Kavanozat me ushqim për fëmijë të markës HiPP, janë tërhequr me urgjencë nga tregjet në Austri, pasi në një prej mostrave të marra nga kavanozat, ka rezultuar pozitive për helm për minjtë. Konkretisht rasti është referuar nga një prej klientëve në Austri në një prej kavanozave 190g me pure karrote dhe patateje. Për çështje sigurie produktet janë tërhequr nga mbi 1.000 supermarkete Spar. Kompania HiPP në një deklaratë ka thënë se “nuk mund të përjashtohej mundësia që një substancë e rrezikshme të ishte futur në produkt dhe se kavanozat e karotave dhe patateve mund të ishin manipuluar.” Në deklaratën e…
Author: tirana
Autoriteti i kontroll ushqimor ka bllokuar disa kilogram çokokrem në Shqipëri, Nudossi Haselnuss-Nougat-Crème, e importuar nga “Lengo Group”. Kjo ka ndodhur pas alarmit që është dhënë nga Sistemi RASFF për përmbajtje salmonele në këtë produkt, të importuar nga Gjermania. Në total janë bllokuar 18.3 kg me destinacion asgjësimin e tij. Njoftimi i plotë: Në vijim të njoftimit të kategorisë njoftim informues për ndjekje, Shqipëria është njoftuar nga Sistemi RASFF (RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED) mbi alertin me temë “Salmonella spp në krem lajthie në kakao” me origjinë nga Gjermania, duke përbërë risk serioz për shëndetin e njeriut. PËRSHKRIMI…
Në një intervistë për median italianë “Il Giornale”, kryeministri Edi Rama ka komentuar tema që prekin dy vendet, si edhe vizitën me homologen Meloni në Romë. Rama theksoi edhe një herë se marrëveshja për emigrantët është ekskluzive vetëm për Italinë, dhe se shumë vende të tjera që e kanë kërkuar një gjë të tillë janë refuzuar. Sa i përket takimit me Melonin në Romë të enjten, ai shprehet: Edhe një herë kam parë konfirmim se Kryeministrja juaj ka një vizion të qartë strategjik për marrëdhënien midis vendeve tona, të cilës i kushton vëmendje të veçantë pavarësisht angazhimeve të saj të…
Një tërmet i fortë me magnitudë 7.4 ballë ka goditur ujërat pranë prefekturës Iwate në Japoni, duke shkaktuar menjëherë një paralajmërim për cunami në pjesë të gjera të bregdetit verilindor të vendit. Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për prefekturën Iwate, pjesën qendrore të bregdetit të Paqësorit në Hokkaido, si dhe për bregdetin e Paqësorit të prefekturës Aomori. Paralajmërime ka pasur edhe në zona të tjera të Hokkaidos dhe Aomorit, si dhe në prefekturat Miyagi dhe Fukushima. Kryeministri japonez, Sanae Takaichi, u ka bërë thirrje banorëve në zonat e prekura që të largohen menjëherë drejt zonave më të larta për siguri.
Policia Dibër ka arritur të finalizojë me sukses një aksion kundër falsifikimit në organet shtetërore, me qëllim marrjen e pasaportës bullgare të shtetasve shqiptarë. Bëhet me dije se janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh administratori aktual i njësisë Ostren, Ndriçim Sula, si dhe ish-administratori, Bajram Meta. Sipas njoftimit të policisë, ata kanë falsifikuar dokumente të gjendjes civile, me qëllim pajisjen e personave të ndryshëm me vërtetime sikur janë banorë të njësisë administrative Ostren dhe më pas këto dokumente do t’i dërgonin në Bullgari, me qëllim pajisjen me pasaporta bullgare. Sakaq, ditën e djeshme në godinën e Bashkisë…
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se Konispoli po hyn në fazë të re zhvillimi e cila do ta shndërrojë atë në një pol turistik dhe kulturor. Programi Operacional 2026–2029 që do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, do të ketë një investim prej 500 milionë lekësh, për projektin “Ndërhyrje të integruara për zhvillimin e ofertës turistike kulturore dhe agroturistike – Rajoni 4”. Ky projekt do të zhvillohet me bashkëpunimin e koordinuar institucional ndërmjet MTKS, Bashkisë Konispol, Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe FSHZH. Ndërhyrja përfshin krijimin e një kompleksi muzeal dhe zhvillimin e ofertës agroturistike…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur sërish këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme. Kryedemokarti ka zbatuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Teksa i është afruar ambienteve të SPAK, ai është pritur nga mbështetësit e tij.
Të paktën 25 persona janë vrarë në një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në shtetin jugor indian Tamil Nadu, ndërsa katër të tjerë janë plagosur rëndë. Shpërthimi ndodhi në Industrinë e Fishekzjarrëve Vanaja në Virudhunagar të dielën në mbrëmje. Zyrtarët thanë se fabrika duhej të ishte e mbyllur, por rreth 50 punëtorë ishin brenda në atë kohë. Një shpërthim i dytë ndodhi ndërsa operacionet e shpëtimit ishin në vazhdim, duke plagosur 13 persona të tjerë, megjithëse asnjëri nuk pësoi djegie serioze. Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet teksa po vijojnë hetimet. Një dëshmitar okular, i cili po trajtohet për lëndime,…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një 35-vjeçar ka ndërruar jetë. Shtetasi Odise Shoshari, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu në banesën e tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Sipas burimeve policore, i ndjeri njihet si përdorues lëndësh narkotike dhe rezulton se ishte nën efektin e tyre kur ka qëlluar veten me çifte. “Rreth orës 08:45, në lagjen nr. 13, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu, në banesë, shtetasi Odise Shoshari, rreth 35 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital. Grupi hetimor, në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje të hënën, 20 prill, për kompromis mes partive parlamentare për zgjedhjen e presidentit të vendit, pasi një afat kushtetues mbi njëmujor për këtë çështje do të skadojë në fillim të javës së ardhshme. Duke folur në një mbledhje të kabinetit të tij në mëngjes herët në Prishtinë, Kurti tha se shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare “besoj se nuk është opsion”. “Zgjedhja e presidentit është detyrë kushtetuese e të zgjedhurve të popullit, dhe kjo kërkon vullnet për zgjidhje, gatishmëri për kompromis dhe vendime jo të lehta”,tha Kurti. Deklaratat e tij vijnë mes…
Presidenti amerikan, Donald Trump, po përpiqet të dalë nga ajo që po cilësohet si “Kurthi i Hormuzit”, një situatë e ndërlikuar që është thelluar prej javësh, edhe për shkak të presioneve politike dhe ushtarake në rajon. Sipas raportimeve, SHBA-të kanë njoftuar një raund të ri bisedimesh direkte me delegacionin iranian në Islamabad të Pakistanit. Megjithatë, nga ana iraniane është dhënë një përgjigje e prerë se nuk do të marrin pjesë, duke e bërë situatën edhe më të paqartë. Ajo që bie në sy është se SHBA-të duken më të nxituara për të arritur një marrëveshje. Arsyeja lidhet me faktin se…
Lëvizte i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojnë me armë pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mesnata”. Gjatë operacionit, në lagjen nr. 18, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin E. K. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. K., në çantën marsup i…