Author: tirana

Donald Trump me të mbërritur sot në Elysee, vlerësoi “marrëdhëniet e shkëlqyera” me Emmanuel Macron. Presidenti francez, tha se ishte “një nder i madh” të priste presidentin e zgjedhur amerikan në ceremoninë e rihapjes së Notre Dame. Përpara se të “izoloheshin” në sallat e Elysee për një bisedë private, Trump dhe Macron shkëmbyen disa batuta para gazetarëve. Presidenti francez kujtoi se Trump “ishte president” në vitin 2019, “kur flakët shpërthyen në katedrale”. “Më kujtohet solidariteti i tij dhe reagimi i tij i menjëhershëm”,-tha Macron për Trump. Nga ana e tij, Trump kujtoi “momentet e mira” dhe “suksesin” e marrëdhënieve franko-amerikane…

Read More

Kryengritësit sirianë kanë mbërritur në periferi të Damaskut në kuadrin e një ofensive që po përparon me shpejtësi, gjatë së cilës ata kanë marrë nën kontroll disa nga qytetet më të mëdha të Sirisë, thanë të shtunën aktivistët e opozitës dhe një komandant rebel. Rami Abdurrahman, i cili kryeson Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani, një grup që monitoron luftën e opozitës, tha se kryengritësit janë tani aktivë në Maadamiyah, Jaramana dhe Daraya, në periferi të Damaskut.Ai shtoi se luftëtarët e opozitës po marshonin të shtunën edhe nga Siria lindore drejt Harastës, në periferi të…

Read More

Sonte është finalja, por Pirro Çako ka dhënë dorëheqjen nga “Kënga Magjike”. Për shkak të një gjendje gripale dhe temperaturës së lartë, artisti nuk e ka të mundur të ngjitet sonte në skenën e festivalit që mbahet në Pallatin e Kongreseve. Pirro Çako i cili bënte një rikthim pas një kohe të gjatë në skenën e “Këngës Magjike”, do të performonte këngën “Zero gradë”, në bashkëpunim me Arilena Arën.

Read More

Sali Berisha ka komentuar vajtjen e SPAK-ut në shtëpinë e kryebashkiakut të Tiranës. Për të gjatë gjithë ditës së premte ka patur mesazhe me kode mafioze nga njerëz të Veliaj ndaj kryeministrit Edi Rama, ku sipas tij është kërcënuar me foto të vëllait të tij, Olsit, me trafikant droge. ”Endri Fuga zëdhënësi i Edi Ramës dhe Altin Dumanit, pas gjithë asaj zhurmnaje të madhe, lëshon një komunikatë se u sekuestrua telefoni i Ajola Xoxës. Kaq ishte. U katandis kokoshi në thelë. Kurse Erion Veliaj nga tigri u bë lepur, lëshoi një komunikatë ku tha me kolegët e mi të Skapit,…

Read More

Mesfushori i Milanit, Tijjani Reijnders, duke folur për Milan TV ka analizuar humbjen 2-1 ndaj Atalantës. “Nuk donim të humbnim. Nuk ishte ndeshja që donim të luanim por duhet të shohim përpara. Jemi shumë të zhgënjyer”. Duhet të fitojmë më shumë besim dhe të mendojmë për ndeshjet e ardhshme, tani po vjen Champions dhe tashmë duhet të jemi të fokusuar”,- tha ai.

Read More

Një 24 vjeçar është arrestuar ndërsa një 20 vjeçar është proceduar penalisht për shpërndarje droge në Durrës. Sipas policisë, ata shpërndanin drogë në doza në një lagje të qytetit bregdetar. Ata u lokalizuan nga policia në lagjen nr. 16 dhe gjatë kontrollit të tyre u gjetën dhjetra doza me kanabis të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Read More

Tirana u kthye këtë të shtunë në kryeqytetin e bashkëpunimit mes qyteteve të Ballkanit, duke mirëpritur kryetarë bashkish nga rajoni në kuadër të rrjetit më të madh të bashkive të Ballkanit, B-40. Në Forumin Urban të Tiranës, me temë “Lidershipi për qytete të jetueshme”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi rëndësinë e qyteteve si qendra të zhvillimit ekonomik dhe social në Shekullin XXI. Ai nënvizoi se Tirana i ka kushtuar një vëmendje të posaçme të rinjve dhe fëmijëve në politikat e saj. “Ne jemi fokusuar te fëmijët sepse ata janë 100% e ardhmja”, tha Veliaj. Sipas tij, Tirana…

Read More

KOREJA E JUGUT- Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol do t’i mbijetojë shkarkimit pasi një votim kundër tij u bojkotua nga ligjvënësit e partisë në pushtet të shtunën. Ditën e sotme një numër ligjvënësish u larguan nga parlamenti përpara votimit për të fajësuar Presidentin Yoon mbi vendimin e tij për të vendosur një periudhë afatshkurtër të ligjit ushtarak në fillim të kësaj jave. Siç raportohet vetëm dy deputetë mbetën brenda, ndërsa deputeti qeverisës që u kthye votoi kundër mocionit. Ndërsa jashtë sallës kryesore, deputetët e opozitës dëgjoheshin duke bërtitur: “Shkoni brenda [dhomës]!” Votimi është duke u zhvilluar, por ka…

Read More

ZVICER – Edhe pse FIFA ende nuk ka bërë të ditur zyrtarisht detajet në lidhje me çmimet për Botërorin e Klubeve 2025, ESPN tashmë ka bërë të ditur se fituesi i turneut do të përfitojë 100 milionë euro. Eshtë një vlerë më e ulët, praktikisht 30 milionë euro, sesa ajo që mori Real Madridi në Champions League e kaluar, me kompeticionin e UEFA-s, që ka ndryshuar format këtë vit. Megjithatë, kjo shumë mund të rritet në varësi të rezultateve sportive të klubit gjatë gjithë turneut dhe objektivi i Gianni Infantino është të tejkalojë vlerat e ligës së milionerëve, për t’i bindur klubet që të marrin…

Read More

PATOS- Një tjetër aksident është regjistruar ditën e sotme në fshatin Ruzhdie në Patos. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Gjithashtu si pasojë e aksidentit dy persona kanë mbetur të plagosur të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Read More

Një 39-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë. Mësohet se ai ka rrahur babin e tij në Gjirokastër. “Komisariati i Policisë Gjirokastër arrestoi në flagrancë shtetasin 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike, ndaj babait të tij”, thuhet në njoftimin e bluve. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Read More

ELBASAN- Një 40-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Elbasan për përndjekje. Mësohet se prej një muaji 40-vjeçari përndiqte një vajzë 23 vjeçe duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë. Policia bën të ditru se 40-vjeçari me iniciale S.P akuzohet për veprën penale “Përndjekja”. Njoftimi i Policisë: Komisariati i Policisë Elbasan pas kallëzimit nga një 23-vjeçare se një 40-vjeçar e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë, kanë organizuar punën dhe kanë ndaluar shtetasin. Më tej në njoftimin e bluve thuhet se 40 vjeçari me inicialet S. P., akuzohet për veprën penale “Përndjekja”.

Read More