Papa Françesku u shfaq të shtunën, më 7 dhjetor, me një mavijosje nën nofullën e tij, në takimin e tij me 21 kardinalë të rinj në Vatikan. Pamjet kanë alarmuar besimtarët. Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha se “hematoma u shkaktua kur Papa Françesku u godit me tryezën e tij pranë shtratit në mëngjes”.Një pjesë e qafës së papës ishte e mbuluar me një fashë të madhe. Papa Françesku, duke iu drejtuar kardinalëve, u kërkoi atyre që të kenë gjithmonë parasysh se misioni i tyre kërkon veprim të vazhdueshëm që synon ndërtimin e unitetit dhe solidaritetit, me theks të veçantë…
Author: tirana
Lokali ku ndodhi shpërthimi mëngjesin e sotëm në Vlorë ishte në pronësi të biznesmenit vlonjat Bledar Birçaj i vrarë në një atentat të mirëorganizuar në 10 maj 2021 në qytetin e Vlorës. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 6:30 të mëngjesit, teksa ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Birçaj u qëllua me breshëri plumbash teksa udhëtonte me makinë nga persona ende të paidentifikuar. Viktima thuhet se jetonte më të shumtën e kohës së tij, në Spanjë. Emisioni ‘Në shënjestër’ në News24 ka sjellë detaje për ngjarjen e rëndë. Sipas hetuesve dyshimet më të forta, janë se Birçaj kishte grabitur një sasi të…
Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lungomare. Mësohet se kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë regjistruar çdo gjë, përfshirë autorin.Sipas kamerave të sigurisë, ka një autor i cili ka qenë me maskë, ka ardhur pas pallateve dhe ka vendosur sasinë e lëndës plasëse. Pasi e ka vendosur tek dera e lokalit ka ndezur fitilin dhe është larguar po pas pallateve, shpërthimi ka ndodhur 15 sekonda pasi është larguar autori.“Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka…
Rebelët sirianë pretenduan herët në mëngjesin e kësaj të diele se kanë marrë nën kontroll kryeqytetin, Damaskun, pas një ofensive të shpejtë të nisur ditëve të fundit. Damasku është “tani i lirë nga Assadi”, thanë rebelët në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale. Vendndodhja e presidentit Bashar al-Assad nuk dihet, megjithëse Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, me qendër në Britani, tha se Assadi ishte larguar me një aeroplan nga Damasku dhe kishte lënë vendin herët në mëngjesin e 8 dhjetorit. Nuk u tha se ku kishte udhëtuar Assadi. Ky raportim nuk mund të konfirmohej, por kryeministri sirian…
Një shpërthim me tritol është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Vlorë. Si pasojë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, pasi gjithë orenditë brenda lokalit dhe xhamat janë thyer. “Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftim.
Për ditën e sotme, moti deri në orët e mesditës parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura. Pas orëve të mesditës mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në mënyrë tepër të izoluar dhe në periudha tepër afatshkurtra në orët e mbrëmjes reshjet me intensitet deri dhe të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet mesatar dhe në periudha tepër afatshkurtra stuhi dëbore. Në zonën e verilindje në lartësitë mbi 600-700 reshje dëbore me intensitet…
Dashi – Gjatë kësaj të diele, për të lindurit e kësaj shenje dashuria do të ketë një rol themelor. Ndjenjat do të jenë protagonistet e ditës dhe do të favorizohen nga ndikimi i Venusit. Mund të ketë disa ndryshime edhe në lidhjet e nisura prej kohësh. Nëse ka diçka për të rregulluar apo një lidhje për tu përforcuar, jo të gjithë do ia dalin. Demi – Kjo duhet të jetë një ditë kushtuar relaksit dhe qetësisë. Mund të ndjeni një debulesë fizike apo një lodhje ekstreme. Kështu që bëni mirë që të shtyni gjithçka që shkakton stres dhe që nuk…
Rozana Radi dhe Sany janë fituesit e edicionit të 24-t të “Kënga Magjike 2024”! Kënga “Akoma“mori kupën e fitores së festivalit magjik me 1452 pikë. Në vend të dytë ata u ndoqën nga Eneda Tarifa dhe Ronela Hajati. Pikët e publikut ishin vendimtaret që përcaktuan fituesit e vendit të parë, të dytë dhe të tretë duke ndryshuar renditjen.
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në ceremoninë hapëse të Katedrales së Parisit, Notre-Dame. Katedralja u rihap këtë të shtunë (07 dhjetor 2024), pas 5 vitesh pune të rëndësishme restaurimi për dëmet e shkaktuara nga zjarri që ra në prillit të 2019-ës. Rama ishte ftuar me ftesë të presidentit të Francës Emmanuel Macron, ndërsa ka ndarë edje një video, ku shihet krah bashkëshortes së tij Linda Rama, ndërsa të pranishëm ishin edhe liderë nga e gjithë bota.
Xheisara është një ndër këngëtaret e kategorisë “New Artist” që garon në “Këngën Magjike” me “Më e fortë”. Ajo ia ka dalë të mbërrijë deri në natën finale të festivalit magjik që transmetohet në Tv Klan. Ndërsa hyn në skenën e Pallatit të Koncerteve, drejtuesi dhe producenti Ardit Gjebrea e ndal fillimisht për një bisedë. Fillimisht, ai i kërkon që të gjejë në sallë familjarët e saj dhe Xheisara dallon menjëherë nënën dhe tezet. Xheisara zbulon se nëna banon në Burrel, por i ka bërë një premtim se do të jetojë me të nëse ajo plotëson një dëshirë. Ardit Gjebrea:…
Bashkia e Vlorës ka bërë një njoftim për qytetarët e saj duke qenë se zona pritet që në orët në vijim të goditet nga reshje të dendura shiu, që mund të shkaktojnë dhe përmbytje. Autoritetet lokale iu bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin qarkullim në disa zona me rrezikshmëri të lartë dhe të mos parkojnë në disa rrugë që shpesh herë përmbyten në qytet. 📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM👉 Meteorologët parashikojnë se nesër, ditën e diel më datë 8 dhjetor, qyteti i Vlorës do të përfshihet nga reshje shiu 🌧️ me intensitet të lartë të cilat do të sjellin prurje të shumta…
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka ftuar të gjithë të rinjtë që të bëhen pjesë e aktivitetit “Under 30”, aktivitet i cili do të zhvillohet në Ditën Kombëtare të Rinisë. Nesër, datë 8 Dhjetor, në Sheshin Skënderbej (Parkingu nëntokësor), Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi organizon aktivitetin Undër 30. Aktiviteti nis në orën 12.00 dhe është menduar si një hapësirë informuese, argëtuese dhe shërben për të rritur ndërveprimin mes të rinjëve dhe aktorëve që ndikojnë dhe veprojnë në këtë fushë. Aktiviteti është konceptuar një ndërthurje mes ofertës së institucioneve shtetërore, universiteteve, sektorit bankar,…