Author: tirana

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, mbrojti dje, para senatorëve, vendimin e administratës së Presidentit Donald Trump për të zgjatur pezullimin e përkohshëm të sanksioneve kundër naftës ruse, në fuqi që nga pushtimi ushtarak rus i Ukrainës në vitin 2022.Pas pezullimit të tyre të parë, deri më 11 prill, sanksionet ndaj naftës ruse vazhdojnë të pezullohen pjesërisht për një muaj tjetër, deri më 16 maj, me qëllim balancimin e efekteve të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit në çmimet e naftës. Vendimi erdhi vetëm dy ditë pasi Bessent kishte siguruar shtypin se pezullimi fillestar nuk do të zgjatej.I pyetur për këtë…

Read More

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me alternime vranësirash si dhe kthjellime, kryesisht pas orëve të mesditës, në pjesën më të madhe të vendit. Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi 8m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi deri 16m/s, Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.

Read More

Shoqatat e Biznesit, përmes një deklarate për media këtë të mërkurë, 22 prill, kanë kërkuar që ndërhyrje fiskale dhe mekanizma të përkohshme të stabilitetit të tregut, pas lëkundjeve në ekonominë vendase për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme. Kërkesa e tyre bazohet në krizën e karburantëve dhe rritjes së çmimeve, gjë që pasojnë në uljen e fuqisë blerëse dhe dobësimin e konkurrueshmërisë së bizneseve shqiptare në rajon sipas shoqatës. Më poshtë renditen gjashtë kërkesat e bëra: Rishikimi i barrës fiskale Është e domosdoshme rishikimi i përkohshëm dhe fleksibël i barrës fiskale mbi karburantet. Struktura aktuale e çmimit përfshin një…

Read More

Pas të paktën tre muajsh pa një drejtues të emëruar, burgu i Durrësit ka një drejtor të ri. Në krye të këtij institucioni është emëruar Serjan Mazrreku, duke i dhënë fund një periudhe drejtimi të komanduar në këtë IEVP, që erdhi pas arrestimit në janar të ish-drejtorit Indrit Cerloj, pasojë e arratisjes së Altin Ndocit. Mazrreku zëvendëson në këtë detyrë Ervin Kurtin, i cili drejtonte institucionin me komandim. Kurti u komandua në detyrë pas Edmond Llabanit, i cili vetëm pak ditë pas komandimit pësoi hemorragji cerebrale, u dërgua për mjekim në Itali dhe humbi jetën në fillim të këtij muaji,…

Read More

Rekordet në fushë i ka të shumtë dhe ende është në kërkim të të tjerëve që mund të jenë historikë. Por Cristiano Ronaldo është shumë pranë të realizimit të arritje akoma më të madhe, që më shumë se sportive është shpirtërore. Al Nassr po e shqyrton seriozisht promovimin e djalit të tij, Cristiano Junior në ekipin e parë për sezonin e ardhshëm, duke hapur mundësinë historike për ta parë 16-vjeçarin në fushë së bashku me të atin. Sipas raportimeve të mediave saudite, drejtuesit e klubit nga Riad do të marrin vendimin përfundimtar në fund të sezonit, në varësi të një…

Read More

Gjatë një operacioni në Tiranë kundër lojërave të paligjshëm të fatit janë zbuluar 4 raste, ndërsa kanë çuar në pranga disa persona. Në rastet e zbuluara, autorët kishin përshtatur lokalet dhe ambientet e tjera për zhvillimin e lojërave të fatit. Gjatë operacionit të koduar “Fati i Lojërave”, u vunë në pranga 5 shtetas dhe u shpallen në kërkim 2 të tjerë. Konkretisht u arrestua shtetasi Xh. K., 34 vjeç, pasi në lokalin e tij u gjetën 5 njësi kompjuterike, me të cilat zhvilloheshin lojëra fati. Gjithashtu u arrestuan shtetasit K. Ç., 47 vjeç dhe R. M., 42 vjeç, pasi në…

Read More

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit. Fillimisht, ai do t’i bashkohet Ministerialit të Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Bashkimit Evropian, i organizuar nga Ministri i Jashtëm i Greqisë, George Gerapetritis, në një moment kyç për procesin e integrimit evropian të rajonit. Ky takim synon të riafirmojë angazhimin e përbashkët për zgjerimin e Bashkimit Evropian, si dhe të forcojë bashkëpunimin politik, duke hedhur bazat për përparim të mëtejshëm në prag të Presidencës greke të Këshillit të BE-së. Diskutimet pritet të fokusohen në prioritetet e përbashkëta, përfshirë…

Read More

Në orët e pasdites të kësaj të mërkure do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, ku pritet të miratohet kompensimi për shoqëritë e transportit ndërqytetas. Gazetarja Alma Demiraj raporton për Top Channel se këto shoqëri transporti do të kompensohen në vlerën 50 lekë për litër për muajt mars, prill dhe maj, duke marrë për bazë sasinë e karburantit të një viti më parë. Kujtojmë se disa ditë më parë, Shoqata e Transportit Ndërqytetas reduktoi urbanet në 40%, por nuk zgjati shumë, pasi u arrit marrëveshja me qeverinë.

Read More

Anija e tretë u godit në Ngushticën e Hormuzit mëngjesin e sotëm, duke rritur akoma më shumë tensionin në Gjirin Persik. Një anije e tretë mallrash është sulmuar ndërsa po përpiqej të kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit, tha për BBC Verify, firma e inteligjencës detare, Vanguard. Anija, MSC Francesca me flamur të Panamasë, u shënjestrua rreth gjashtë milje detare larg brigjeve të Iranit, ndërsa po shkonte drejt jugut nga Ngushtica dhe në Gjirin e Omanit. Vanguard thotë se MSC Francesca u godit nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike dhe “u udhëzua të hidhte spirancën”. Anija ka raportuar “dëme në trup…

Read More

Prej 10 minutash ka rënë sistemi EES (hyrje-daljeve) në pikën kufitare të Kakavijës. Policia greke ka bllokuar punën si pasojë e rënies së sistemit të ri të hyrje-daljeve në hapësirën Shengen ose BE. Për pasojë po krijohen radhë në pjesën greke të Kakavijës. Qytetarët shprehen se po bëjnë dy orë që kanë mbetur në radhe për shkak të rënies së sistemit. “Po bëjmë dy orë. Ka rënë sistemi“, shprehet një qytetare për Top Channel.

Read More

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në Athinë nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Kryeministri Rama vlerësoi se me “kryeministrin Mitsotakis e lidh një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet tona dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri”. “Përgjatë kësaj rruge jo vetëm momentet më të mira, po edhe ato më të vështirat janë karakterizuar gjithnjë nga komunikimi plot respekt e pa dorashka, ndërkohë që po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky…

Read More

Kreu i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Ilir Ngresi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pas një takimi me kryetaren e bashkisë, Emiriana Sako. Largimi i tij vjen në një periudhë të ndjeshme për IMT-në e cila, bashkë me ndërmarrje të tjera të bashkisë janë angazhuar në një aksion të gjerë për prishjen e objekteve të ndërtuara mbi kanalet kulluese, ndërhyrje e konsideruar me rëndësi për zgjidhjen e një problematike të hershme që ka prekur qytetin dhe banorët e tij. Jo vetëm ky aksion, po dhe të tjera në proces. Burime pranë bashkisë e lidhin dorëheqjen me ngarkesën dhe presionin e…

Read More