Author: tirana

Nga Spartak Ngjela Vjen një kohë kur secili e di se nuk bën dot gjë, ku gjithkush e ndien dhe një pakicë e kupton që jeta ka hyrë dhe po ecën në një vijë absurde, dhe shoqëria hesht. Në këtë gjendje jemi edhe ne shqiptarët sot. Por mos mendoni se është faji ynë! Historia na ka goditur, sepse konfliktet tona të brendshme nuk na kanë lënë që ta krijonim veten realisht. Një shoqëri që nuk e ka rikrijuar veten realisht, sundohet jo nga idetë, por nga absurditeti. Po absurditeti çfarë është si koncept? Absurdeliteti është një ide që nuk mund…

Read More

Brian Thompson, CEO i UnitedHealthcare, një prej kompanive më të mëdha të sigurimeve shëndetësore në SHBA, u qëllua me armë në gjoks në qendër të Manhatanit. Fjala është për një atentat dhe ai u qëllua pak pas orës 6:45 të mëngjesit me kohën lokale, sipas raportit të policisë, në 6th Avenue dhe konkretisht në hotelin New York Hilton Midtown. Më pas ai u dërgua në spitalin Mount Sinai West në gjendje kritike, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte. Oficerët janë ende në kërkim të sulmuesit, i cili u largua në lindje në këmbë përgjatë 6th Avenue. Ai kishte veshur një…

Read More

Nga Bolonja në prani të drejtuesve të rajonit Emilia-Romagnia, presidenti Bajram Begaj bëri thirrje për të shfrytëzuar çdo mundësi me synim forcimin e lidhjeve dhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë. ”Faleminderit për këtë ftesë të ngrohtë dhe mundësinë për të qenë sot mes jush në këtë aktivitet kuptimplotë. “Incontrarsi” ka domethënie mjaft të madhe. Për ne shqiptarët çdo takim është një mundësi e re është një mundësi për të krijuar lidhje për të forcuar ato që kemi, për të ndërtuar ura bashkëpunimi”,-tha Begaj. Kreu i Shtetit u drejtoi një ftesë komunitetit arbëresh, atij shqiptar…

Read More

Udhëheqësi i grupit rebel xhihadist sirian Hayat Tahrir al-Sham (HTS) është shfaqur në publik, kjo që nga fillimi i kryengritjes kundër regjimit sirian një javë më parë, sipas videove që kanë qarkulluar në mediat sociale orët e fundit. Për Ahmed Hussein al-Sara pati raporte të pakonfirmuara në mediat arabe pretendonin se u vra të dielën në një sulm ajror rus shfaqet gjallë në mediat sociale arabe dhe kanalet e lajmeve, duke përfshirë Al Jazeera. Videot tregojnë al-Julani, për “kokën” e të cilit SHBA ka vendosur 10 milionë dollarë dëmshpërblim, duke ecur në mes të turmës që brohoret në Aleppon e…

Read More

Vatikani ka zbuluar makinën e re që do të përdoret për të transportuar Papa Françeskun, një Mercedes-Benz elektrik me kabinë të hapur. Makinën e re elektrike, e cila ka sedilje më të ngritur nga e cila mund të shohë më mirë, Papa Françesku do ta përdorë kur të përshëndesë pelegrinët në Sheshin e Shën Pjetrit. Makina është një version i modifikuar elektrik i “G-Class” luksoz të përmasave të mesme të prodhuesit gjerman të automjeteve. Ajo do të ketë një sedilje më të ngritur për Papën, në mënyrë që turmat ta shohin më lehtë.

