Author: tirana

Reshjet e dendura të shiut të një natë më parë në Bulqizë janë shoqëruar edhe me reshje dëbore në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit si dhe temperaturave ulëta. Reshje dëbore ka patur edhe në afërsi të minierave të Zonës D, si dhe tek minierat e Tërnovës dhe ato të Martaneshit. Aktualisht nuk ka probleme në rrugët e minierave ku bëhet transporti i minatorëve.

Read More

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin nacional Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë. Shoferi i një automjeti tip Mercedes Benz, që po udhëtonte drejt qytetit të Beratit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar nga kallamishtet. Drejtuesi i mjetit, Marjus Mata, 27 vjeç, ka pësuar thyerje në krahun e majtë dhe shembje në disa pjesë të trupit dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Atij i është bërë edhe alkool-testi dhe ka rezultuar pa prezencë alkooli. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë…

Read More

Kjo javë ka nisur me reshje shiu dhe vranësira, të cilat do të jenë prezente gjatë gjithë ditës së sotme. Temperaturat këtë fillim javë kanë shënuar -2 gradë, teksa maksimalja pritet të arrijë deri në 15 gradë Celsius. Era do të fryjë deri në 65 km/h, duke shkaktuar dallgëzim në dete mbi 4 ballë.

Read More

DASHI Punoni më shumë me veten tuaj sot. Përpiquni të largoni zakonet e këqija dhe përfshihuni në aktivitete që iu bëjnë të ndiheni mirë. Është e rëndësishmi të jeni më të vëmendshëm ndaj regjimit ushqimor, por mos lini pas as ushtrimet fizike. DEMI Mund të viheni përballë një situate të vështirë. Ndoshta bëhet fjalë për një çështje që kërkon zgjidhje të menjëhershme. Ata që janë të përfshirë në biznes, duhet të mendohen mirë para se të ndërmarrin një vendim. Sa i përket jetës sentimentale, nuk do të jetë dita e duhur. BINJAKET Disa persona të shenjës tuaj do të kenë…

Read More

Prokurorët në Korenë e Jugut kanë arrestuar ish-ministrin e Mbrojtjes i cili supozohet se ka rekomanduar shpalljen e gjendjes së luftës, vendim që u mor më herët gjatë javës nga presidenti Yoon Suk Yeol. Vendimi për gjendjen e luftës u tërhoq më vonë nga presidenti. Por, ish-ministri i Mbrojtjes, Kim Yong Hyun, është figura e parë e lartë që është arrestuar për këtë rast.Ky zhvillim vjen një ditë pas Yoon shmangu një mocion për shkarkimin e tij, të iniciuar në Parlament nga opozita, pasi ligjvënësit e partisë në pushtet bojkotuan votimin. Për kalimin e mocionit për pezullimin e detyrave të…

Read More

Britania e Madhe mirëpret raportet se regjimi i Asaad ka rënë në Siri, tha sot zëvendëskryeministrja Angela Rayner. “Qeveria britanike kishte punuar për të evakuuar qytetarët e Britanisë së Madhe përpara se situata të arrinte pikën e krizës”, shtoi Rayner. Gjatë natës, një ofensivë rebele mori kontrollin e Damaskut, kryeqytetin sirian, dhe presidenti Bashar Assad raportohet të ketë ikur. “Situata është duke lëvizur shpejt, tha Rayner për BBC në “Sunday With Laura Kuenssberg”, mes raporteve për arratisjen e udhëheqësit sirian. “Nëse regjimi i Asaad ka rënë, atëherë unë e mirëpres këtë lajm, por ajo që duhet të shohim është një…

Read More

Një letër e shkruar me dorë nga kompozitori Wolfgang Amadeus Mozart në vitiN 1783 është shitur në ankand për një ofertues privat evropian për 440 000 euro (464 200 dollarë). ”Çmimi i shitjes tejkaloi shumë çmimin fillestar prej 100 000 erosh”, tha shtëpia e ankandeve ”International Autograph Auctions Europe”, me qendër në Malaga, në Spanjën jugore. Sipas shtëpisë së ankandeve, ka pasur një interes të madh për shitjen edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Azia. ”Letra e kompozitorit austriak drejtuar botuesit francez me origjinë gjermane Jean-Georges Sieber, e shkruar në gjermanisht, në fakt mendohej se kishte humbur”, tha shtëpia e…

Read More

Goditen dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Sekuestrohet sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për dy raste të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: O. B., 23 vjeç, A. Gj., 24 vjeç, dhe Y. G., 25 vjeç, të tre…

Read More

Kryeministri Edi Rama në Ditën e Rinisë solli në vëmendje të gjithë të rinjtë që po punojnë dhe ndërtojnë Shqipërinë. Ai theksoi se qindra e mijëra prej tyre kanë energjinë dhe vizionin për të ardhmen e vendit.“Respekt në këtë Ditë të Rinisë me mishërimin e qartë të forcës së shembullit të qindra e mijëra të rinjve, që në traditën e prindërve, por me energjinë dhe me vizionin për të ardhmen, punojnë, ndërtojnë e frymëzojnë, duke filluar nga tokat e të parëve, për një Shqipëri në transformim anekënd”, shkruan Rama.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi është prezantuar si drejtues politik në Dibër pas largimit të Blendi Gonxhes i cili do të shërbejë në Tiranë. Përmes një postimi në rrjete sociale, vetë Klosi shkruan: Asambleja e Partisë Socialiste DIBËR.Me Belindën, deputetët, përfaqësuesit e katër bashkive të qarkut dhe socialistët e Dibrës ku pata kënaqësinë, privilegjin dhe përgjegjësinë të prezantohem si drejtues Politik. Jam besimplotë që vijimi i punëve duke u gjendur pranë çdo qytetari, mbështetja e strukturave tona në të gjithë Qarkun do të përkthehen në fitore për PS në Dibër dhe të gjithë Shqipërinë në zgjedhjet e 11 Majit.

Read More

Protestuesit kanë rrëzuar statujën e babait të presidentit Bashar al-Assad, ish-presidentit Hafez al-Assad, në periferi të Damaskut. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Jaramana të kryeqytetit të shtunën. Hafez al-Assad ishte president i Sirisë nga 1971 deri në vitin 2000, kur ia përcolli pushtetin djalit të tij Bashar. Edhe në disa qytete të tjera statuja e Hafezit është rrëzuar. 🇸🇾 Jaramana, 4 km from Damascus. A crowd tears down a statue of Bashar al-Assad's father. pic.twitter.com/72Wa5kSaE6— MAKS 24 🇺🇦👀 (@Maks_NAFO_FELLA) December 7, 2024

Read More

Ditën e sotme Forumi Rinor i Partisë Demiokratike ka vendosur të marshojë për të përkujtuar 8 dhjetorin 1990. Për Ditën Kombëtare të Rinisë ata po marshojnë nga Qyteti i Studentit për të vijuar drejt Kryeministrisë, për të nderuar aktin heroik të studentëve që ndezën flakën e demokracisë në Shqipëri.Marshimit i është bashkuar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Fillimisht ai mbajti fjalën e tij përpara të rinjve ku teksa rikujtoi atë periudhë u fokusua edhe në dhënien e mesazhit:“U vërsulën brenda pak minutave me tërbim, me egërsi të paparë kundër tyre. U vërsulën, i godisnin dhe humbisnin ndjenjat, i…

Read More