Author: tirana

Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq një firmë ndërtimi dhe administratorin A.K. për ‘Mos pagim i taksave dhe tatimeve pasi nuk paguan detyrimet tatimore me vlerë 9 mln lekë. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet dhe dërgoi në gjyq shoqërinë ‘E….’ shpk dhe administratorin e saj, shtetasin A.K., për veprën penale ‘Mospagimi i taksave dhe tatimeve’, parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal. Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.176 datë 14.02.2020, u provua se shoqëria “E….” Sh.p.k., ushtron veprimtarinë e saj tregtare me objekt të veprimtarisë ndër të tjera…

Read More

Ushtria izraelite vrau të paktën 39 palestinezë në sulmet në të gjithë Rripin e Gazës gjatë natës, thanë zyrtarë të shëndetësisë të enjten, duke përfshirë të paktën 20 persona në një sulm që dogji çadrat në një kamp refugjatësh të mbushur me njerëz. Banorët mbanin një trup të mbështjellë me qilima nga rrënojat e djegura të strehimoreve të improvizuara në Mauasi, pranë bregdetit në perëndim të qytetit Khan Younis në Gazën jugore, ku dhjetëra mijëra njerëz janë strehuar për muaj të tërë. Izraeli e ka shpallur qytetin zonë humanitare dhe prej kohësh u ka thënë njerëzve që të shkojnë atje…

Read More

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov u përplas të enjten në mënyrë indirekte me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në takimin vjetor të OSBE-së për sigurinë, duke akuzuar Perëndimin se rrezikon përshkallëzimin e luftës në Ukrainë, por u largua përpara se zoti Blinken dhe ministrat e jashtëm të vendeve të tjera të mund të përgjigjeshin. Duke folur në takimin ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Maltë, Lavrov akuzoi Perëndimin për ringjalljen e Luftës së Ftohtë dhe provokimin e një konflikti të drejtpërdrejtë me Rusinë.Ai tha se veprimet e Shteteve të Bashkuara u nxitën nga dëshira për…

Read More

Tërmeti i tretë i fuqishëm brenda një jave ka ndodhur në orën 00:38 të së premtes në Qipro. Tërmeti ishte me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, me epiqendër 44 km në juglindje të Larnakës, sipas Institutit Euro-Mesdhetar (EMSC). Thellësia fokale u vlerësua në 26 km. Tërmeti është ndjerë në Larnaka dhe nuk raportohet për dëme. Dy tërmetet e mëparshme kishin magnitudë 5 dhe 4.5 ballë të shkallës Rihter dhe ndodhën në jug të Limasolit dhe në verilindje të Paphos.

Read More

Në kishën e Shën Mëhillit që gjendet në pjesën e sipërme të fshatit Vuno, ka nisur projekti restaurues që synon rikthimin e kishës në një gjendje funksionale si dhe mbrojtjen e vlerave të saj historike dhe arkitektonike. Kisha është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 2015. E ndërtuar me gurë të lidhur me llaç gëlqereje, ajo i përket tipit të kishave me një nef, me apsidë të rrumbullakët dhe afreske të vitit 1783. Deri më tani nuk kishte pasur ndërhyrje restauruese. Pikat kryesore të projektit restaurues: çati e re me tjegulla vendi; restaurim dhe konsolidim strukturor i…

Read More

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me kthjellime (diell) kryesisht përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht Ultësirës Perëndimore. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht mesatar. Nga orët e para të mëngjesit deri pasdite reshjet e shiut do të jenë të përqendruara në veri të vendit me intensitet të…

Read More

Dashi Shmangni fantazitë sepse mund të përballeni me zhgënjime të mëdha. Më mirë qëndroni me këmbë në tokë. Financat do jenë në një gjendje të qëndrueshme. Beqarët do kenë ndryshime të mëdha në jetën sentimentale. Demi Financat do të kenë përmirësime falë mënyrës tuaj të kursimit. Dëshira për të qëndruar sa më shumë me partnerin dhe për te përjetuar emocione do jetë e zjarrtë gjatë kësaj dite. Në punë mund të merrni një propozim.Binjakët Ditë jo me shumë mundësi sa i përket çështjeve emocionale. Në planin financiar çdo gjë do shkojë për mrekulli. Për ata që janë të papunë mundësi…

Read More

Nuk ka vonuar reagimi nga kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ndaj kryeministrit, duke thënë se Rama ka shantazhuar SPAK-un për dosjen Xibraka. Bardhi i kërkoi interpelancë kryeministrit për çështjen “Becchetti”, por Rama reagoi duke thënë se do të shkojë në Parlament për tu përballur në çdo interpelancë me kreun e Grupit të PD, por kur të finalizohet një kusht. Rama thotë se kjo përballje do të realizohet vetëm pasi të ketë dalë vendimi i SPAK për çështjen e vëllait të tij Olsi Rama, të cilin sipas shefit të qeverisë, Bardhi e ka zbuluar si “trafikantin e…

Read More

Edhe pse me mosbindjet civile Partia Demokratike shprehet se kështu do të vijë qeveria teknike, sekretari për çështjet zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri thotë se nuk është në agjendën e PS-së. Për të kërkesa e opozitës për qeveri teknike nuk ka asnjë bazë politike. ”Kjo është një dëshirë politike e pabazuar as në realitetin politikë dhe as në ligj. S’ka ndodhur kurrë që një opozita kërkon qeveri teknike dhe të bëhet qeveri teknike. Ato bëhen vetëm kur ka kriza të mëdha financiare, ose si u bë në ‘97. Por nuk shoh asnjë arsye për tu bërë. Është dëshirë për t’i…

Read More

Dy sfidat e Superiores, Partizani-Egnatia dhe Skënderbeu-Tirana këtë të enjte janë mbyllur në barazim. Kryesuesit e Partizanit ishin shumë pranë fitores në ndeshjen ndaj kampionëve në fuqi, por iu ikën 3 pikët në minutat e fundit. Mba realizoi për “demat e kuq” në minutën e 34, ndërsa Bakayoko barazoi në minutën e fundit të kohës së rregullt, por menjëherë pas festës u ndëshkua me karton të kuq nga kryesori i takimit, i cili i akordoi dy kartonë në verdhë, pasi hoqi bluzën dhe festoi tek tifozët kundërshtarë. Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Korçë, Skënderbeu-Tirana, nuk pati gola, por dy…

Read More

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku është konsultuar me një grup ndërtuesish në vend, ku ka diskutuar risitë mbi draftligjin për bashkëpronësinë. Për të ky draftligj garanton trajtimin e pronës së përbashkët bazuar në praktikat më të mira të vendeve të BE-së. Po ashtu Mazniku deklaroi se ky ligj i ri forcon rolin e bashkive dhe administratorëve në hapësirat e përbashkëta. Ministri shpjegoi se ligji detyron çdo pronë që ka më shumë se 4 apo 5 njësi bashkëpronësie të ketë një administrator të regjistruar pranë njësive respektive. ”Ndryshimet e propozuara synojnë të çojnë në një nivel të ri administrimin…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Jamarbër Malltezit për masën e sigurisë “arrest shtëpie”, për shkak të mosformimit të shumicës së nevojshme vendimmarrëse prej 5 gjyqtarësh. “Në datën 05.12.2024, Gjykata Kushtetuese ( Gjykata) mori në shqyrtim çështjen me kërkues Jamarbër Malltezi, me objekt shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 116, datë 23.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me…

Read More