Author: tirana

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala mori pjesë sot në Konferencën Mbarëkombëtare Farmaceutike, që këtë vit përkon edhe me 20-vjetorin e krijimit të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë. Sala tha se “ky përvjetor është një mundësi e mirë për të vlerësuar rrugën e bërë deri më sot, por edhe për të parë me realizëm sfidat që kemi përpara”. “Sektori farmaceutik është një nga shtyllat kryesore të sistemit shëndetësor. Për këtë arsye, forcimi i tij mbetet një prioritet kombëtar, me një objektiv të qartë: garantimin e aksesit të qëndrueshëm të qytetarëve në barna cilësore, të sigurta dhe efektive”, tha…

Read More

Gjykatën e Posaçme ka lënë në burg tre anëtarët e grupit të kokainës, të goditur nga SPAK pak ditë më parë. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se pasi kanë dëgjuar palët, trupa gjykuese u tërhoq për vendim për Lulzim Pepën, Fation Markun dhe Anton Kolën, për të cilët prokurori i çështjes Alfred Shehu ka kërkuar arrest me burg, masë që u la në fuqi. Grupi që dyshohet se drejtohej nga Lulzim Pepa, akuzohet për trafik ndërkombëtar kokaine, ndërsa i janë sekuestruar pasuri me vlerë 12 milionë euro. Grupi vepronte në Amerikën Latine, Belgjikë dhe Holandë, dhe nga hetimet…

Read More

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë jep vendimin për grupin e dytë të personave që u ndaluan në kuadër të operacionit për mashtrim përmes Call Centerave, hetim i kryer nga prokuroria e kryeqytetit. Gjykata pranoi kërkesën e prokurores së çështjes dhe vendosi: 1-Kristjan Buda menaxher i sallës së Call Center, “arrest në burg”. 2-Benard Biba “arrest në shtëpi” 3-Arber Kalaja “arrest në shtëpi” 4-Kleidi Dyrma “arrest në shtëpi” 5-Eno Hana “arrest në shtëpi” Ndalim i daljes jashtë vendit dhe detyrim paraqitje: 1-Ema Taipi 2-Kristjana Shara

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot lirimin nga detyra të pesë ambasadorëve shqiptarë, teksa ka emëruar dy ambasadorë të rinj. Në një njoftim për mediet, Presidenca bën të ditur se kreu i shtetit ka dekretuar emërimin në detyrë të Gazmend Barbullushi në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, rezident, si dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jo rezident; Ky pozicion mbahej nga Albana Dautllari, e cila tashmë u emërua nga presidenti në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të…

Read More

Popullsia e Bashkimit Evropian pritet të arrijë kulmin në vitin 2026 me 453,3 milionë banorë, përpara se të hyjë në një rënie të zgjatur që do ta çojë në 419,5 milionë deri në vitin 2100. Të dhënat vijnë nga projeksionet më të fundit demografike të publikuara nga Eurostat. Sipas raportit, BE-ja do të ketë 27,3 milionë banorë më pak krahasuar me vitin 2022, i cili shërben si bazë për këtë përditësim. Megjithatë, ky skenar parashikon një kusht kyç: ardhjen e rreth 98 milionë migrantëve në shtetet anëtare deri në fund të shekullit. Italia dhe Polonia pritet të jenë vendet më…

Read More

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, (Njësia “Shigjeta”), në vijim të punës për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojnë me armë pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Back Side”. Gjatë operacionit, në Qafë Kashar, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin E. A. dhe pasagjer shtetasin E. L. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. L. iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, që ai e posedonte pa leje. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan shtetasit: -E. L., 21 vjeç,…

Read More

Në gjyqin për vrasjen e Liridona Ademajt, ka rrëfyer edhe vëllai i saj, Leonardi. Ai u shpreh se këtë vrasje e ka organizuar Naim Murseli me Kushtrim Kokallën, duke e gjetur Granit Plavën si vrasës. Ai gjithashtu shtoi se këtë gjyq po e ndjekin edhe fëmijët e Liridonës, të cilët do të kërkojnë drejtësi për nënë e tyre. Fjala e plotë e Leonard Ademajt: Po bëhen gati tre vite që nga vrasja e Liridonës, më kujtohet si sot arrestimi i të akuzuarve. Për ne si familje nuk ishte e lehtë kjo periudhë tre vjeçare, e kemi gjetur besimin dhe kemi…

Read More

Ende mbetet alarm i kuq për karburantin e avionëve (jet fuel). Me ngushticën e Hormuzit të bllokuar nga lufta, Evropa mund të rezistojë, por jo për shumë kohë. “Rreth gjashtë javë”, sipas deklaratave të bëra nga drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, për Associated Press. Që nga qershori, kur trafiku zakonisht rritet për shkak të fillimit të pushimeve verore, disa fluturime mund të mbeten në tokë. Rrezik për anulime fluturimesh “së shpejti”Birol ka përshkruar një situatë shqetësuese të pasojave globale të asaj që ai e ka quajtur “kriza më e rëndë energjetike që kemi përballuar ndonjëherë”, e shkaktuar…

Read More

Një asteroid me madhësinë e tre fushave të futbollit do të kalojë pranë Tokës brenda tre vitesh, duke ofruar një mundësi të rrallë për shkencëtarët që ta studiojnë nga afër këtë kolos hapësinor. I mbiquajtur Apofis, sipas hyjnisë egjiptiane të njohur si “Zoti i kaosit”, asteroid pritet t’i afrohet planetit tonë më 13 prill 2029, njofton NASA. Asteroidi do të jetë vetëm 32,186 kilometra larg sipërfaqes së Tokës, që do të thotë më afër sesa shumë satelitë që ndodhen në orbitë. Shkencëtarët e konsiderojnë Apofisin si “një asteroid potencialisht të rrezikshëm”, por NASA nuk mendon se mund të ketë përplasje…

Read More

Finalizohet operacioni i koduar “Risku”. Në pranga ka rënë një 23-vjeçar i cili lëvizte i armatosur dhe me maskë me vete. Gjatë operacionit u sekuestruan 3 armë (1 pistoletë me municion, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive), maska dhe motomjeti. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe pasagjeri 18-vjeçari që ndodhej në motomjet, për moskallëzim të krimit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Read More

Shqipëria po hyn në një fazë të fortë rritjeje të turizmit në vitin 2026, sipas “Travel and Tour World” (TTW). Vendi nuk shihet më si një cep i pazbuluar i Evropës, por si një destinacion që po shndërrohet në një konkurrent serioz në tregun turistik të Mesdheut. Vizitorët ndërkombëtarë po vijnë në shifra më të mëdhenj se kurrë më parë. Ata tërhiqen nga bukuria natyrore, kultura e pasur dhe kostot e përballueshme të udhëtimit. Bizneset turistike po zgjerohen me shpejtësi në të gjithë vendin. Shqipëria po pozicionohet si një destinacion modern, por njëkohësisht autentik. Ky transformim po ndryshon mënyrën se…

Read More

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me armëpushimin 10-ditor të shpallur mes Izraelit dhe Libant, të ndërmjetësuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në reagimin thuhet se, Shqipëria e mirëpret këtë zhvillim si një hap konstruktiv dhe të nevojshëm drejt uljes së tensioneve në rajon, si dhe për parandalimin e humbjeve të mëtejshme të jetëve njerëzore. Ministria thekson rëndësinë e respektimit të plotë të armëpushimit nga të gjitha palët e përfshira. Në mënyrë të veçantë, ajo nënvizon se Hezbollah duhet të ndërpresë çdo veprim armiqësor ndaj Izraelit dhe të veprojë në përputhje…

Read More