Presidenti Donald Trump tha se po heq certifikimin nga të gjitha avionët e prodhuar në Kanada dhe kërcënoi me një tarifë prej 50% për këto aeroplanë derisa avionët Gulfstreams të prodhuar në Amerikë të certifikohen në atë vend. Trump tha konkretisht se po i hiqte certifikimin Global Express, një avion biznesi nga Bombardier me seli në Kebek, së bashku me “të gjithë avionët e prodhuar në Kanada”. “Kanadaja po e ndalon në mënyrë efektive shitjen e produkteve Gulfstream në Kanada përmes të njëjtit proces certifikimi”, shkroi Trump në Truth Social. “Nëse, për ndonjë arsye, kjo situatë nuk korrigjohet menjëherë, unë…
Author: tirana
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me alternime vranësirash, por nuk do të mungojnë intervale me kthjellime. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme që prej orëve të para të 24-orëshit deri në mesditë, në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët. Lokalisht, në qendër dhe perëndim, reshjet do të paraqiten në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në Alpe dhe relievet e larta malore në verilindje–juglindje parashikohen reshje bore me intensitet kryesisht të ulët. Era do të fryjë me drejtim juglindja–veriperëndim, me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë…
Gazeta britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull të gjatë bizneseve që Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner po përpiqen të vënë në vijë në Mesdhe, duke u shfaqur gjithnjë e më shumë si figura kyçe të biznesit global, duke ndjekur nga afër filozofinë e famshme të Donald Trump për “artin e marrëveshjes”. Ndërsa presidenti amerikan u tërhoq nga përpjekja për të aneksuar Groenlandën, vajza e tij po bënte një lëvizje të madhe në Mesdhe: sigurimin e një marrëveshjeje për zhvillimin e ishullit të Sazanit në Shqipëri. Ivanka Trump, 44 vjeç, dhe Jared Kushner, përmes kompanisë së…
Kryeministri Edi Rama priti gazetarin e prestigjiozes franceze “Le Monde” ku zhvilloi një intervistë në Kopshtin e Edenit që në Kryeministri. “Që kur hyn në zyrën e tij e kupton që hyn në zyrën e tij e kupton që nuk po hyn në zyrën e një politikani të zakonshëm, shprehet gazetari i Le Monde. Gjatë intervistës kryeministri shpreh se më në fund Shqipëria është gati t’i flasë francezëve nëpërmjet bukurive të saj dhe se jo vetëm francezët por e gjithë bota po zbulojnë një vend të bukur dhe mikpritës, ku fetë bashkëjetojnë në harmoni të plotë dhe ku, pavarësisht diversitetit…
Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dërguar një kërkesë institucioneve shtetërore, Kuvendit, Ministrisë së Brendshmë si dhe Policisë për marrjen e masave për sigurinë në gjykata. Në kërkesën e tyre, theksohet se punonjësit e policisë të vendosen me prezencë të përhershme si dhe me plan të detajuar sigurie. Po ashtu kërkohet dhe klasifikimi i gjykata si institucione të rëndësisë së veçantë. Sipas KLGJ-së, kyplan duhet të përfundojë brenda një kohë sa më të shkurtër dhe të jetë bazë për ristrukturimin e plotë të sistemit të sigurisë në gjykata. Shkresa e plotë: Këshilli i Lartë Gjyqësor i kërkon institucioneve ndërhyrje urgjente…
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përshëndetur paraqitjen në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të projektligjit “Preshevo Valley Discrimination Assessment Bill”, një iniciativë që kërkon nga Departamenti i Shtetit raportim të detajuar mbi trajtimin e pakicave etnike nga Serbia, me fokus të veçantë te shqiptarët në Luginën e Preshevës. Ky projektligj konsiderohet një njohje institucionale e problematikave serioze që përballen shqiptarët në këtë rajon, duke përfshirë çështjet e pasivizimit të adresave, diskriminimit në arsimin dhe punësimin, si dhe kufizimeve në pjesëmarrjen qytetare. Sipas Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, akti përfaqëson një hap domethënës në trajtimin serioz…
