Author: tirana

Policia e Tiranës godet një tjetër grup të organizimit të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme në zona të ndryshme të kryeqytetit. 9 persona u arrestuan dhe një i dhjetë u shpall në kërkim. Lojërat organizoheshin kryesisht online. Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Bad spin 9”. Gjatë këtij operacioni janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryenin aktivitetin e paligjshëm të organizimit të lotarive të palejuara (baste sportive online) dhe të përshtatjes së ambienteve për këtë veprimtari të paligjshme,…

Read More

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka marrë vendim që zgjedhjet presidenciale, balotazhi i të cilave pritej të mbahej këtë fundjavë, të shfuqizohen tërësisht dhe të mbahen zgjedhje të reja. Kushtetuesja e mori këtë vendim të premten, duke thënë se Qeveria duhet të vendosë tani për datën e zgjedhjeve të reja presidenciale. Kandidati prorus i ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, tronditi duke e fituar rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Por, kishte dëshmi se një fushatë e madhe kibernetike, e orkestruar nga Moska, në TikTok në favorit të Georgescut nuk u vërejt nga autoritetet rumune. Georgescu pritej të përballej në balotazh me…

Read More

Opinionistët e ”Big Brother Albania Vip 4” janë zbuluar. Arbër Hajdari do të rikthehet për të katërtin vit. Ai ka qenë pjesë e pandashme e këtij formati, duke sjellë qëndrime dhe analiza në përputhje me zhvillimet brenda shtëpisë. Këtë sezon, ai do të ketë krah Neda Ballukun. Ish-pjesëmarrëse në edicionin e katërt të “Big Brother” në vitin 2010-2011, Neda ka përvojë në trajtimin e temave të ndryshme brenda këtij formati. Roli i opinionistes i besohet për herë të parë në “Big Brother VIP” dhe pritet të sjellë këndvështrime të tjera për ngjarjet brenda shtëpisë. Edhe pse ende nuk janë zbuluar…

Read More

Lëvizja nga SPAK ndaj familjarëve të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, sipas Sali Berishës, ishte i diktuar nga revolta popullore. Për të protesta e qytetarëve të Tiranës ka qenë e bazuar në fakte dhe dokumente që provonin se Veliaj kishte mashtruar publikisht duke dërguar shkresa në qeveri, në emër të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku merrte përsipër pagesën për djegësin e Tiranës. Ai akuzoi edhe kreun e SPAK, Altin Dumani se është në konflikt interesi me Erion Veliajn. “Qytetarët e Tiranës kanë mbi 1 vit që protestojnë para hajdutit më të madh të bashkisë së Tiranës, zyrave të tij, Erion…

Read More

Pasi vrau gruan dhe fshehu në papafingo trupin, Kastriot Cenko ka mashtruar familjarët e bashkëshortes, duke shkruar në telefonin e viktimës. Mesazhet në telefonin e motrës së të ndjerës janë publikuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel. ”Jam me bashkëjetuesin që ika, mos bëj denoncim në polici. Tani jam në Patera, po pres të iki për Itali me mikun tim, kur të mbërrij do të marr unë, jam mirë, mos kini merak për mua, edhe mos i thuaj që Kacit që po iki në Itali se nuk i kam thënë gjë për Italinë se s’ka përse ta dijë. O…

Read More

Policia e Tiranës ka sekuestrua mallra kontrabandë të 3 bizneseve dhe ka shpallur në kërkim dy persona. Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor “Hidden”. Sekuestrohen nga 3 subjekte, mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë. Shpallen në kërkim 2 shtetas, administratorë të subjekteve ku u gjetën mallrat (veshje, ekspozitorë veshjesh dhe aksesorësh, artikuj të ndryshëm, sisteme sigurie si dhe 10640 kg qymyr për shisha). Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve…

Read More

U organizua në Tiranë Konferenca e Turizmit të Qëndrueshëm me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Këshilli Global i Turizmit të Qëndrueshëm(GSTC), nga Organizata Botërore e Turizmit, të sektorit privat dhe operatorëve të turizmit me mbështetjen e Kooperacionit Zviceran për Zhvillim. Në fjalimin e saj gjatë konferencës minsitrja Kumbaro vlerësoi anëtarësimin e Shqipërisë pranë Këshillit Global të Turizmit të qëndrueshëm, duke shtuar se edhe rritja turistike në vend po ndodh në mënyrë të qëndrueshme. “Anëtarësimi pranë GSTC na konfirmon se vizioni është që turizmi duhet të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme dhe akoma më shumë na e konfirmon këtë mënyra se si…

Read More

Një automjet, i Tipit Pezho është përfshirë nga flakët në rrugën Transballkanike të Vlorës. Si pasojë, flakët kanë shkaktuar dëme materiale. Bëhet me dije se pjesa e përparme e makinës u dogj plotësisht. Mbërritja në kohë e efektivëve zjarrfikës ka parandaluar djegien totale të mjetit, Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe policia dhe grupi hetimor, të cilët po hetojnë për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Read More

Policia në Lushnjë ka shpallur në kërkim një 59-vjeçar. Dyshohet se 59-vjeçari ka publikuar foto intime të një shtetaseje. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin C. S., 59 vjeç, pasi dyshohet se ka publikuar foto intime të një shtetaseje”, njofton policia.

Read More

Finalizohet si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, nga Sektori për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Shtrëngimi”. Kanosën një 36-vjeçar, që t’iu jepte 20 000 euro, për të mos i publikuar materiale filmike intime, identifikohen dhe arrestohen 3 shtetas. Në kuadër të operacionit “Shtrëngimi” u ekzekutuan urdhrat për ndalimin e shtetasve A. M., 29 vjeç dhe M. Sh., 26 vjeçe, si dhe më datë 24.10.2024, u arrestua në flagrancë, duke i marrë paratë 36-vjeçarit, shtetasi S.…

Read More

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), qarku Korçë ka kaluar nga 11 mandate deputetësh në vetëm 10. Ky ndryshim është rezultat i rishpërndarjes së mandateve në bazë të numrit të popullsisë, një proces që zhvillohet para çdo cikli zgjedhor për të reflektuar ndryshimet demografike. Nga ana tjetër, Tirana ka përfituar një mandat shtesë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të mandateve të saj në 37. Rënia e një mandati në Korçë reflekton një ulje të lehtë të popullsisë së qarkut në krahasim me qarqet e tjera të vendit, siç është Tirana, e cila vazhdon të…

Read More

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për aplikantët e vizave. Duke filluar nga e hëna, datë 9 dhjetor 2024, do të hyjnë në fuqi masa të reja sigurie për intervistat në Konsullatën Amerikane. Aplikantët nuk do të lejohen të sjellin me vete çanta shpine, bagazhe ose çanta dore në ambientet e konsullatës. Këto masa janë të nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit të intervistave për të gjithë aplikantët. “Ne kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në respektimin e këtyre udhëzimeve dhe vlerësojmë mbështetjen tuaj në mbajtjen e një procesi të sigurt dhe të qetë…

Read More