Për shkak të motit të keq Kapiteneria e Portit të Vlorës ka ndaluar pajisjen me leje nisjeje të mjeteve të vogla lundruese dhe të atyre të peshkimit për 24 orë. Sipas njoftimit për shtyp, në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare moti do të përkeqësohet brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, ku era do të fryjë në drejtimin jug-juglindje në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri në 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra. Kapiteneria e Portit Vlorë ka ndaluar pajisjen me leje-nisje të mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit, të cilat duan të…
Author: tirana
‘Bashkia nuk mund të jetë thjesht një institucion demografik, por kërkon lidership politik e organizativ, ku roli i kryetarit të bashkisë të ndihet’. Kështu u shpreh Ervin Demo, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor. Gjatë konferencës për shtyp, Demo tha se mungesa e kryebashkiakut Erion Veliaj është e ndjeshme për shkak të natyrës së vetë institucionit dhe rolit të kryetarit, ndërsa shtoi se ka pasur përpjekje nga bashkia për tejkalimin e kësaj periudhe. “Patjetër që shumë! Bashkia për vetë natyrën që ka dhe aq më tepër, për rolin që kryetari i bashkisë ka, patjetër që është aty për të drejtuar…
Gent Gazheli jep dorëheqjen nga detyra prej rreth 5 vitesh në krye të Drejtorisë së Doganave. Në krye të kësaj drejtorie do të vendoset Besmir Beja, i cili më parë ka mbajtur detyrën e sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave. Burime për gazetaren Marinela Lina bëjnë me dije se Gazheli do te mbajë në vijim detyrën e zëvendësministrit të Mjedisit.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo në konferencën e sotme për shtyp u ndal tek reforma territoriale duke theksuar se ky proces duhet të jetë gjithëpëfshirës dhe transparent. “Reforma territoriale është një instrument jashtëzakonisht i rëndësishëm për të garantuar që bashkitë që në nisje të kenë mundësitë, asetet, kapacitetet e duhura dhe mbi të gjitha potencialin e mundshëm nga pikëpamja e rritjes ekonomike, që ti përballojnë të gjitha këto sfida”, theksoi Demo. Ministri Demo u shpreh se “reformë territoriale e kemi në komisionin parlamentar, ku të gjitha partitë janë të përfshira në atë komision. Kuptohet që procesi, i…
Një sulm rus me dronë ndaj një treni pasagjerësh në Ukrainën verilindore gjatë natës së kaluar la të vdekur të paktën pesë persona. Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë dy vagona të përfshirë nga flakët, mes një shine të mbuluar nga bora. Presidenti Volodymyr Zelensky e konsideroi sulmin si terrorist, pa asnjë qëllim ushtarak, dhe u bëri thirrje aleatëve të shtojnë presionin mbi Moskën për t’i dhënë fund luftës. “Çdo sulm i tillë rus dëmton diplomacinë që është ende në vazhdim dhe minon përpjekjet e partnerëve që po ndihmojnë për t’i dhënë fund kësaj lufte”. Treni kishte qenë…
Agjensia Shtetërore e Kadastrës ka reaguar dhe ka sqaruar vendimin e zhvendosjes së Kadastrës së Vlorës në Tiranë. ASHK thekson se zhvendosja bëhet për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve dhe se proceset kadastrale për disa drejtori vendore janë të lokalizuara në Tiranë, si pjesë e një modeli organizimi që synon optimizimin e burimeve njerëzore dhe proceseve administrative DEKLARATA E PLOTË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon punën për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, përmes thjeshtimit dhe lehtësimit të proceseve të brendshme institucionale. Prej kohësh, proceset kadastrale për disa drejtori vendore janë të lokalizuara në Tiranë, si pjesë…
Nga Ylli Manjani Në 36 vitet e fundit jemi dëshmitar të dy ektremeve të organizimit politik të shtetit.Para 36 vitesh gjetëm një shtet me pushtet unitar, kur ndarja e pushteteve konsiderohej teori borgjeze dhe e papranueshme. Sot, pas 36 vitesh, falë edhe dy ndërhyrjeve drastike kushtetuese të vitit 2008 dhe 2016, kemi një shtet me pushtete të ndara dhe ekstremisht të pavarura njëri nga tjetri. Asnjë teori e ndarjes së pushteteve nuk ka kuptim e pashoqëruar me ballancën midis tyre. Është ballanca ndërmjet pushteteve ajo që garanton ndalimin e pushteteve abuzive; llogaridhënien; harmoninë politike me çështjet thellësisht shtetërore. Pushtetet e…
Bashkitë shqiptare do të jenë më të përgatitura për situata emergjente, si përmbytjet, falë një fondi të posaçëm dhe një platforme të re digjitale që do të përmirësojë menaxhimin e shërbimeve lokale. Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, gjatë një konference për mediat, prezantoi këtë iniciativë, duke theksuar se teknologjia dhe mbështetja financiare do të fuqizojnë bashkitë për të përballuar situata kritike dhe për të menaxhuar burimet e tyre në mënyrë më efektive. “Kemi një grant nga Emiratet e Bashkuara që do të jetë një ndihmë e madhe për bashkitë, që të jenë më të përgatitura për emergjenca si përmbytjet…
Policia dhe grupi hetimor kanë bërë të ditura detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, më 27 janar, në lagjen Kodër Shijak, ku një shtetas mbeti i plagosur me armë zjarri. Sipas burimeve nga grupi hetimor, incidenti ka nisur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që lidhet me një femër. I plagosuri, shtetasi D. Ç., 45 vjeç, është dhunuar fillimisht fizikisht nga dy kushërinj, D. F., 35 vjeç, dhe I. F., 38 vjeç, para se të qëllohej me armë. Hetimet paraprake bëjnë të ditur se konflikti ka nisur pasi D. Ç. dyshohet se kishte…
Moisi Habilaj është dënuar me 15 vite burg në mungesë, por për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht duhet të vuajë 10 vite heqje lirie. Gjykata e posaçme ka vendosur që Nezar Seiti dënohet me 12 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar duhet të kryej 8 vite heqje lirie. Ndërkohë është vendosur të pushohet çështja për Fatmir Minajn, si dhe çështja për Meridian Sulajn. “Deklarimin fajtor të të pandehurit Moisi Habilaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal,…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka depozituar sot në 28 janar ankim në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër vendimit të 5 janarit, që caktoi për të masën e sigurisë “arrest me burg”. Ankimi është regjistruar në Apelin e Posaçëm më 26 janar, ndërsa Meta kërkon që vendimi i Shkallës së Parë të rishikohet dhe të lejohet lirimi i tij. Vendimi i Gjykatës së Posaçme, i marrë më 5 janar, e detyroi kreun e Partisë së Lirisë të qëndronte në “arrest me burg”, në kuadër të hetimeve për akuza për korrupsion, raporton për Klan News gazetarja Glidona Daci. …
Një operacion i gjerë po zhvillohet sot në 28 janar në komunën e Malishevës, ku institucionet e drejtësisë kanë intensifikuar veprimet e tyre lidhur me dyshimet për manipulim të procesit zgjedhor. Prokuroria Themelore e Gjakovës, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë një aksion që lidhet drejtpërdrejt me parregullsi të mundshme gjatë numërimit dhe administrimit të votave. Burime nga organet e hetuesisë bëjnë të ditur se veprimet po ndërmerren pas dyshimeve serioze për falsifikim të rezultateve të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor. Hetimet po përqendrohen në procesin zgjedhor në nivel komunal, ku…