Author: tirana

Një grup prej rreth 20 anijesh, duke përfshirë anije cisterna, anije kontejnerësh dhe transportues mallrash të tjerë, u panë duke lëvizur në Gjirin Persik sonte, duke u drejtuar drejt daljes nga Ngushtica e Hormuzit, sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve. Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi njoftoi më herët se Ngushtica po hapej, pas marrëveshjes së armëpushimit në Liban. Sipas agjencisë saudite të lajmeve SPA, Ministri i Jashtëm saudit Princi Faisal bin Farhan dhe homologu i tij amerikan Marco Rubio patën sot një bisedë telefonike gjatë së cilës diskutuan përpjekjet për ta mbajtur Hormuzin të hapur dhe për të…

Read More

Protesta e zhvilluar mbrëmjen e kaluar nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë, duke çuar në arrestimin e 11 personave dhe shoqërimin e shumë të tjerëve. Raportohet se numri i të shoqëruarve ka shkuar në 22, ndërsa i të arrestuarve në 11. Tubimi, i paralajmëruar si një protestë paqësore me fjalime nga drejtuesit e opozitës, degjeneroi në momente dhune menjëherë pas fjalës së kreut të PD-së, Sali Berisha. Në drejtim të godinës së Kryeministrisë u hodhën molotovë, ndërsa nuk munguan përplasjet fizike mes protestuesve dhe forcave të rendit. Si pasojë e incidenteve, disa përfaqësues…

Read More

Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas vendimit të Bordit, nafta është ulur me 13 lekë. Pra nga sot në orën 10:300 do të shitet me 197 lekë për litër, nga 210 lekë për litër që ishte më parë. Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 172 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 160 lekë/litër. Bordi i Transparencës në datë 18 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH…

Read More

Ndryshimet klimatike po rrisin ndjeshëm sasinë e polenit në ajër dhe po zgjasin sezonin e alergjive, duke i bërë simptomat më të forta dhe më të gjata për shumë njerëz. Temperaturat më të larta dhe nivelet më të larta të dioksidit të karbonit stimulojnë bimët të prodhojnë më shumë polen, ndërsa pranvera nis më herët dhe vera zgjat më shumë, sipas BBC. Si rezultat, personat që vuajnë nga alergjitë sezonale përballen me ekspozim më të gjatë dhe më intensiv ndaj alergjenëve. Një nga shembujt më ekstremë të këtij fenomeni është i ashtuquajturi “astma nga stuhitë”, ku ato shpërbëjnë grimcat e polenit…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale për të promovuar nismën “Paketa e Maleve”, duke e shoqëruar me mesazhin: “Mirëmëngjes dhe me këtë mesazh për Paketën e Maleve, që u jep jetë dhe zhvillim të ri zonave malore duke legalizuar pronësinë, lehtësuar investimet dhe krijuar mundësi reale në turizëm, bujqësi dhe ekonominë lokale, ju uroj një fundjavë të mbarë.” Në pamje të parë, videoja shfaq një peizazh malor dhe një vajzë të re që flet për përfitimet e kësaj pakete. Megjithatë, as peizazhi dhe as personazhi nuk janë realë, pasi e gjithë videoja është krijuar me anë të inteligjencës…

Read More

Shqipëria, e konsideruar për një kohë të gjatë si një nga vendet sekrete më të ruajtura të Evropës, po shndërrohet me shpejtësi në një destinacion të preferuar për turistët ndërkombëtarë që kërkojnë përvoja autentike, natyrë të paprekur dhe kulturë të pasur, shkruan Megan Picot në një artikull të botuar në revistën e udhëtimeve “The Traveler”. Kryeqyteti, Tirana ofron një atmosferë të gjallë dhe energjike, me kafene të mbushura, jetë nate dinamike dhe një ndjesi spontane që e bën çdo përvojë të veçantë. Tirana është transformuar dukshëm, me zhvillim urban, më shumë struktura moderne dhe një fluks të shtuar turistësh nga…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se mund t’i japë fund armëpushimit me Iranin, nëse deri të mërkurën nuk arrihet një marrëveshje afatgjatë për t’i dhënë fund luftës. “Mund të mos e zgjas armëpushimin, por bllokada në portet iraniane do të mbetet”, u tha Trump gazetarëve në Air Force One, duke u kthyer në Uashington nga Phoenix. “Pra, ka një bllokadë dhe për fat të keq duhet të fillojmë të hedhim bomba përsëri”, tha presidenti.

Read More

Për ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash të pakta kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e luginora era pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

Read More

Një ditë më parë u krye kontroll në një ambient në fshatin Bërzhitë të Tiranës, pasi dyshohej se kryehej mashtrim kompjuterik në formën e call centeri.Nga ambienti u sekuestruan njësi kompjuterike dhe celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve për të përcaktuar qëllimin e përdorimit të tyre. Subjekti është i regjistruar me aktivitet në fushën e turizmit mjekësor. “Më datë 16.04.2026, u krye kontroll në një ambient në pronësi/administrim të shtetasit F. K., në fshatin Bërzhitë, ku në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kryhej mashtrim kompjuterik në formë call centeri. Nga ambienti u sekuestruan njësi kompjuterike dhe…

Read More

U zhvillua dialogu i dytë në kuadër të Partneritetit për Siguri dhe Mbrojtje ndërmjet Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, në një moment kur sfidat globale të sigurisë po bëhen gjithnjë e më komplekse. Ky partneritet reflekton angazhimin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit, rritjen e qëndrueshmërisë dhe adresimin e përbashkët të kërcënimeve në zhvillim. Shqipëria rikonfirmoi linjëzimin me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, duke theksuar rolin e saj si një partner i besueshëm dhe proaktiv. Në këtë kuadër, vendi ynë mirëpret nismat kryesore të BE-së për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe shpreh gatishmërinë për të kontribuar…

Read More

Ylli i futbollit botëror, Lionel Messi, po përballet me një padi në Shtetet e Bashkuara nga një kompani organizimi eventesh me bazë në Miami, e cila e akuzon për shkelje kontrate dhe mashtrim. Sipas dokumenteve gjyqësore, kompania VID Music Group ka ngritur padi në gjykatën e Miami-Dade kundër Messit, si dhe ndaj Federata Argjentinase e Futbollit dhe një drejtuesi sportiv, duke pretenduar se ka pësuar humbje të mëdha financiare. Sipas marrëveshjes, kompania kishte të drejta ekskluzive për organizimin e ndeshjeve miqësore të Argjentinës në tetor kundër Venezuelës dhe Porto Rikos, në këmbim të të ardhurave nga biletat, transmetimet dhe sponsorët.…

Read More

Gjykata e shkallës së parë Tiranë ka caktuar masat e sigurisë për të ndaluarit pas zjarrit në pallatin 12 katësh të kompanisë “Arlis”. Katër të arrestuarit u lanë me masën “detyrim paraqitje”, konkretisht: inxhinieri i kompanisë Enver Ademi, kontraktori që ka bërë fasadën Altin Furtuna, menaxherja e marketit “Big Market”, Razie Sula, si dhe administrator i pallatit Agron Cara. Policia e referoi dosjen me akuzën “shkelje e rregullave teknik të sigurimit në punë”, ndërsa prokuroria e kualifikoi veprën penale në gjykatë si “zjarrvënie nga pakujdesia”.

Read More