Author: tirana

Një urdhër ekzekutiv që kërcënon të vendosë tarifa prej 25% për vendet që tregtojnë me Iranin u nënshkrua nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump të premten, në një veprim që vjen mes shenjave të një uljeje të tensioneve midis Uashingtonit dhe Teheranit. Një urdhër ekzekutiv që kërcënon të vendosë tarifa prej 25% për vendet që tregtojnë me Iranin u nënshkrua nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump të premten, në një veprim që vjen mes shenjave të një uljeje të tensioneve midis Uashingtonit dhe Teheranit. Urdhri vjen pas bisedimeve në Oman, ku delegacionet nga të dy vendet diskutuan programin bërthamor të…

Read More

Ditën e shtunë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa nuk do të mungojnë alternime të herëpashershme me kthjellime. Reshjet e shiut, me intensitet të ulët, pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit e deri në orët e mëngjesit në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën qendrore, reshjet do të jenë me intensitet mesatar. Gjatë ditës, reshjet do të vijojnë herë pas here me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe në zonën qendrore priten reshje shiu lokalisht deri mesatare,…

Read More

Reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë rënë në jug të vendit, veçanërisht në qytetin e Himarës, kanë shkaktuar daljen nga shtrati të përroit që kalon në mes të qytetit. Si pasojë, janë përmbytur rrugë periferike, ndërsa uji ka depërtuar edhe në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë. Në katin e parë të këtij institucioni ka hyrë ujë, ndërkohë që efektivët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke ngritur pajisjet nga toka për t’i shpëtuar nga dëmtimi. Situata vijon të mbetet problematike, pasi reshjet kanë qenë intensive dhe të pandërprera.

Read More

Monika Kryemadhi ishte e ftuar në “Breaking”, Top News, ku foli për politikën, dashurinë dhe rolin e saj si opinioniste e Big Brother Vip Albania 5. Ajo u ndal gjatë në raportin me ish-bashkëshortin Ilir Metën, për të cilin tha ‘e kam dashur dhe e dua për hir të gjërave që kam me të’, ndërsa zbuloi se nuk ka asnjë kontakt me ish-presidentin, i cili prej më shumë se një viti ndodhet në paraburgim. “S’kam asnjë kontakt me Metën. S’kam kërkuar asnjë kontakt me të. E kam dashur, e dua për hir të gjërave që kam. Kam kujtime shumë të…

Read More

I ftuar në emisionin “Ora e fundit”, gazetari Ardit Rada komentoi çështjen “Balluku” duke u shprehur se Qeveria ka të drejtë për ankimimin në Gjykatën Kushtetuese. “Është një precedent për të cilin ne kemi nevojë ta kalojmë, për të ditur se çfarë ndodh në të ardhmen mes gjyqësorit dhe Qeverisë. Logjika nuk ta lejon të besosh se një prokuror bashkë me një gjyqtar mund të pezullojnë numrin dy të qeverisë. Madje asnjë minsitër. Sepse kështu i bie që të çmendet një prokuror në Dibër fjala bie, edhe të thotë se në një hetim që po kryen mes grupeve kriminale, figuron…

Read More

Ish-Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e rradhës së Qeverisë. Me një karrierë mbi 20 vjeçare në Drejtësi, Hajdari, ka marrë një tjetër post të rëndësishëm, këtë herë në pushtetin lokal të kryeqytetit. Emërimi i tij në këtë post nuk duket rastësi, pasi lidhja me Tiranën mbetet e fortë për Hajdarin i cili është edhe kryetar i Asamblesë së Shoqatës Tirana. Në karrierën e tij prej më shumë se dy dekadash në sistemin e Drejtësisë, Hajdari ka mbajtur pozicionin e Kryetarit të Shoqatës Kombëtaret të Prokurorëve për katër vite në 2012-2016,…

Read More

Një 39-vjeçar është kapur nga policia e Krujës pasi ka kultivuar bimë narkotike në muajin maj të vitit të kaluar. Gjykata i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. “Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, të kryera me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar për vepra penale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë vunë në pranga autorin e dyshuar të një rasti kultivimi, shtetasin A. H., 39 vjeç. Gjykata i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.…

Read More

Qeveria shqiptare ka për qëllim që të rrisë pagat për ushtarakët në mesataren e NATO-s deri në vitin 2029. Kështu shprehet ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në një postim në rrjetet sociale. Sipas tij, pagat do të vijojnë trajektoren e rritjes në këtë mënyrë: 60-70% për nivelet bazë dhe 30-40% për nivelet e larta të komandimit. “Forcimi i kapaciteteve njerëzore nuk vjen vetëm përmes trajnimeve, por edhe përmes pagave që reflektojnë përgjegjësinë, profesionalizmin dhe sakrificën”, shkruan Vengu.

Read More

Bashkia e Durrësit ka paralajmëruar qytetarët mëngjesin e kësaj të premteje se gjatë ditës së sotme mund të përballen me kushte të këqija moti, ndaj duhet të tregohen të kujdesshëm. “Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e premte qyteti i Durrësit pritet të përballet me reshje të dendura shiu, shtrëngata dhe erëra të forta. Duke qenë se këto kushte atmosferike mund të sjellin problematika të ndryshme, u bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit me automjete dhe të marrin masa për sigurimin e objekteve në hapësira të jashtme.”, thuhet në njoftimin…

Read More

Një 19-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Shkodër pasi në banesë iu gjendën mbi 160 mijë euro të dyshuara false, municion luftarak, lëndë djegëse dhe automjet të vjedhur. Ndaj shtetasit me iniciale O.Ç, rëndojnë veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Sipas uniformave blu, automjeti dyshohet të jetë vjedhur në Fushë Krujë në vitin 2019, ndërsa dy targat në Tiranë në vitin 2025. Njoftimi: Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, ne bashkepunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Komisariatin e Policisë Shkodër,…

Read More

Kanë mbërritur në Gjykatën e Durrësit për verifikimin e kushteve të masave të sigurimit personal 20 të arrestuarit për mbetjet e rrezikshme të Kurum. 13 prej tyre janë në masë sigurie arrest në burg dhe 7 arrest në shtëpi. Të interesuar për pjesëmarrjen në seancë edhe përfaqësues të konsullatës gjermane. Media nuk u lejua për shkak të numrit të lartë të personave dhe masave të sigurisë.

Read More