Author: tirana

Nuk ushtruan detyrën për kontrollin e territorit në të paktën 31 raste, Prokuroria Fier dërgon në gjyq për ‘Shpërdorim detyre’ kryeinspektorin dhe 2 inspektorët e IMT-së Divjakë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq kryeinspektorin dhe dy inspektorët e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Divjakë, për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.346, rezultoi e provar se në 31 raste të hetuara nga prokuroria dhe të dërguara për gjykim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”,…

Read More

Vlorë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”. Policia zbardh dhe dokumenton në kohë të shpejtë djegien e qëllimshme të automjetit në pronësi të një punonjësi policie. Si pasojë e zjarrit u përfshi nga flakët dhe një automjet tjetër. Identifikohet, kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i zjarrvënies. Gjithashtu është dokumentuar me prova ligjore dhe porositësi për djegien e automjetit, i cili ndodhet me masë sigurie “Arrest në burg”. Sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, automjeti me të cilin lëvizte autori i dyshuar. Si rezultat i veprimeve hetimore intensive dhe profesionale, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe…

Read More

Tregu i sigurimeve shënoi rritje të qëndrueshme gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, por zhvillimet në segmentin motorik po reflektojnë ndryshime të rëndësishme në mënyrën e përllogaritjes së primeve, të lidhura me profilin e riskut të drejtuesve. Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, primet e shkruara bruto arritën në rreth 5.93 miliardë lekë, në rritje me 6,01%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa dëmet e paguara bruto u rritën me 11,81%, duke arritur në 2.14 miliardë lekë. Rritje është regjistruar edhe në numrin e kontratave dhe dëmeve, çka konfirmon zgjerimin…

Read More

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë për shqyrtimin e masave disiplinore ndaj deputetëve të opozitës. Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, Balla thotë se “bllokimi i punimeve të Kuvendit nuk mund të justifikohen dhe se masat disiplinore të marra nga Kuvendi janë në përputhje me rregulloren dhe standardet e funksionimit parlamentar”. Reagimi i plotë: Gjykata Administrative (shkalla e parë) paska shqyrtuar dhe madje marrë vendim për masat disiplinore ndaj deputetëve të PD, të cilët si sot katër muaj më parë hodhën flakadanë dhe bllokuan punën…

Read More

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar një rregullore të re “Për qëndrueshmërinë operacionale digjitale në subjektet e licencuara”, me qëllim forcimin e sigurisë së sistemeve të informacionit dhe mbrojtjen ndaj rreziqeve kibernetike në sektorin financiar. Rregullorja synon unifikimin e kërkesave për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve që përdoren nga subjektet financiare të licencuara dhe të mbikëqyrura nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Sipas këtij akti, subjektet financiare do të duhet të zbatojnë masa të detajuara për menaxhimin e rrezikut të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), të raportojnë incidentet e rëndësishme kibernetike dhe të kryejnë testime të rregullta për qëndrueshmërinë digjitale…

Read More

Në pallatin e dëmtuar nga zjarri në Tiranë, këtë të shtunë po vijon procesi i verifikimit të dëmeve nga grupet e ekspertizës, të cilat kanë nisur punën në terren pas deklarimeve të bëra një ditë më parë nga zv.kryeministrja Albana Koçiu. Në inspektim janë përfshirë grupe nga OSHEE, ujësjellësi dhe kompania private e sigurimit të objektit. Sipas të dhënave, në shkallën 5 të ndërtesës, ku janë konstatuar dëmet më të mëdha, po kryhen kontrollet më të detajuara, ndërsa në shkallën 4 po verifikohet gjendja e rrjetit elektrik dhe dëmet nga tymi. Autoritetet kanë ndaluar hyrjen në apartamente, të cilat janë shpallur…

