Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të martë në Konferenca Ndërkombëtare mbi Luftimin e Antisemitizmit që mbahet në Izrael. Në fjalën e tij, Rama theksoi rolin e Shqipërisë në strehimin e hebrenjve, pas Luftës së Dytë Botërore, pavarësisht mundësive të pakta si vend i vogël, por nga shpirti i madh i shqiptarëve. “Është një nder i madh të qëndrosh liderëve dhe drejtuesve të komunitetit hebre, shumë prej të cilësve janë edhe miq të Shqipërisë. Jemi vend i vogël në hapësirë dhe shifra, por me një shpirt të madh. Më lejoni të them se pak kohë më parë mësova se…

Read More

Stuhia e fuqishme dimërore që ka goditur Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar të paktën 30 viktima dhe probleme të mëdha në energji, transport dhe jetën e përditshme në dhjetëra shtete. Sipas Associated Press, vdekjet janë të lidhura me hipotermi, aksidente rrugore per shkak të akullit, si edhe incidente gjatë pastrimit të borës. Në Nju Jork, tetë persona u gjetën të pajetë në ambiente të hapura, ndërsa në Massachusetts dhe Ohio dy persona humbën jetën pasi u goditën nga mjetet e pastrimit te bores. Aksidente fatale gjatë rrëshqitjes me slita u raportuan edhe në Arkansas dhe Teksas. Mbi 20 shtete, si…

Read More

Forcimi i sundimit të ligjit mbetet një gur themeli i rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Konferenca përmbyllëse e projektit “EU4Justice” mblodhi institucionet kyçe të drejtësisë, partnerë ndërkombëtarë dhe profesionistë ligjorë për të reflektuar mbi arritjet, mësimet e nxjerra dhe prioritetet e ardhshme, në mbështetje të një sistemi drejtësie të pavarur, efikas dhe llogaridhënës. Aktiviteti shënoi përfundimin e një projekti trevjeçar të financuar nga BE (2.5 milionë €), që ka mbështetur Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, duke rikonfirmuar angazhimin e vazhdueshëm të BE-së për konsolidimin e reformës në drejtësi në…

Read More

Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se për vitin 2025 fermerët kanë përfituar drejtpërdrejtë 6.4 miliardë lekë, që është rreth 1.1 miliardë lekë më shumë se në vitin 2024. Ai theksoise qeveria dhuron edhe 2 miliardë lekë financim shtesë për bujqësinë. Ai shtoi se realizimi i fondit për skemat mbështetëse është 90%, ndërsa kompensimi i naftës ka arritur 93%, dhe pagesat pritet të përfundojnë drejt 100%. “Pagesat po vazhdojnë dhe besoj se realizimi do të shkojë drejt 100%”, deklaroi Malaj. Përveç fermerëve, Malaj njoftoi se 508 milionë lekë janë alokuar për Ujësjellës Kanalizime, për të likuiduar projektet që kanë ecur më shpejt. “Kjo…

Read More

Në ceremoninë zyrtare përkujtimore të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të viktimave të Holokaustit sot në 27 janar, ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, mbajti një fjalim ku theksoi rëndësinë historike dhe morale të rolit të shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve dhe angazhimin e vendit për paqe dhe respekt universal. Spiropali nënvizoi se shqiptarët i qëndruan kodit të besës, duke kujtuar normën e fortë kulturore, që i shtynë paraardhësit tanë të mbronin hebrenjtë nga nazizmi. Ajo theksoi se ky kod moral ishte një nga shtyllat e mbrojtjes së mijëra hebrenjve gjatë Holokaustit dhe tregoi guximin e shqiptarëve që shpëtuan edhe…

Read More

Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi iu përgjigj deputetëve të PD që kërkuan që të ndahen 19 projektligjet e futura në rendin e ditës së seancës së sotme. Peleshi: Kam vetëm një kërkesë me shkrim nga kreu i grupit të PS që do trajtohet. Ju e dini rregulloren, propozimet që vijnë në seancë, duhet të respektojnë rregulloren. Pr.ligjet vijnë nga komisionet, së pari duhet shfrytëzuar hapësira aty. Deputetët nuk kanë marrë pjesë në komisione. Ka vetëm një arsye që seancat janë të ngjeshura, axhenda e integrimit në BE.

Read More

Një operacion antidrogë është zhvilluar gjatë orëve të natës në Lezhë në 27 janar, ku policia ka zbuluar një magazinë të përshtatur për kultivimin e kanabisit me ndriçim artificial. Magazina ndodhej pranë superstradës Lezhë–Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit. Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë kanë gjetur qindra rrënjë kanabisi, si edhe pajisje të ndryshme për kultivimin e tyre, përfshirë llamba ndriçimi dhe sisteme ajrosjeje, raporton për Klan News gazetari Martin Marku. Po ashtu, janë sekuestruar armë zjarri dhe municion. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar dy persona, të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, ndërsa…

Read More

Abuzuan me fondet publike, Prokuroria e Korçës, heton dy punonjëset e degës postare për veprën penale ‘Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën’ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë informon opinionin publik se, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar pas kallëzimit të bërë nga drejtuesit e Degës së Postare Korçë, janë kryer veprime të shumta hetimore lidhur me një rast të dyshuar abuzimi me fondet publike në Degën Postare Bilisht. Hetimet nisën pas një kontrolli të brendshëm administrativ, ku u konstatuan mospërputhje të theksuara financiare mes gjendjes faktike të arkës, dokumentacionit financiar justifikues…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Jeruzalem, Izrael, në një vizitë zyrtare pune që ka nisur më 25 janar dhe do të përfundojë sot, 27 janar 2026, me pjesëmarrjen e tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Kjo ngjarje ndërkombëtare zhvillohet për të adresuar sfidat globale në luftën kundër antisemitizmit. Mëngjesin e kësaj të marte ai ka ndarë edhe një fotoalbum, krahas të cilit shkruan “se Shqipëria u vendos në piedestalin e respektit më të lartë”. Kujtojmë se stacioni i tij i parë në Jeruzalem ishte te Nova Site, prej ku ndau edhe foto, i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama.…

Read More

Në Gjykatën Administrative të Tiranës është hedhur shorti për shqyrtimin e padisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.Çështja do të gjykohet nga gjyqtari administrativ i shkallës së parë, Hazbi Balliu. Kujtojmë që pak ditë më parë, Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj depozitoi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Ols Dado, duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008. Sipas padisë emërimi i prokurorit është…

Read More

Mbahet sot seanca për të arrestuarit nga protesta e 24 janarit e thirrur nga opozita. Raportohet se pritet të jepen masat e sigurisë për 18 të arrestuarve. Sipas bluve të kryeqytetit, janë arrestuar 18 protestues, 17 janë proceduar dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, pasi hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë. Mes personave të proceduar janë edhe 4 zyrtarë të PD, 3 prej tyre deputetë. Sipas njoftimit të policisë, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Ervin Minarolli me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike, për veprën…

Read More