Author: tirana

Paraditen e kësaj të marte, më 21 prill, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit të Përgjithshëm, për një punë “të koordinuar për parandalimin dhe goditjen e ndërtimeve pa leje, krimeve mjedisore, punës së paligjshme dhe shkeljeve në tregun e punës, si dhe për rritjen e sigurisë ushqimore, barnave dhe pajisjeve mjekësore“. Përfaqësuesit e të dyja institucioneve, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, ku vlerësuan se kjo marrëveshje përfaqëson një angazhim…

Read More

Këtë të martë, më 21 prill, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), pritej të shqyrtohej kërkesa e Prokurorisë së Posaçme SPAK për pushimin e çështjes së gjyqtares Irena Gjoka. Por kjo seancë është shtyrë. Gazetarja e Klan News Glidona Daci, raporton se seanca u shty për shkak të mungesës së prokurorit të çështjes dhe kallëzueses Adriana Kalaja. Seanca e radhës është caktuar të mbahet në datën 4 maj, ora 11:00. Hetimet ndaj gjyqtares së posaçme nisën pas denoncimit të bërë nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili në maj të vitit 2025 publikoi një vendim…

Read More

Një delegacion i partisë italiane “Fratelli d’Italia”, forcë politike e kryeministres Giorgia Meloni, vizitoi kampin e emigrantëve në Gjadër të Lezhës. Përfaqësuesit italianë qëndruan mbi tre orë brenda kësaj strukture, duke parë mënyrën e operimit të Qendrës së Paraburgimit për Riatdhesim (CPR). Delegacioni përbëhej nga emra të rëndësishëm të politikës italiane dhe përfaqësues të lartë të Dhomës së Deputetëve dhe Senatit, mes tyre Galeazzo Bignami dhe Lucio Malan. Ndërsa në përfundim të vizitës, deputetja e Fratelli d’Italia, Sara Kelany, përgjegjëse për Departamentin e Emigracionit, hodhi poshtë pretendimet e opozitës italiane dhe deklaroi se kampi funksionon normalisht, dhe se deri më…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur një kërkesë pranë Gjykatës Administrative për transmetimin drejtpërdrejtë të seancave gjyqësore mes tij dhe prokurorit të paditur Ols Dado. Në kërkesë, Veliaj argumenton se parimi i transparencës së gjykimit duhet të garantohet përmes lejimit të transmetimit të drejtpërdrejtë të seancave për publikun. Moslejimi i transmetimit të seancave drejtpërdrejtë, sipas Veliaj, është kufizim dhe nuk përmbush standardin e transparencës që kërkon ligji. Si referencë, Veliaj përmend praktikën e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila tashmë transmeton drejtpërdrejtë seancat publike. Sipas tij, kjo praktikë duhet të shërbejë si model për të gjitha gjykatat,…

Read More

Rritja e të ardhurave nga tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi të ardhurat personale ishte një nga shtyllat kryesore që përmirësoi balancën fiskale në tremujorin e parë të vitit 2026, duke reflektuar një aktivitet ekonomik më të qëndrueshëm dhe zgjerim të bazës tatimore. Sipas të dhënave paraprake të treguesve fiskalë, publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat nga tatimi mbi fitimin arritën në 19.6 miliardë lekë, me një rritje prej 2.2 miliardë lekësh ose 12,7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa realizimi ndaj planit ishte 95,9%. Në të njëjtën linjë, të ardhurat nga tatimi mbi…

Read More

Bashkia e Tiranës ka hapur thirrjen për aplikime për kreditë e buta. Afati për fazën e parë të aplikimeve ka nisur më 20 prill dhe përfundon më 19 maj, ndërsa kërkesat duhet të plotësohen online përmes portalit qeveritar “e-Albania”. Programi mbështet individët dhe familjet të cilët nuk kanë një banesë në pronësi, një shtëpi në rrezik shembje, banojnë në shtëpi të mbipopulluara, kanë mbetur të pastrehë, ose humbasin banesën për shkak të zhvendosjen me vendim gjykate. Kriter është që aplikantët të kenë mbushur moshën 18 vjeç në momentin e aplikimit. Po ashtu, mund të aplikojnë familjet një prindërore që kanë…

