Author: tirana

Sot është Dita Botërore e Kreativitetit dhe Inovacionit. UNESCO thotë se, nuk ka një përkufizim universal të kreativitetit. Ai mbetet një koncept i hapur për interpretim, që nga shprehja artistike deri te zgjidhja e problemeve në kontekstin e zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe të qëndrueshëm. Prandaj, Kombet e Bashkuara e caktuan 21 prillin si Ditën Botërore të Kreativitetit dhe Inovacionit për të rritur ndërgjegjësimin për rolin e kreativitetit dhe inovacionit në të gjitha aspektet e zhvillimit njerëzor. Kreativiteti tregon se kush jemi dhe çfarë vlerësojmë. Ndihmon në ndërtimin e një përzierjeje të pasur kulturash dhe mbështet rritjen sociale dhe ekonomike. UNESCO,…

Read More

Shqipëria ka promovuar 83 projekte strategjike, ku turizmi mbetet në qendër të zhvillimit dhe investimeve të huaja. Shqipëria po forcon pozicionin e saj si një destinacion turistik në rritje, duke prezantuar një portofol ambicioz me 83 projekte strategjike të fokusuara në turizëm, infrastrukturë dhe tërheqjen e investimeve të huaja, sipas revistës greke “Tornos News”. Ky portofol u prezantua në kuadër të panairit ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme MIPIM në Kanë, një nga ngjarjet më të rëndësishme globale për investitorët dhe zhvilluesit. MIPIM (Le Marché International des Professionnels de l’Immobilier) është panairi më i madh në botë për pasuritë e paluajtshme,…

Read More

Qeveria shqiptare ka shtyrë afatet për projektin prej 1.4 miliardë eurosh për zhvillimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit, duke e argumentuar këtë me vështirësitë teknike, ligjore dhe infrastrukturore që kanë ngadalësuar zbatimin e planit fillestar. Vendimi i ri i Komitetit të Investimeve Strategjike në fund të vitit 2025 ndryshon disa nga afatet kyçe të përcaktuara një vit më pare në vendimin e vitit 2024 që i jepte statusin e investimit strategjik. Institucionet pranojnë se plani i veprimit nuk u realizua brenda kohës për shkak të kompleksitetit të projektit dhe koordinimit mes institucioneve dhe investitorit amerikan Atlantic Incubation…

Read More

Ditën e martë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të bëhen prezente në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit.Gradualisht rehsjet e shiut priten të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët, në veriperëndim dhe perëdim në oprët e mesditës dhe pasdites reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.Në Alpe dhe në relievet e larta malore reshje bore me intensitet të ulët.Era do…

Read More

Një 23-vjeçar në Kamëz është arrestuar pasi dyshohet të ketë kërcënuar me armë zjarri disa persona pas një konflikti të ndodhur në një lokal (ngjarje e ndodhur më 17 prill). Në pranga ka rënë shtetasi A.H., 23 vjeç, i cili ka qëlluar në ajër me armë zjarri për të kanosur dy persona të tjerë. Sipas njoftimit të policisë, në konflikt janë përfshirë gjashtë persona gjithsej, pesë prej të cilëve janë shpallur në kërkim. Pronari i lokalit sakaq është vënë nën hetim, pasi nuk ka kallëzuar rastin pranë autoriteteve. Materialet i kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore. “Kamëz/Finalizohet…

Read More

Ditën e sotme, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua në Bruksel me Komisioneren për Zgjerimin të Bashkimit Evropian, Marta Kos. Në fokus ishte procesi i avancuar i negociatave të anëtarësimit, me theksin te rëndësia e ruajtjes së momentumit aktual dhe vijimit përpara me konsistencë në këtë rrugë. Zgjedhja e Shqipërisë, sipas Hoxhës, është e qartë: rruga e saj drejt BE-së është e ndërtuar mbi angazhime të forta, reforma të qëndrueshme dhe rezultate konkrete. Ministri i Jashtëm shtoi se në takim “diskutuam gjithashtu zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të Rritjes, i cili,…

Read More

Aksident i rëndë në aksin Peshkopi-Maqellarë me pasojë 6 të plagosur. Rreth orës 12:30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin T.N., 65 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin I.H., 33 vjeç. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për median greke “Kathimerini”, ka folur mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke, zhvillimin ekonomik të vendit dhe çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve, përfshirë pronat e pakicës greke në jug të Shqipërisë. Duke komentuar reagimet në Greqi pas disa deklaratave të tij në Abu Dhabi, Rama tha se ato ishin bërë në një kontekst humori dhe diskutimi, por u keqinterpretuan. “Na vjen keq kur komentet me qëllim diskutimi dhe pak humori shndërrohen në çështje serioze. Nuk kanë synim të ofendojnë, por të nxisin vetëironi”, u shpreh ai, duke shtuar se ka respekt të plotë për historinë…

Read More

Në kuadër të riorganizimit të punës së Policisë së Shtetit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka nxjerrë një udhëzim të ri për Policisë Rrugore, në lidhje me kontrollet në akset nacionale, por edhe në zona të tjera të vendit. Sipas udhëzimit, patrullat e policisë rrugore nuk do të kryejnë më kontrolle rutine ndaj drejtuesve të automjeteve, të cilat janë pa një bazë të qartë ligjore. Shkeljet e qarkullimit rrugor do të evidentohen kryesisht përmes përdorimit të teknologjisë, duke përdorur radarët e shpejtësisë që operojnë në mënyrë automatike, si edhe përmes dronëve monitorues.

Read More

Qeveria e Kosovës e ka shpallur sot, 20 prill, si organizatë terroriste Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), gjatë një mbledhjeje në Prishtinë. Kryeministri Albin Kurti tha gjatë një mbledhjeje të kabinetit të tij se “përmes këtij vendimi, Kosova e forcon qëndrimin e saj në mbrojtjen e sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”. “Ky është rreshtim i qartë i Kosovës përkrah aleatëve të vet strategjikë në luftën e përbashkët kundër terrorizmit”, theksoi Kurti. Ai e përshkroi IRGC-në si “strukturë që e përdor terrorizmin dhe dhunën e organizuar si instrument të politikës së jashtme, duke kontribuuar në destabilizimin…

Read More

Gjatë çeljes së eventit Muse-x, Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Jonid Jorgji në praninë e Ministrit Blendi Gonxhja, ka bërë publike dy zhvillime madhore për të ardhmen e industrisë së filmit në vend. Me sloganin Albanian Film Industry, Worl in Progress deklaroi se krahas nisjes së programit të parë të mirëfilltë të internshipeve dedikuar kineastëve të rinj dhe studentëve të arteve, u dha edhe lajmi i shumëpritur i ndërtimit të një zone të re me studio filmike në Shqipëri, e cila do të shërbejë si motori kryesor i kësaj industrie të rivitalizuar. Përmes nismës së re të edukimit, çdo…

Read More

Kavanozat me ushqim për fëmijë të markës HiPP, janë tërhequr me urgjencë nga tregjet në Austri, pasi në një prej mostrave të marra nga kavanozat, ka rezultuar pozitive për helm për minjtë. Konkretisht rasti është referuar nga një prej klientëve në Austri në një prej kavanozave 190g me pure karrote dhe patateje. Për çështje sigurie produktet janë tërhequr nga mbi 1.000 supermarkete Spar. Kompania HiPP në një deklaratë ka thënë se “nuk mund të përjashtohej mundësia që një substancë e rrezikshme të ishte futur në produkt dhe se kavanozat e karotave dhe patateve mund të ishin manipuluar.” Në deklaratën e…

Read More