Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet më tërheqëse të Europës për turistët që kërkojnë qetësi, autenticitet dhe përvoja reale, larg kaosit të turizmit masiv, shkruan Shumë media ndërkombëtare e kanë përfshirë Shqipërinë në listën e ashtuquajturve “thesare europiane të fshehura”, vende që ofrojnë pushime të qeta, natyrë të paprekur dhe trashëgimi kulturore të pasur. Në këtë listë, Shqipëria renditet përkrah vendeve si Luksemburgu, Mali i Zi, Lituania, Estonia, Letonia, Lihtenshtajni, destinacione që po tërheqin gjithnjë e më shumë udhëtarë që preferojnë eksperienca cilësore dhe jo masa turistësh. Riviera Shqiptare dhe trashëgimia kulturore, pika të forta…
Author: tirana
Sulmet izraelite goditën Gazën të mërkurën, duke vrarë të paktën 24 palestinezë, mes të cilëve edhe dy foshnja, sipas zyrtarëve të shëndetësisë në territor, ku armëpushimi i brishtë po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje. Izraeli tha se vrau tre udhëheqës militantë dhe të tjerë që paraqisnin kërcënim për forcat e tij, dhe se disa sulme erdhën si përgjigje ndaj një sulmi të Hamasit që plagosi rëndë një nga ushtarët e tij. Sulmet vdekjeprurëse izraelite kanë ndërprerë vazhdimisht armëpushimin që nga hyrja e tij në fuqi më 10 tetor. Rritja e numrit të viktimave palestineze ka bërë që shumë…
Problemet nga moti i keq kanë prekur mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e kësaj të enjteje, shëtitoren “Taulantia” në Durrës. Gazetarja e Klan News Enkeleda Arapi raporton se deti i trazuar dhe era e fortë me drejtim nga jugu kanë shkaktuar përhapjen e zhavorrit nga kantieri në pjesën fundore të shëtitores, duke mbuluar të gjithë hapësirën publike që përdoret nga kalimtarët. Pamjet e siguruara tregojnë se rruga e shëtitores është e bllokuar me inerte dhe materiale ndërtimi nga kantieri, duke vënë në vështirësi qytetarët dhe turistët që kalojnë në këtë pjesë të qytetit.
Kryeministri Edi Rama ka vizituar bazilikën e famshme të Zojës së Këshillit të Mirë gjatë vizitës së tij zyrtare në Vatikan. Mëngjesin e kësaj të enjteje, ai ka ndarë në rrjetet e tij sociale disa momente nga vizita e tij, duke e shoqëruar bashkë me një mesazh ku i drejtohet me lutje nënës Mari. “O Mari, Nënë e ëmbël e Këshillit të Mirë, kaq e dashur për bijtë e Shqipërisë në atdhe dhe jashtë atdheut! Sot po vijmë tek ti, edhe një herë, të ta besojmë popullin tonë, familjet tona, rininë tonë. Ti që je Zojë e Shkodrës dhe e…
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me intervale afatshkurtra të herëpashershme me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët ndërsa lokalisht mesatar në formë shtrëngatash në zonën perëndimore. Në relievet e larta malore në verilindje-juglindje të vendit reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në male, lugina e bregdet era pritet të arrijë shpejtësi 15m/s. Deti – Valëzimi forcës 2-4 ballë.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla informoi sot, se do të ketë adresim të problematikave që lidhen me kontrollet në të gjitha pikat kufitare në vend. Ministri Salla e bëri këtë deklaratë në përgjigje të problematikave që ngritën grupet e interesit në aktivitetin e organizuar nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian. “Ne jemi duke ndërtuar shtatë laboratorë të rinj në gjithë territorin e Shqipërisë. Ne sot kemi të akredituar nga ISUV, 1945 analiza dhe në laboratorët që ne do të ndërtojmë do kemi mbulim të gjithë sektorëve, në mënyrë që të kemi një raport të detajuar për çdo…
