Author: tirana

FIER- Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Mbrostar-Levan. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Pojanit. Sipas raportimeve, dyshohet se për shkak të shpejtësisë, lagështirës në rrugë dhe përgjumjes së shoferit një automjet ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën një person dhe është plagosur një tjetër. I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal Fier për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Ndërkohë në vendngjarje ndodhen forca të policisë për të normalizuar trafikun e automjeteve dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Read More

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka kërkuar falje për përpjekjen e tij për të vendosur ligjin ushtarak në fillim të javës, duke premtuar se do të përballet me çdo pasojë ligjore ose politike disa orë përpara se parlamenti të votojë për shkarkimin e tij. Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, paraqitja e tij e parë publike që nga anulimi i urdhrit të ligjit ushtarak të mërkurën, Yoon u shpreh se i vinte shumë keq për vendimin, për të cilin ai tha se lindi nga dëshpërimi dhe premtoi se nuk do të përpiqej për të vendosur për herë…

Read More

Dashi Sot mund të merrni ndonjë sygjerim të cilin duhet ta analizoni me shumë kujdes. Ndoshta ka të bëjë me një vend pune ose nisjen e nje shkolle. Mos ndërmerrni asnjë veprim pa u konsultuar me detaje. Demi Pas disa javë turbullirash, një prej miqësive tuaja do të arrijë një nivel pozitiv. Shfrytëzojeni këtë moment për të diskutuar mbi mosmarrëveshjet që keni kaluar. Kjo do t’ju ndihmojë edhe për situata të ngjashme në të ardhmen. Binjaket Ju keni shumë detyra që duhet të përfundojnë, por mos e mbingarkoni veten. Merrini gjërat me qetësi duke i përfunduar detyrat tuaja gradualisht. Sot…

Read More

Orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave me intensitet të lartë dhe lokalisht intensivë në pjesën më të madhe të vendit. Ndërkohë në zonat malore do të ketë reshje të dendura dëbore. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin ndërprerje të përkohshme të reshjeve në të gjithë territorin e vendit për t’u rikthyer sërish në mesditën e së dielës. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen maksimalet duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet…

Read More

Në vend të një gjuhë të komunikimit, në mbledhjen e Këshillit në Bashkinë Bulqizë pati sherr dhe debat të fort. Shkak për situatën e acaruar u bë futja në rendin e ditës, pa njoftim paraprak e një projektvendimi të rëndësishëm për miratimin e numrit të përgjithshëm të nëpunësve civilë dhe nivelit të pagave për vitin 2025. Këshilltarët e opozitës, kundërshtuan këtë veprim, duke pretenduar shkelje të procedurave dhe mungesë transparence. Pas kundërshtimeve verbale në sallë, opozita vendosi të braktisë mbledhjen në shenjë proteste.

Read More

Presidenti Bajram Begaj, ndezi dritat e pemës bashkë më fëmijët e ftuar nga e gjithë Shqipëria. Në këtë festë, të kthyer tashmë në traditë, morën pjesë këngëtarë të vegjël, valltarë, instrumentistë, si dhe nxënës të shkollave të ndryshme të vendit, të cilët kanë marrë çmime kombëtare e ndërkombëtare përgjatë vitit 2024. Institucioni i Presidentit të Republikës e ka kthyer në traditë kremtimin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri me fëmijët, të cilët, edhe këtë vit, me emocion e gëzim, ishin protagonistë dhe spektatorë të koncertit festiv. Zonja e Parë, Armanda Begaj, uroi fëmijët për sukseset e tyre në shkencë, art,…

Read More

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara janë gati të nënshkruajnë një protokoll për Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Tregtinë dhe Investimet në fillim të janarit 2025. Kjo çështje u diskutua në një takim midis zëvendëskryeministrit të parë dhe ministres së Ekonomisë së Ukrainës, Yulia Svyrydenko dhe përfaqësueses së Tregtisë së SHBA, Katherine Tai në Uashington më 4 dhjetor, raporton Ukrinform, duke cituar portalin qeveritar. Palët diskutuan përditësimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit për Tregtinë dhe Investimet (TICA), e cila u miratua në vitin 2008 dhe shprehën dëshirën e tyre të përbashkët për të nënshkruar një protokoll të marrëveshjes në të ardhmen e afërt,…

