Author: tirana

“Fasting”, një nga dietat më të ndjekura të viteve të fundit, po vihet seriozisht në pikëpyetje nga shkenca. Një studim i ri në shkallë të gjerë sugjeron se kufizimi i ushqimit në më pak se tetë orë në ditë mund të lidhet me një rrezik ndjeshëm më të lartë për vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare. Sipas studimit, i cili analizoi të dhënat e mbi 19 mijë të rriturve, personat që ushqeheshin brenda një dritareje ditore më të vogël se tetë orë kishin 135% më shumë gjasa të vdisnin nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, krahasuar me ata që e…

Read More

Socialistët kërkojnë të vijojë puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale dhe Administrative pa prezencën e deputetëve të opozitës dhe pa të drejtën e paritetit. Ky zhvillim vjen pasi Taulant Balla kreu grupit parlamentar të PS tha dy javë më parë se “nuk do të presim pafundësisht opozitën në këtë komision”. Sot ora 12:30 parashikohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ku në rend dite është edhe kërkesa e Grupit Parlamantar të PS për ndryshime në përbërjen e këtij komisioni. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka siguruar këtë kërkesë ku si objekt është “Ndryshimi i Vendimit nr.75, datë 27.10.2025…

Read More

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet për dy ish-prokurorë dhe çoi në gjykatë kërkesën mbi kalimin e çështjes për gjykim. Kledian Llaho akuzohet për korrupsion, ndërsa ish-prokurori tjetër, Çlirim Shahini, i cili ushtron profesionin e avokatit, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Ish-prokurorët e Sarandës dyshohen se u përfshinë në një aferë korrupsioni për zbutjen e masës së sigurimit ndaj Pando Papuçit, i shpallur në kërkim për ndërtim pa leje. Pasi arriti t’i shmangej drejtësisë për dy vite, u arrestua dhe doli para gjykatës për vlerësimin e masës që u gjykua dhe u ndryshua brenda 1 ore nga gjyqtarja Edona Vajushi,…

Read More

Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në Konkursin Ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore”. “Një tjetër arsye për t’u ndjerë mirë në fund të ditës është fakti se arritëm të vendosim një projekt tjetër në radhën e këtyre projekteve që janë tanimë në një fazë të avancuar dhe një pjesë e tyre janë gati të marrin lejen e zhvillimit dhe për të filluar nga puna. Falë këtij procesi do të kemi një stadium të ri të përmasave europiane, një tjetër vepër arkitektonike të re, Bibliotekën Kombëtare, një mjedis i shumënevojshëm prej vitesh, si…

Read More

Rritja e fortë e çmimeve të arit dhe metaleve të çmuara tregon një zhvendosje globale të kapitalit, ndërsa dollari humbet rolin tradicional si aset strehë dhe Europa përballet me rrezik, por edhe me një mundësi historike. E matur në dollarë, euroja është forcuar me rreth 15% gjatë vitit që nga rikthimi i Donald Trump në pushtet, ndërsa paundi britanik ka shënuar një rritje më të moderuar. Jeni japonez, pas disa luhatjesh, është kthyer afërsisht në të njëjtin nivel si një vit më parë. Tregues të tillë do ta bënin vitin e parë të mandatit të dytë të Trump të dukej…

Read More

Mbi 345 milionë lekë dëmshpërblim do të jepen për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës së shkuar. Kështu njofton Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku bashkitë që do marrin nga ky fond, renditen si më poshtë: 📍 Delvinë – 36 mln lekë 📍 Dibër – 10,5 mln lekë 📍 Gramsh – 86,6 mln lekë 📍 Has – 0,7 mln lekë 📍 Rrogozhinë – 1,8 mln lekë 📍 Krujë – 146 mln lekë 📍 Kukës – 0,6 mln lekë 📍 Librazhd – 0,2 mln lekë 📍 Peqin – 4 mln lekë 📍 Tepelenë…

Read More

Suedia planifikon të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në shkollat fillore dhe të mesme për të siguruar që fëmijët të përqendrohen në mësim gjatë orës së mësimit, njoftoi qeveria. Ky ndalim do të thotë se nxënësit deri në klasën e nëntë ose të moshës 15–16 vjeç, do t’i dorëzojnë telefonat e tyre në mëngjes dhe do t’i marrin përsëri në fund të mbarimit të mësimit. “Sipas studimeve, nxënësit suedezë shpërqendrohen nga mjetet digjitale gjatë klasës më shumë se sa mesatarja e nxënësve në vendet të tjera të Evropës”, tha qeveria në një deklaratë. “Prandaj qeveria propozon një ndalim të telefonave…

Read More

Pamje të reja që dolën të mërkurën, 28 janar, tregojnë një përplasje të mëparshme midis Alex Pretti-t dhe agjentëve federalë, 11 ditë para se infermieri të qëllohej për vdekje në Minneapolis. Rreth 2 minuta video, e publikuar nga The News Movement, tregojnë një incident më 13 janar në Minneapolis, gjatë protestave të ashpra komunitare kundër veprimeve të forta të agjentëve në qytet. Në pamje, agjentët e kapin me forcë Pretti-n, ndërsa ai bërtet ndaj tyre dhe godet dritën e pasme të një automjeti të tyre. Pak më vonë, një agjent i armatosur rëndë del nga makina dhe e rrëzon Pretti në tokë,…

Read More

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizoi fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë 2-javore, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”. Si rezultat i këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë shtetaset Th. C., 35 vjeçe, dhe A. F., 39 vjeçe, lindur në Brazil. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, edhe dy shtetas E. D. dhe S. A., banues në Durrës. Në…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një postim në rrjetin social Facebook, ku prezanton pamjen e re të Gjimnazit “Kolë Idromeno” në Shkodër, pas përfundimit të punimeve të rikonstruksionit. Në mesazhin e tij, Rama thekson se objekti shkollor tashmë ofron hapësira të rinovuara dhe infrastrukturë moderne, duke përfshirë laboratorë inteligjentë, terrene për aktivitete sportive, si dhe ambiente për arte dhe zeje. Sipas kryeministrit, investimi është realizuar duke ruajtur elementet lokale të qytetit dhe duke rikthyer dinjitetin e emrit të piktorit dhe arkitektit të shquar Kolë Idromeno. Rama shton se shkolla do t’u shërbejë rreth 400 nxënësve, mësuesve dhe gjithë komunitetit të…

Read More

Të mërkurën, 28 janar, në ditën e tretë të protestës u bllokuan dhjetëra pikëkalime kufitare në Bosnje, Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut. Edhe shoferët serbë bllokuan pikakalimet kufitare për në hapësirën Shengen, duke krijuar radhë të gjata me kamionë. Në pikëkalimin kufitar Bajakovo, kalimi më i rëndësishëm kufitar ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, të mërkurën kamionët krijuan një kolonë të gjatë prej rreth 2 km. Dhoma serbe e tregtisë CCIS u ankua se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor çdo ditë po humbasin rreth 100 milionë euro nga vlera e eksporteve. Arrestime të shoferëve shkak për bllokadat në kufi Shoqatat e spedicionit…

Read More

Për ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët priten në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e jugut, reshjet do të shfaqen në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave. Ndërsa në zonën e Alpeve, verilindje mbi 900–1000 metra dhe juglindje në lartësitë mbi 1000–1100 metra, parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar, kryesisht në juglindje. Era do të fryjë nga juglindja në jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës…

Read More