Author: tirana

Lëvizte i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojnë me armë pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mesnata”. Gjatë operacionit, në lagjen nr. 18, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin E. K. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. K., në çantën marsup i…

Read More

Ish-presidenti, Radev i kryesonte prej javësh sondazhet. Sipas llogaritjeve paraprake, Rumen Radev dhe partia e tij e “Bullgarisë Progresive” janë fituesi të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme në Bullgari me rreth 45% të votave. Tetë zgjedhje të tilla u zhvilluan në Bullgari gjatë pesë viteve të fundit. Sipas Radevit, nuk duhet të ketë së shpejti një tjetër: “Do të bëjmë gjithçka për të parandaluar që të na duhet të mbajmë sërish zgjedhje. Kjo do të thoshte të kalonim nga një krizë në tjetrën, dhe ne duhet të punojmë shumë seriozisht për t’i kapërcyer këto kriza.” Ka kaluar shumë kohë që Bullgaria nuk ka pasur ketë një fitues…

Read More

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Indisë po hyjnë në një fazë të re bashkëpunimi, me një fokus gjithnjë e më të madh në turizëm dhe shkëmbime kulturore, sipas “Travel and Tour World” (TTW). Ky zhvillim pritet të sjellë një ndikim pozitiv në ekonominë shqiptare, veçanërisht në industrinë e turizmit. Lajmi u bë i ditur nga ambasadori i Indisë në Shqipëri, Ravindra Prasad Jaiswal, gjatë një vizite në qytetin e Pogradecit, ku ai theksoi potencialin në rritje të turizmit mes dy vendeve. Rritja e numrit të turistëve indianë: Një mundësi zhvillimi për Shqipërinë Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar një rritje…

Read More

Çmimet globale të naftës u rritën në tregtinë e mëngjesit të së hënës në Azi, pasi Presidenti Donald Trump tha se SHBA ka ndaluar dhe sekuestruar një anije transporti me flamur iranian. Kjo erdhi pasi Irani tha të shtunën se po e mbyllte sërish ngushticën detare të Hormuzit për anijet tregtare dhe se çdo anije që i afrohet do të jetë objektiv sulmi. Kontratat e së ardhmes për naftën Brent u rritën me 4.74% në 94.66 dollarë (70.11 paund) për fuçi, ndërsa West Texas Intermediate u rrit me 5.6% në 88.55 dollarë. Tregjet e energjisë kanë përjetuar luhatje të forta…

Read More

Shqiptarët po konsumojnë patate mjaft cilësore dhe me çmime të lira, një dukuri e pavërejtur për vite me radhë. Aktualisht në tregjet e pakicës në kryeqytet gjen patate shumë cilësore me çmim 60 lekë për kilogram. Një vit më parë në këtë periudhë ishte më shumë se 100 lekë. Edhe sipas matjeve të INSTAT, çmimi mesatar i një kilogram patate në shkurt 2026 ishte 77.9 lekë për kg ose 22% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ky ndryshim në tregun e patates në vendin tonë po vjen nga rritja e importeve të grupit “Zarzavatet e…

Read More

Sot vendi ynë do të karakterizohet nga mot i vranët, ku gjatë gjithë ditës pritet të ketë prani të konsiderueshme të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 12°C në orët e mëngjesit, deri në 21°C në mesditë, duke sjellë kushte relativisht të freskëta për këtë periudhë. Kushtet atmosferike parashikohen të mbeten të qëndrueshme, pa ndryshime të theksuara gjatë ditës.

Read More

Shqetësimi që ka paraqitur vazhdimisht presidenti serb Aleksandar Vuçiç lidhur me marrëveshjen e sigurisë së vulosur kohë më parë mes saj, Shqipërisë dhe Kosovës, nuk e bind aspak Kroacinë. Ministria kroate e mbrojtjes përcolli hapur bindjen e saj se marrëveshja trepalëshe po keqinterpretohet qëllimisht nga Beogradi. Zyrtarët e Zagrebit kanë theksuar se ministri Ivan Anushic e ka sqaruar se dokumenti nuk ka të bëjë me aktivitete luftarake, por shërben si një kornizë bashkëpunimi teknik, shkëmbim dijesh dhe koordinim mes industrive të mbrojtjes për stabilitetin rajonal. Në deklaratën e ministrisë kujtohet gjithashtu pakti i vitit 2010 mes Serbisë dhe Kroacisë, duke…

Read More

Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një takim në Uashington Dc, SHBA, Zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore, Antonella Bassani, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional. Gjatë takimit, ministri Malaj vlerësoi partneritetin e qëndrueshëm me Bankën Botërore, duke e cilësuar atë si një mbështetje kyçe për avancimin e reformave ekonomike në vend. Malaj theksoi rolin e rëndësishëm të këtij bashkëpunimi në forcimin e qëndrueshmërisë fiskale, si dhe në zbatimin e projekteve konkrete me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe social. Ministri shprehu gatishmërinë për të vijuar dhe thelluar këtë bashkëpunim të frytshëm, në funksion të…

Read More

Një ngjarje që fillimisht u raportua si vdekje për shkaqe natyrale në Durrës ka marrë një tjetër rrjedhë pas hetimeve të policisë. Specialistët për hetimin e krimeve ndaj personit nisën verifikimet pas humbjes së papritur të jetës së 59-vjeçarit Sajmir Markja, për të cilin paraprakisht u dyshua se kishte ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Por, hetimet intensive të kryera nën drejtimin e Prokurorisë zbuluan se bëhej fjalë për një ngjarje me natyrë kriminale. Sipas policisë, më 13 prill 2026, në lagjen nr. 18 të Durrësit, 42-vjeçari Gentian Kraja është konfliktuar me 59-vjeçarin për motive të dobëta dhe më…

Read More

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Samitin e Katërt për Mbrojtjen e Demokracisë, me ftesë të kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez. Rama ndodhet prej dy ditësh në Barcelonë, ndërsa vizitën e nisi me një takim me Dhomën e Tregtisë së Katalonjës. Ai shkroi se perceptimi për Shqipërinë nga Spanja ka ndryshuar ndjeshëm në pak vite, nga një njollë e errët në destinacion të preferuar turistik. “Barcelonë, ku u pritëm me nderim të veçantë nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës, e ku u ndjemë krenarë për respektin dhe interesimin për Shqipërinë, emri i së cilës kur vije në Spanjë deri jo shumë…

Read More

Nuk ushtruan detyrën për kontrollin e territorit në të paktën 31 raste, Prokuroria Fier dërgon në gjyq për ‘Shpërdorim detyre’ kryeinspektorin dhe 2 inspektorët e IMT-së Divjakë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq kryeinspektorin dhe dy inspektorët e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Divjakë, për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.346, rezultoi e provar se në 31 raste të hetuara nga prokuroria dhe të dërguara për gjykim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”,…

Read More

Vlorë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”. Policia zbardh dhe dokumenton në kohë të shpejtë djegien e qëllimshme të automjetit në pronësi të një punonjësi policie. Si pasojë e zjarrit u përfshi nga flakët dhe një automjet tjetër. Identifikohet, kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i zjarrvënies. Gjithashtu është dokumentuar me prova ligjore dhe porositësi për djegien e automjetit, i cili ndodhet me masë sigurie “Arrest në burg”. Sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, automjeti me të cilin lëvizte autori i dyshuar. Si rezultat i veprimeve hetimore intensive dhe profesionale, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe…

Read More