Sot, në ditën e 20-të të humbjes së Jurgen Karajt në ujërat e lumit Mat, në territorin e Bashkisë Klos kanë vijuar kërkimet intensive për gjetjen e trupit të tij. Me autorizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, një trupë e specializuar e Forcave Speciale të Kosovës për kërkime nënujore, e pajisur me aparatura të posaçme, është dislokuar në zonë për të mbështetur përpjekjet e institucioneve vendore dhe komunitetit. Në terren janë angazhuar gjithashtu Forcat e Armatosura të Shqipërisë, shërbimet e emergjencave të Bashkisë Klos, zjarrfikësit, si dhe familjarë, bashkëfshatarë dhe qytetarë të shumtë. Me profesionalizëm, solidaritet…
Administrata Tatimore bën të ditur se problematika e evidentuar ditët e fundit në përdorimin e Platformës Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara është zgjidhur dhe se është plotësisht funksionale dhe në shërbim normal për të gjithë tatimpaguesit. Duke marrë shkas nga vështirësitë e hasura gjatë kësaj periudhe, Administrata Tatimore rikujton procedurat që duhet të ndiqen në rastet kur, për arsye objektive, krijohen pengesa në procesin e fiskalizimit të faturave, me qëllim garantimin e vijimësisë së aktivitetit ekonomik dhe respektimin e detyrimeve ligjore. Sipas DPT-së, rreth 139 mijë tatimpagues që përdorin software për lëshimin e faturave duhet të vijojnë normalisht…
Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, më e madhja në juglindje të vendit që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, kamionët vijojnë të qëndrojnë të bllokuar për shkak të protestës së nisur 3 ditë më parë. Në doganë janë mjete të tonazhit të rëndë me targa të Maqedonisë së Veriut. Bllokada është planifikuar të zgjasë rreth 7 ditë, ndërsa nëse kërkesat nuk plotësohen, Shoqata e Kamionistëve ka paralajmëruar mundësinë e zgjatjes së protestës. Situata në doganën e Qafë Thanës vijon të jetë normale dhe pa problematika. Në palën maqedonase kamionët vijojnë të jenë të vendosur në radhë. Shoqata…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në prezantimin e “Librit të Bardhë”, një aktivitet të organizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj (FIAA), ku theksoi rëndësinë e këtij dokumenti si një udhërrëfyes strategjik për politikën ekonomike dhe bashkëpunimin me komunitetin e biznesit. Ministrja Ibrahimaj vuri në dukje se “Libri i Bardhë” është një instrument kyç për hartimin e ligjeve dhe politikave bazuar në rekomandimet e komunitetit të biznesit, duke siguruar që vendimmarrja e qeverisë të jetë e orientuar nga nevojat reale të tregut dhe standardet e Bashkimit Evropian. “Ky është Libri im i dytë i Bardhë, në të cilin…
Presidenca qipriote e BE-së synon që të mbyllë deri në tre kapituj me Shqipërinë brenda muajit qershor. Paraprakisht po punohet për arritjen e konsensusit mbi raportin e vlerësimit të përkohshëm për grup kapitullin e parë, themeloret. Kushti kryesor për të vijuar procesin e negociatave me vendin tonë është zbatimi i standarteve në sundimin e ligjit. “Ne e përgëzojmë Shqipërinë për progresin mbresëlënës të arritur deri më tani. E inkurajojmë Shqipërinë për zbatimin e reformave në mënyrë intensive, sidomos në standardet e sundimit të ligjit.Kjo do të lejonte mbylljen e kapitujve të parë negociues. Paraprakisht, qëllimi kryesor drejt të cilit po…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer u takua në Pekin me presidentin kinez Xi Jinping, në një takim që shënon hapin më të rëndësishëm në rivendosjen e marrëdhënieve mes dy vendeve pas disa vitesh ftohjeje diplomatike. Starmer e cilësoi Kinën si një “lojtar jetësor në shkallë globale”, duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar synon ndërtimin e një “marrëdhënieje më të sofistikuar” me Pekinin. Nga ana e tij, presidenti Xi Jinping pranoi se marrëdhëniet Kinë–Mbretëri e Bashkuar kanë kaluar nëpër “kthesa dhe sfida”, por u shpreh se Kina është e gatshme të zhvillojë një “partneritet strategjik afatgjatë dhe të qëndrueshëm”. Ai theksoi…