Prokuroria e Tiranës ka ushtruar kontrolle në disa subjekte që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet. Aksioni erdhi pas hetimeve për evazion fiskal. Sipas asaj që njofton prokuroria, deri më tani janë sekuestruar 13 milionë lekë si dhe mallra të marra në dorëzim pa fatura tatimore. “Deri më tani, nga kontrollet janë sekuestruar sasi të konsiderueshme mallrash të marra në dorëzim pa fatura tatimore, 13 milionë lekë, si dhe dokumentacion shoqërues, prova që sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, tregojnë paligjshmëri në drejtim të evazionit fiskal, si dhe shuma parash që dyshohen se rrjedhin…
Andrew Mountbatten-Windsor, i njohur më parë si Princi Andrew dhe Duka i Jorkut, është zhvendosur nga rezidenca e tij në Windsor drejt Sandringham Estate në Norfolk, ku po qëndron përkohësisht në Wood Farm ndërsa shtëpia e tij e re po rregullohet, përcjell A2. Largimi nga Royal Lodge ndodhi të hënën në mbrëmje, më herët se sa ishte paralajmëruar nga Pallati Buckingham, në mes të rritjes së presionit publik pas daljes së dokumenteve të reja lidhur me Jeffrey Epstein. Vendimi për t’u larguar nga Royal Lodge ishte shpallur që në tetor, në të njëjtën kohë kur atij iu hoq titulli princ.…
Me një arkitekturë të guximshme, mikpritje të klasit botëror dhe infrastrukturë të re që përshpejton rritjen e zonës, bregdeti verior i pasur me plazhe i Shqipërisë mund të jetë kufiri i fundit super i pronave të Adriatikut, shkruan Zoë Dare Hall për prestigjiozen ekonomike ”Forbes”. Shqipëria mund të mos jetë vendi i parë që ju vjen ndërmend kur imagjinoni Mesdheun. Por, gjërat thelbësore i gjeni të gjitha këtu: ujë i kaltër, vijë bregdetare rrëqethëse dhe një ritëm që ende ndihet i qetë. Pika më e afërt përgjatë Ngushticës së Korfuzit është pak më shumë se një milje detare mes Shqipërisë…
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në eventin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë për rezultatet e arritura në përmbyllje të Thirrjes së 10-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës për studentët e ekselencës, i cili prej 10 vitesh po kthen përvojën në punësim. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se, “Agjencia duhet të bëjë një anketim të të gjithëve që kanë mbaruar programin, për t’ju marrë në mënyrë anonime përshtypjet tuaja për programin: çfarë ju ka pëlqyer, çfarë s’ju ka pëlqyer, çfarë mendoni që duhet bërë më mirë, sepse kjo do të na ndihmonte ta përmirësonim më…
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot, 4 shkurt, në takimin e thirrjes së dhjetë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës për studentët e ekselencës. Ai theksoi se beson shumë te ky program, i cili sipas tij ka punësuar 1 mijë e 600 persona në mënyrë përfundimtare në administratën e shtetit. “Unë jam bërë realisht një besimtar i fortë i këtij programi. Kini parasysh se ky program ka punësuar në mënyrë përfundimtare në administratën e shtetit rreth 1600 persona. Administrata publike në vetvete është një trupë jo shumë e madhe, këto numra nuk janë pak. Ajo që i bën numrat…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka marrë pjesë në aktivitetin përkujtimor me rastin e 82-vjetorit të Masakrës së 4 Shkurtit, duke nderuar kujtimin e viktimave të terrorit nazist. Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se Tirana dhe e gjithë Shqipëria përulen me respekt para bijve dhe bijave të vendit që u vranë mizorisht në këtë ngjarje të rëndë historike. Ai theksoi se 4 Shkurti mbetet një plagë e hapur në kujtesën kombëtare dhe një dëshmi e çmimit të lartë që populli shqiptar pagoi për t’u rreshtuar në anën e duhur të historisë botërore. Sipas Ballës,…