Read More

Kryeministri shqiptar Edi Rama mbërrin sot në Athinë ku pritet të marrë pjesë në samitin ekonomik të Delfit. Mbërritja e Ramës në Athinë ka vënë në lëvizje edhe diplomacinë kur, siç mëson Top Channel, Rama është me gjasa i vetmi lider që do të pritet në një takim prej homologut të tij Mitsotakis në selinë e kryeministrisë në vilën Maximos. Burime nga qeveria greke i thanë TCH se dy kryeministrat do të kenë një takim kokë më kokë paraditen e së mërkurës, çka tregon se të dy kryeministrat janë të vendosur të lënë pas mosmarrëveshjet dhe “inatet” që pasuan arrestimin…

Read More

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka arritur t’i kursejë Buxhetit të Shtetit 40 milionë euro gjatë dy viteve të funksionimit të tij. Në këtë mënyrë, OBP vijon të forcojë rolin e tij si një institucion kyç për rritjen e eficiencës, transparencës dhe konkurrencës në prokurimin publik në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe, OBP ka zhvilluar 1,163 procedura prokurimi, me një vlerë totale fondesh të prokuruara që tejkalon 400 milionë euro. Këto rezultate dëshmojnë jo vetëm volumin e lartë të aktivitetit, por edhe ndikimin konkret në përmirësimin e menaxhimit të financave publike. Përveç kursimeve financiare, OBP ka sjellë përfitime të rëndësishme…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vizita e zhvilluar në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. “Mirëmëngjes dhe me fotoalbumin e vizitës në Emiratet e Bashkuara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Më herët Rama ka deklaruar se vizita u krye për të shprehur solidaritetin vëllazëror me këtë vend, në një kohë kur shtetet e Gjirit Arabik jetojnë në kohëra të trazuara si pasojë e luftës në Iran. Rama nënvizoi se takimi me Presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed ishte vëllazëror.

Read More

Qeveria shqiptare synon që deri në vitin 2030 rreth 20% e rrjetit rrugor të përfshihet në skema tarifimi elektronik, si pjesë e masave në strategjinë sektoriale të transportit dhe planit të veprimit deri në vitin 2030. Dokumenti vendos në fokus ndër të tjera zgjerimin e Sistemeve Inteligjente të Transportit (SIT) në të gjithë rrjetin TEN-T, duke përfshirë menaxhimin në kohë reale të trafikut, monitorimin e aseteve dhe ofrimin e informacionit për udhëtarët. Një komponent i rëndësishëm i kësaj është edhe zhvillimi i biletimit digjital në transportin ndërqytetës dhe sistemeve të qëndrueshme të tarifimit elektronik (e-tolling). Në këtë kuadër, strategjia parashikon…

Read More

Departamenti i Drejtësisë në El Salvador filloi gjyqin e 492 anëtarëve të dyshuar të bandës Mara Salvatrucha (MS-13), përfshirë bashkëthemeluesit dhe udhëheqësit e saj. Autoritetet në El Salvador kanë ngritur akuza të rënda ndaj një bande kriminale, e cila dyshohet për urdhërimin e vrasjes së 87 personave gjatë një fundjave në mars të vitit 2022. Sipas zyrës së prokurorit, 486 të pandehur akuzohen për rreth 47,000 vepra penale të kryera përgjatë viteve 2012–2022. Prokuroria bëri të ditur se ekzistojnë “prova të mjaftueshme për të kërkuar dënimet më të rënda”, pa specifikuar qartë nëse bëhet fjalë për burgim të përjetshëm. Megjithatë,…

Read More

Çmimet e naftës kanë shënuar rënie në tregjet aziatike këtë të martë, teksa investitorët presin zhvillime të reja mbi bisedimet e mundshme të paqes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Nafta bruto Brent, një nga treguesit kryesorë globalë, ka rënë me 1.6%, duke zbritur në 93.97 dollarë për fuçi. Ndërkohë, West Texas Intermediate (WTI) ka pësuar një ulje prej 1.5%, duke arritur në 86.15 dollarë për fuçi. Pasiguria mbi zhvillimin e një raundi të dytë bisedimesh mes dy vendeve, që pritet të mbahet në Pakistan, po ndikon drejtpërdrejt në tregje. Deri tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga palët nëse…

Read More