Author: tirana

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 16 110 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund, të padeklaruara, procedohet penalisht 47-vjeçari. Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit N. L., ku iu gjetën 14 500 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi…

Read More

Nga Erion Veliaj Po e nis këtë reagim me një ndjesë të përulur për të gjithë ju, që jeni duke lexuar këto fjalë drejtuar një hiene të xhindosur, një qenie të paskrupullt, një kufome të pakallur të quajtur Sali Berisha – një ligësie, i cili e ka helmuar dhe fatkeqësisht, vijon ende ta helmojë e ta përçajë këtë vend prej 34 vjetësh. Që kjo hienë, e cila nginjet çdo ditë me pisllëqet më të ndyra që nxjerr nga goja, është fundërrina e fundërrinave të këtij kombi, tanimë këtë e di i madh e i vogël. Ai e ka nxirosur vetë…

Read More

Një shqiptar është dënuar me burg për përndjekjen e një 40-vjeçarje nga një gjykatë në Volos të Greqisë. Shqiptari është dënuar 12 muaj burg me kusht dhe gjithashtu nuk duhet t’i afrohet gruas në një distancë prej 50 metrash, si edhe nuk duhet të komunikojë kurrë me të. 55-vjeçari akuzohet se ka kërcënuar gruan se do t’i hiqte rrobat dhe do ta linte të zhveshur në fshat. Raportohet se pasditen e 6 dhjetorit, 40-vjeçarja po kthehej nga minimarketi në lagjen e saj. Përpara i doli shqiptari, i cili i kishte krijuar shqetësime prej disa muajsh. Ajo ka reaguar duke i…

Read More

Irani kaloi dekada duke ndërtuar të ashtuquajturin bosht të rezistencës, të përbërë nga përfaqësuesit e tij të armatosur rajonalë. Ky rrjet përbën motorin kryesor të përpjekjeve të Teheranit për t’iu kundërvënë Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara dhe për të ushtruar ndikimin e tij në të gjithë Lindjen e Mesme. Por, rënia e Qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad – aleat i Teheranit – i shkaktoi dëme të pariparueshme rrjetit, thonë ekspertët. Për Iranin, Siria siguronte një korridor të rëndësishëm tokësor për në Levant – rajonin që i ofronte mbështetje logjistike boshtit. Korridori, i njohur gjithashtu si Gjysmëhëna Shiite, lidhte Teheranin…

Read More

Këtë të martë, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët lokalisht mesatar.Temperaturat do të variojnë nga -1 gradë Celsius në qytetin e Bajram Currit deri në 14 gradë Celsius në Berat, Fier e Vlorë.

Read More

Dashi Kjo e martë do të jetë shumë më e mirë në raport me javën e kaluar, ku do të ketë rikuperim të ndjeshëm. Por kjo do të jetë një ditë disi e lodhshme, ndoshta sepse keni ndërmend kaq shumë gjëra sa që nuk do arrini që ti realizoni dot. Ndoshta duhet të lini diçka mënjanë, për një moment të dytë. Demi Jeni të gatshëm për të ndryshuar jetën tuaj. Kjo e martë do të jetë vendimtare sa i takon sferës profesionale, ndërsa në atë sentimentale, po mundoheni që të kuptoni se cilat janë gjërat që kanë vërtetë rëndësi për…

Read More

Në Shqipëri ka një debat të hapur mbi transparencën e burimeve të financimit në zgjedhje. Megjithë rekomandimet e disa institucioneve ndërkombëtare kjo fushë mbetet problematike dhe në disa aspkete ende e parregulluar me ligj. Ambasadori i OSBE në Tiranë, Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve, përfaqësues politikë dhe ekspertë të fushës i thanë Zërit të Amerikës, se ende ka punë për të bërë sidomos kur bëhet fjalë për forcimin e rolit të KQZ, rritjen e transparencës për donacionet në fushata zgjedhore, dhe rregullimet ligjore për përfshirjen e palëve të treta. Këto masa siç shprehen ata, do të shërbenin për të ndaluar burimet…

Read More

Dashi-1 yll Dashët janë shenja e parë që do të udhëhiqen nga Marsi dhe Marsi është në Luan në shenjën e tyre erotike. Marsi është i kundërt, kundërshtohet dhe me Afërditën në shenjën e Ujorit dhe problemet në jetën e tyre personale, erotike, sentimentale dhe krijuese do të jenë të papara. Detyrimisht do të duan të kthehen në të kaluarën tek një ish, ose një person i tretë futet në një marrëdhënie dyshe dhe e josh Dashin. Deri diku do të ndjehet mirë nga kjo joshje, nuk do ta shikojë si një rrezik në këtë marrëdhënie, po kjo nuk i…

Read More

Luis Meçja u nis drejt Italisë për një trajtim më të specializuar mjekësor. Familja e të miturit që u plagos në sherrin që i mori jetën Martinit shpreh mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga të njohur e të panjohur dhe shpreson në një rikuperim të shpejtë. ”E di çfarë ka thënë spitali por që ata nuk më dhanë garanci as firmosën që djali mund ti rikthehet sportit. Ndaj dua të qetësohem me një trajtim më të mirë. Se djali ka pasion futbollin. Si cdo prind do përpiqej për fëmijën e tij”, shprehet Fiqiri Meçja, babai i Luisit. Zhurmës së krijuar…

Read More

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, këngëtari i njohur i skenës Genc Prelvukaj do jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të kësaj partie, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Prelvukaj nuk heziton të adresojë kritika ndaj qeverisjes aktuale, duke e akuzuar për varfërimin e politikës së jashtme të Kosovës dhe përkeqësimin e standardit jetësor të qytetarëve. Pretendenti i PDK-së për karrigen e deputetit, paralajmëroi angazhime konkrete për ndryshime të prekshme në qeverisjen e ardhshme, duke përfshirë rikthimin e fokusit tek interesat e qytetarëve dhe fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kandidatura e Genc Prelvukajt, shënon një…

Read More

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn shprehu mbështetjen e saj për punën e SPAK dhe kreut të institucionit Altin Dumani, si dhe ndaj të gjithë të tjerëve që kontribuojnë për drejtësinë e re. “Lufta kundër korrupsionit kërkon me të vërtetë një transformim në qasjen dhe mendësinë e dikujt”, u shpreh drejtuesja e ambasadës së SHBA-ve. Ajo mori pjesë në lançimin e projektit “Integrity Chronicles” të diplomuar në IVLP, të Irena Xhafa, së cilës iu bashkua edhe Ministrja për Anti-Korrupsion dhe Administratën Publike, Adea Pirdeni. Projekti, i nisur në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit,…

Read More

Pas kthimit nga Parisi, presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump iu referua bisedës që pati me kryeministren italiane, Giorgia Meloni në darkën zyrtare të shtruar për liderët nga Emmanuel Macron, në Pallatin Elysee. ”Ne folëm për një kohë të gjatë, është një burim i vërtetë energjie, ju siguroj, është fantastike”, tha Trump për Melonin. “Ne shkojmë mirë”, citohet të ketë thënë Presidenti amerikan, duke shtuar se grupi i liderëve botërorë në rihapjen e katedrales Notre-Dame de Paris, 5 vite pas zjarrit shkatërrues, ishte një “grup i ngjashëm” me atë të katër viteve më parë kur ai ishte në krye të…

Read More