Read More

Në Durrës vijon puna për rikonstruksionin e Galerisë së Arteve Pamore “Nikolet Vasia”. Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook foto nga punimet që po zhvillohen për rikonstruksionin e galerisë, teksa e cilëson projektin inovativ, që përmirëson cilësinë e kësaj galerie si nga ana teknike dhe funksionale në shërbim të të gjithë artistëve dhe artdashësve durrsakë. “Galeria e Arteve Pamore “Nikolet Vasia” në Durrës po rilind nga e para, me një projekt inovativ që synon të përmirësojë cilësinë e kësaj galerie si nga ana teknike dhe funksionale në shërbim të të gjithë artistëve dhe artdashësve durrsakë që do të bëhen…

Read More

Një 45- vjeçar është gjetur i pajetë brenda mjetit të tij në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 të qytetit, në një rrugë dytësore krahas unazës. Policia bënë me dije se në trupin e 45-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale. Njoftimi i plotë Në lagjen nr. 10 Korçë, është gjetur pa shenja jete në mjetin e tij, shtetasi C. M., 45 vjeç. Nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e…

Read More

Nga qelia e burgut të Fierit, ish-deputeti i Partisë Demokratike ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, për të kundërshtuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës dhe asaj të Apelit të Juridiksionit të përgjithsëm, të cilat vendosën dënimin e tij me 1 vit burg për ‘shpifje’. Salianji asnjëherë nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke i quajtur politike, prandaj edhe kërkon lirinë. Ish-deputeti u dënua për dosjen Babale, ku bashkë me gazetarin Jetmir Olldashi dhe Albert Veliun e njohur si Babale hodhën akuza ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohë, Agron Xhafajt,…

Read More

Leonardo Gashi ka prekur të gjithë banorët me rrëfimin për një familjar të tij në sfidën ”Ngjyrat e jetës time”. Ai tregoi se djali i axhës së tij ka kaluar sëmundjen e kancerit si 18 vjeçar dhe si shkak i sëmundjeve të tjera është i palëvizshëm. Leo thekson ndër të tjerash që frika e tij më e madhe është humbja e tij. Banorët e shtëpisë nga ana tjetër e përshëndetën me duartrokitje Robertin, duke i thënë se duhet të vazhdojë e të qëndrojë i fortë. ”E kam një pjesë që më jep shumë frikë këtu brenda, se kur flas për…

Read More

Byroja e Kuvendit të Shqipërisë do t’i japë 500 mijë euro të ashtuquajturit komisioni Anti-Korrupsion që drejtohet nga ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Është vetë Xhafaj që i ka kërkuar Kuvendit shumën prej 500 mijë eurosh, duke paraqitur një listë me 91 ekspertë, që do të kenë 3 nivele pagash, e që shkojnë deri në 8 mijë euro. Niveli i parë i ekspertëve të nivelit të lartë, ka 30 emra. Ata do të marrin 3 paga bruto të një këshilltari, ose e thënë ndryshe rreth 8 mijë euro. Niveli i dytë, prej 11 emrash, do ta marrin nga 2 paga…

Read More

Kandidatët në zgjedhje do të jenë të barabartë. Me këtë kërkesë u bënë bashkë para Gjykatës Kushtetues deputetë të opozitës që nuk janë pranë Sali Berishës dhe parti të reja të vogla që pretendojnë të hyjnë në Parlament. Kërkesat e 7 partive, mes tyre ajo e LZHK-së së Dashamir Shehit, ajo e Bashës, e Nismës Thurrje dhe e Adriatik Lapajt, kanë vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese kundër ndryshimeve PD-PS të Kodit Zgjedhor fund korrikun e kaluar. Sipas tyre listat e deputetëve duhet të jenë 100 % të hapura, dhe të mos jetë 1/3 e mbyllur, siç u dakordësia nga dy…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ndarë një detaj nga mbledhja e sotme, ku për të afera e portit të Durrësit kërkon një hetim të plotë parlamentar. ”Transparenca mbi pasuritë publike dhe veçanërisht verifikimi dhe prerja e lidhjeve të krimit të organizuar me projekte madhore strategjike të vendit, duhet të jetë misioni i Kuvendit në periudhën e mbetur të kësaj Legjislature”. Postimi i plotë Afera e Portit të Durrësit që sipas investigimeve serioze të mediave gjermane ka gjurmë që shkojnë deri në Ekuador dhe Kolumbi, është një nga aferat më të mëdha të Edi Ramës dhe Belinda…

Read More