rrjetet sociale për të ndihmuar të sëmurë. Një rast i tillë është zbuluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Tiranës, ku një 55-vjeçar është arrestuar dhe dy persona të tjerë po ndiqen penalisht në gjendje të lirë. Artur Karati banues në Përmet me anë të mashtrimit kompjuterik të kryer nga një profil fals në rrjetin social Instagram, duke përdorur fotografi të marra në internet, të një shtetasi të mitur të sëmurë dhe ka përfituar shuma parash nga persona të ndryshëm, me pretendimin se do të…
Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të marrë pjesë këtë fundjave në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre Dame në Paris, udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që pas zgjedhjeve. Katedralja rihapet të shtunën pas më shumë se pesë vitesh rindërtimi pas një zjarri masiv në vitin 2019 që pothuajse e shkatërroi këtë objekt historik të Parisit. Në ceremonitë që do të mbahen të shtunën dhe të dielën nën masa të larta sigurie, pritet të marrin pjesë rreth 50 krerë shtetesh dhe qeverish. Zoti Trump njoftoi se ai do të jetë njëri prej tyre me një postim në rrjetin…
Xheneta dhe Gjesti i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Me përfundimin e raportit të tyre kanë shpërthyer edhe akuzat për njëri-tjetrin. Gjesti u shpreh se Xheneta kurrë më nuk do ta ketë mundësi që të afrohet me të teksa u shpreh se kjo e fundit mbrëmë e ka treguar vetën. “T’ka dalë fytyra dhe janë pa krejt senet, më nuk e ki mundësinë as me gishtin e vogël me më prek. Kurrë në jetë mos të ndodhë as me më këqyrë më – pasha Zoti as që të preku më”,-u shpreh Gjesti. “Unë nuk du as me fol me…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga takimet këshilluese me prindërit që po realizohen në të gjithë Shqipërinë. Këto takime këshilluese po zhvillohet në kuadër të kufizimit të rrjeteve sociale si TikTok. ”Vijon këshillimi i gjerë me prindërit në shkollat e Tiranës, Kukësit, Mirditës, Dibrës, Tropojës, Pukës, Fierit, Divjakës, Finiqit, Pogradecit, Korçës, Maliqit, Kolonjës, Devollit për kufizimin e rrjeteve si TikTok SHQIPËRIA2030”, ka shkruar Rama. Gjithçka nisi me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Rama foli për mbylljen e aplikacioneve Tiktok dhe SnapChat, u shpreh se nuk është zgjidhje e problemit, por ngushton hapësirën që nxit dhunë. Kreu i qeverisë…
Një ngjarje kriminale është parandaluar në Lezhë. Strukturat e parandalimit të krimit, të Komisariatit të Policisë Kurbin, sapo kanë marrë informacion se një shtetas i cili më parë ishte konfliktuar me një shtetas tjetër, konflikt i padeklaruar në Polici po qarkullonte me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për bllokimin e automjetit dhe të shtetasit, me qëllim verifikimin e informacionit. Gjatë kontrolleve për lokalizimin e këtij shtetasi, në Mamurras, në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, është bërë lokalizimi i automjetit me të cilin 21-vjeçari lëvizte dhe menjëherë i është bërë shenjë për të ndaluar. 21-vjeçari sapo ka parë…