Read More

Komanda e përbashkët ushtarake e Gardës Revolucionare Islamike lëshoi ​​një deklaratë ku pretendoi se kontrolli i Ngushticës së Hormuzit tani është “kthyer në statusin e tij të mëparshëm” për shkak të bllokadës së vazhdueshme amerikane të porteve iraniane. Transmetuesi shtetëror iranian IRIB thotë se kjo do të thotë që korridori kryesor i transportit detar “tani është mbyllur përsëri dhe kalimi kërkon miratimin e IRANIT”. Irani e kishte deklaruar Ngushticën e Hormuzit të mbyllur në mënyrë efektive menjëherë pas fillimit të sulmit të Amerikës më 28 shkurt. Zyrtarët më vonë specifikuan se kalimi ishte i mundur me miratimin iranian, por jo…

Read More

Kryeministri Edi Rama është duke marrë pjesë në samitin “Mbrojtja e Demokracisë” organizuar prej  kryeministrit të Spanjës, Pedro Sánchez, dhe presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva. Në këtë samit në Barcelonë janë mbledhur udhëheqësit e së majtës globale me synimin për të mbrojtur multila-teralizmin dhe për të mobilizuar lëvizjet e majta kundër së djathtës ekstreme. Agjencia Reuters thotë se këto takime, të organizuara nga Spanja me rrjete politike të majta, vijnë në një kohë kur shkurtimet e shpejta të ndihmës humanitare nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, ndërhyrjet ushtarake dhe kërcënimet për t’u tërhequr nga NATO, kanë tronditur…

Read More

Forcat Operacionale të Burgjeve, (DAP) kanë zbarkuar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku kanë nisur kontrolle të befta në qeli. Burime bëjnë me dije për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha, se forcat operacionale të DAP janë nisur që në mëngjes, me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve. Aktualisht po ushtrohet kontroll në të gjithë ambientet e burgut. Në operacion janë angazhuar rreth 20 automjete me forcat operacionale të DAP.

Read More

Përfaqësues të sektorit të transportit hekurudhor dhe ekspertë të fushës zhvilluan një trajnim të përbashkët të organizuar nga Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit, me mbështetjen e Transport Community Treaty dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit shkëmbyen ide, përvoja dhe praktika mbi zhvillimin dhe modernizimin e sistemeve inteligjente të transportit, duke u ndalur te sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e menaxhimit të këtij sektori. Në tryezat e diskutimit, theksi u vu te roli i Planeve Kombëtare të Aksesit (NAP), pikave kombëtare të aksesit dhe institucioneve përgjegjëse, si elementë kyç për organizimin dhe integrimin e sistemeve inteligjente…

Read More

Drejtuesja Politike e PS Tiranë, Ogerta Manastirliu, ka shkuar pranë familjeve të prekura nga zjarri që përfshiu pallatin e pranë Farmacisë 10 në Tiranë. E shoqëruar nga deputetë të PS, si dhe drejtues të Bashkisë Tiranë, Manastirliu garantoi banorët se institucionet janë të angazhuara plotësisht për të qenë pranë tyre dhe për të ofruar zgjidhje konkrete në kohë sa më të shpejtë. “Kemi gjithë angazhimin politik, institucional dhe njerëzor mbi të gjitha, për t’ju qëndruar pranë. Bashkia e Tiranës ka filluar menjëherë punën dhe shumë shpejt do të mblidhet Këshilli Bashkiak për të miratuar bonuset e qirasë, pa asnjë vonesë…

Read More

Në ditën ndërkombëtare të monumenteve, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndarë një video me qytetarët ku prezantohet fasada e re e restauruar e Muzeut Historik Kombëtar. Sipas tij, përfundimi i restaurimit të plotë të fasadës së godinës përbën një moment të rëndësishëm në procesin e rikonstruksionit dhe konservimit të këtij monumenti kulture të kategorisë së dytë. Gonxhja thotë se pas restaurimit të mëparshëm të mozaikut monumental në kuadër të programit EU4Culture, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga UNOPS, tashmë është finalizuar edhe ndërhyrja në gjithë fasadën e ndërtesës. Ky proces sipas ministrit synon të ruajë…

Read More