Read More

Grupi Parlamentar i PD-së ka reaguar ndaj lajmeve të dhëna nga mediat, sipas të cilave Komisioni i Venecias, në vendimin që pritet të zbardhet në fillim të javës së ardhshme, konstaton se Parlamenti dhe deputetët nuk mund të detyrohen të votojnë në një mënyrë të caktuar. Në reagim thuhet se një lajm i tillë është i pavërtetë, ndërsa akuzohet Zyra e Kryetares së Kuvendit që e ka prodhuar dhe e ka shpërndarë. Reagimi i Grupit Parlamentar të PD Sot në disa media, është shpërndarë një fake news i prodhuar nga Zyra e Kyetares së Kuvendit, që i paraqitet opinionit publik…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur më shumë për protestën para dyerve të SPAK. Blushi zbuloi qëllimin e protestës, ndërsa theksoi se shqiptarët duhet ta refuzojnë SPAK-un, pasi sipas tij, është drejtësi me regji. “Qëllimi i protestës ishte nisja e një procesi të pandalshëm të desorosifikimit të drejtësisë, që është kthyer sot në të vetmen patericë të këtij narkoregjimi. Më e rëndësishme sesa pjesëmarrja, unë do të vlerësojë mesazhet që u dhanë në atë protestë. Koha që populli shqiptar të refuzojë një drejtësi me regji, e cila personifikohet për fat të keq nga një strukturë,…

Read More

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në vend. Dy autobusë të mbushur me pasagjerë emigrantë shqiptarë të ardhur nga Greqia, po mbahen prej 5 orësh në hyrje të godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës, me arsyetimin e kontrabandës së vajit të ullirit dhe stekave me cigare. Pasagjerët emigrantë shqiptarë kryesisht nga veriu, të cilët udhëtonin prej Greqisë në Shqipëri në këto dy autobusë, janë shprehur të revoltuar për gjithçka që po ndodh prej pesë orësh me ta, pa u dhënë asnjë shpjegim nga ana e organeve policore rajonale të Gjirokastrës. Këto të fundit po ndërmarrin veprime hetimore konkrete…

Read More

Do të bllokohet TikTok në Amerikë? Ankesa që TikTok paraqiti në Gjykatën e Apelit për të shmangur bllokimin e aplikacionit në Shtetet e Bashkuara nuk pati sukses. Gjykatësit në thelb konfirmuan ligjin e firmosur nga presidenti amerikan Joe Biden në prill të këtij viti: platforma do të ndalohet në të gjithë vendin në janar të ardhshëm, përveç nëse TikTok shitet një kompanie amerikane. “Përpjekjet shumëvjeçare të të dy degëve politike për të hetuar rreziqet ndaj sigurisë kombëtare që paraqet platforma TikTok dhe për të shqyrtuar zgjidhjet e propozuara nga TikTok peshojnë shumë në favor të ligjit”, deklarohet nga Gjykata. Kompania…

Read More

Drejtuesi politik i PD-së i qarkut të Lezhës, njëherësh edhe nënkryetar i partisë, Agron Gjekmarkaj vijon takimet me demokratët. Gjekmarkaj është takuar me qytetarët e Rrëshenit, duke diskutuar për shqetësimet dhe ankesat e tyre, të cilët ai i quan të pafundme. Në facebook, Gjekmarkaj shkruan se qeveria e ka braktisur veriun e vendit dhe këtë e konfirmoi me buxhetin 2025, ku nuk parashikohet asnjë investim. ”100 familje janë ende pa strehë pasi nuk është parashikuar buxhet nga qeveria. Që nga Marsi i viti 2023 është bllokuar po nga qeveria edhe bonusi i të pastrehëve pasi nuk ka asnjë rimbursim. Në…

Read More