Në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi në Kryesinë e Kuvendit një takim me krerët e komuniteteve fetare. Në takim ishin të pranishëm kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, arqipeshkvi Metropolitan i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Arjan Dodaj, mitropoliti i Beratit, Hirësia e Tij Asti, kryetari i Vëllazërisë Ungjillore, Ergest Biti. Kryetarja Spiropali nënvizoi se me rastin e Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, është e rëndësishme të diskutojmë jo vetëm për lirinë e besimit, si një e drejtë e garantuar në Shqipëri,…
Author: tirana
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, teksa flet për Ilir Metën dhe situatën e tij me drejtësinë, thotë se çdo ditë që presidenti i PL-së qëndron atje është një gur i madh në kokën e atyre që po e bëjnë. Vasili theksoi se veprimet e SPAK vijnë “era mafie dhe jo era ligj”, ndërsa shtoi se ndaj Metës nuk ka asnjë provë dhe për këtë arsye ata që po e mbajnë në burg do të përballen me ligjin. ”Në radhë të parë, ata duhet të investojnë të shpëtojnë kokën e tyre sepse janë zhytur në një paligjshmëri. Veprimet e…
Shtëpia më e famshme në Shqipëri, ”Big Brother Albania Vip 4” do të hapë dyert më 21 dhjetor 2024! Publiku po pret me padurim nisjen e spektaklit të madh, i cili kësaj radhe do të vijë me ndryshime. Përveç banorëve VIP, pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe njerëz të thjeshtë, të cilët dëshirojnë që të ndajnë historitë e tyre. Publiku ka nisur edhe me hamendësimet se kush mund të jenë personazhet e njohur që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri e që do të ndiqen 24/24 në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb.…
Një këmbësor është aksidentuar për vdekje mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Pluk-Savër në Lushnje. 79-vjeçari Avdulla Ferhati banor i lagjes “18 tetori”, po kalonte ne aksin nacional kur u përplas për vdekje nga një mjet tip furgon që drejtohej nga një 40-vjeçar. Sipas policisë, i moshuari nuk ka hipur në mbikalim i cili është 5 metër larg nga vendngjarja, por mbi trafikndarëse duke tentuar të kalojë rrugën me vrap, por mjeti që vinte përballë tij ishte me shpejtësi të lartë duke e përplasur. Një aksident tjeter ndodhi në rrugën Vorë – Fushë Krujë, ku si pasojë mbetën të…
Sali Berisha ka deklaruar sot se çdo punonjës i administratës që përfshihet në fushatë, “do të marrë ndëshkimin që meriton”. Kreu i Partisë Demokratike u shpreh se opozita do t’i regjistrojë “një e nga një dhe secili do të jetë përgjegjës për krimin që ka bërë”, duke shtuar se se veprimtaria e administratës një proces zgjedhor është kriminale.“Së pari dua të theksoj se PD, si parti e shtetit ligjor vlerëson punën, përkushtimin, mundin, djersën e çdo punonjësi që i qëndron besnik ligjit dhe punon në përputhje me ligjin. Në mënyrë absolute i presin ndëshkime shumë të rënda, të gjithë ata…
Disa adoleshentë janë konfliktuar me njëri tjetrin pranë palltit të sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Mësohet se në sherr janë përfshirë pesë persona, të gjithë të mitur. Si pasojë e konflikti një 13-vjeçar ka mbetur i lënduar. I mituri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Nuk dihet ende shkaku i konfliktit, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
2 viktima, nëntë persona të plagosur dhe tre të zhdukur. Ky është bilanci i shpërthimit të ndodhur në një depo karburanti në Itali. Ngjarja ka ndodhur në zonën Eni në Calenzano, në provincën e Firences. “Dëgjuam një shpërthim të madh, të gjitha xhamat u thyen dhe raftet ranë në tokë. Ne dolëm të tmerruar për t’u mbrojtur dhe për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Dikush mendoi se kishin hedhur një bombë, si në luftë”, rrëfejnë dëshmitarët që ndodheshin në kompanitë pranë shpërthimit. “Furgoni im u ngrit dy metra nga toka dhe tani mezi dëgjoj “, thotë një korrier nga…
Kryetari i PD Sali Berisha lajmëron protestë në 23 dhjetor. “Do të jetë mosbindja më e fuqishme civile, që duhet të ketë efektin e elektroshokut për qeverinë e Edi Ramës”, u shpreh Sali Berisha në një deklaratë për mediat.
Një gjarpër i madh Piton është parë të dalë nga ujërat në Tajlandë, e cila u përfshi nga përmbytjet. Nuk është e qartë nëse kafsha ishte e gjallë apo kishte ngordhur, por duke pasur parasysh madhësinë e saj dhe stomakun e fryrë, kafsha mund të ketë ngrënë më parë një qen ose ndonjë pulë. Sipas La Repubblica, Emanuele Biggin, natyraliste dhe eksperte zvarranikësh tregoi se çfarë mund të kuptohet nga pamjet e publikuara “Është një piton me rrjetë. Duke folur për këtë kafshë të pranishme në Azinë Juglindore do të thosha një ekzemplar i madh. Ajo që mund të shihni…
Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim me dyer të mbyllura të hënën për situatën në Siri, pas përparimit të rrufeshëm të kryengritësve që rrëzuan presidentin Bashar al-Assad. Rusia, e cila i ofroi ndihmë ushtarake Assadit gjatë luftës civile siriane gati 14-vjeçare, kërkoi një seancë të Këshillit të Sigurimit për të diskutuar zhvillimet, përfshirë ndikimin në misionin paqeruajtës të OKB-së në Rrafshnaltën e Golanit. Trupat izraelite u vendosën të dielën në zonën mbrojtëse të vëzhguar nga OKB-ja në Rrafshnaltën e Golanit, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu tha se veprimi i ishte i nevojshëm për…
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e Partisë Socialiste. Bëhet me dije se mbledhja kishte në fokus zgjedhjet e majit 2025.Ndërkohë mësohet se në këtë mbledhje u zyrtarizua emri i Bledi Klosit si drejtues politik i qarkut të Dibrës. I gjithë fokusi i mbledhjes ku kryebashkiakët ishin online ishte diaspora. Rama ka kërkuar vijimin e hartimit të një database për të gjithë emigrantët në funksion të zgjedhjeve të 2025.Ndërkohë pas përfundimit të takimit, Rama para gazetarëve nuk dha detaje, ndërsa iu drejtua duke iu thënë “Anëtarësohuni në PS”.Presidenti Bajram Begaj pak ditë më parë dekretoi datën 11…
Ministria e Drejtësisë në Korenë e Jugut ia ka ndaluar presidentit të vendit, Yoon Suk Yeol udhëtimin jashtë vendit, teksa autoritetet hetojnë dyshimet për rebelim dhe akuza tjera, të lidhura me shpalljen jetëshkurtër të gjendjes së luftës nga ana e tij, javën e kaluar. Ky vendim i presidentit, i marrë të martën e kaluar, që ka rezultuar me angazhimin e trupave speciale nëpër rrugët e Seulit, e ka shtyrë Korenë e Jugut në një trazirë politike dhe ka rritur shqetësimet e partnerëve dhe fqinjëve. Të shtunën, Yoon e ka shmangur një përpjekje të opozitës për ta rrëzuar nga pushteti, pasi…