Author: tirana

Të tjera detaje dalin nga ngjarja e ndodhur në Durrës, ku babai plagosi me thikë vajzën 24 vjeçe.Burime bëjnë me dije se prindërit e vajzës kishin 6 vite të ndarë. Ndarja kishte ndodhur pas dhunës në familje, ndërsa 56-vjeçari ishte larguar në Itali, ku edhe ishte burgosur.Ai është kthyer në Shqipëri së fundmi ku ka kërkuar të ribashkohet me familjen, por kjo nuk është lejuar nga vajza. Kjo ka mjaftuar që babai t’i shkonte në vendin ku ajo punonte dhe ta plagoste me thikë në rrugë. Për t’i ndarë ka ndërhyrë një kalimtar i rastit, i cili po ashtu ka…

Read More

Në Gjykatën e Lartë po mbahet ceremonia e hapjes së vitit të ri gjyqësor. Kryetari, Sokol Sadushi mbajti fjalën hapëse ku tha se drejtësia duhet të jetë “e pavarur në vendimmarrje, e përgjegjshme në standarde dhe e denjë në raport me qytetarin.” Ai shtoi se pavarësia e drejtësisë është “garancia që qytetari të ketë një gjykim të paanshëm dhe të drejtë.” Sadushi theksoi përgjegjësinë si shtyllën tjetër të drejtësisë, teksa kërkoi mbështetje nga pushteti legjislativ e ekzekutiv. Për këtë, kërkoi investime në aspekte të ndryshme që shërbejnë për forcimin e sistemit të drejtësisë. Sadushi renditi tri objektiva kryesore: qartësia dhe…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në ceremoninë e hapjes së vitit të ri gjyqësor theksoi rëndësinë e një drejtësie të pavarur, funksionale dhe me integritet. Ai deklaroi se epoka e pandëshkueshmërisë ka filluar të marrë fund, ndërsa raportet ndërkombëtare dhe mediat tha “se me të drejtë i kushtojnë vëmendje të veçantë aktivitetit të SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme”. Presidenti nënvizoi rolin thelbësor të KLGJ (Këshilli i Lartë Gjyqësor), KLP (Këshilli i Lartë i Prokurorisë), ILD (Inspektoriati i Lartë të Drejtësisë) dhe Shkollës së Magjistraturës në funksionimin e sistemit të drejtësisë. Ai shtoi se çështjet administrative, buxhetore dhe proceduriale kërkojnë bashkëpunim institucional…

Read More

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka deklaruar se sektori i ndërtimit do të jetë një nga motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik, duke theksuar nevojën për formalizimin e tregut të punës dhe deklarimin e pagave reale. Gjatë një konference për mediat, Malaj u ndal në performancën e sektorit të ndërtimit dhe turizmit, duke dhënë detaje mbi planet e qeverisë për të rritur transparencën dhe të ardhurat tatimore. “Sektori i ndërtimit ka pasur një rritje të konsiderueshme, dhe fondi i pagave është rritur gjithashtu. Në turizëm kemi një rritje të arkëtimit të TVSH-së, duke arritur në 40 milionë euro për vitin 2025.…

Read More

Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq shtetasin Ilirjan Selmani pasi akuzohet për vrasjen e partneres së tij dhe më pas i vuri flakën shtëpisë. 31-vjeçari dyshohet se i mori jetën 52-vjeçares dhe më pas i dogji banesën në mënyrë që të fshinte provat. Gjatë marrjes në pyetje në polici, Ilirjan Selmani pranoi disa episode, por jo që ta ketë kryer ai krimin. Autori i krimit njihej nga policia si përdorues i lëndëve narkotike, për shkak të të cilave ai shpesh herë shfaqte simptoma depresioni. Nga ana tjetër edhe viktima kishte shfaqur kohët e fundit probleme të shëndetit mendor. Njoftimi: Prokuroria…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Durrës, ku babai ka goditur me thikë vajzën. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit bregdetar. Vajza e plagosur është dërguar në spital, teksa nuk dihet gjendja e saj. Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Read More

Nga Ylli ManjaniGjykatat e Italisë e Spanjës në unison nuk janë bindur mbi autenticitetin/ saktësinë dhe vërtetësinë e këtyre të dhënave. Në fakt në ato të dhëna, të përftuara nga përgjimi masiv i Xhandarmërisë Franceze në bashkëpunim me policinë Belge dhe Hollandeze, përveç se kanë marrë të dhëna private nga shtetas të shteteve të tjera, kanë futur duart në këto të dhëna për t’i përpunuar ato. Pasi i kanë përpunuar vetë policët atje, kanë futur duar europolicët e Europolit. Pastaj ata të Eurojust-it. Pastaj policitë dhe prokuroritë e vendeve pritëse të këtyre të dhënave. Kush ka mundur i ka futur…

Read More

Çmimi i arit ka tejkaluar për herë të parë nivelin prej 5 mijë dollarësh amerikanë për ons, ndërsa politikat e paparashikueshme dhe deklaratat kontradiktore të Donald Trump kanë shtyrë gjithnjë e më shumë investitorë drejt aseteve të sigurta. Sipas të dhënave të Bloomberg, metali i çmuar u rrit me 1.8% të hënën, duke arritur në 5 mijë e 78 dollarë për ons. Ky zhvillim historik vjen në një moment tensioni të shtuar politik dhe ekonomik, pasi Trump kërcënoi Kanadanë me tarifa 100% nëse “arrin një marrëveshje me Kinën”, si edhe pas përplasjes së fortë me Evropën lidhur me të ardhmen…

Read More

Zbulohet një tjetër ‘shtëpi bari’ në Malësi të Madhe, ku për pasojë është arrestuar 35-vjeçari Kole Narkaj, dhe është shpallur në kërkim një person tjetër. Po ashtu janë ndaluar dhe 4 punonjës të OSHEE-së si dhe procedohet penalisht edhe 1 punonjës tjetër, për shpërdorim detyre. Policia ka sekuestruar 771 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 6 kg e 250 gr material bimorë e dyshuar kanabis, 195 llamba, 21 copë aspiratorë dhe 20 copë filtra ajri, që shërbenin për kultivimin e tyre. Njoftimi: Malësi e Madhe / Zbulohet një tjetër ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me llamba. Finalizohet operacioni…

Read More

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e 25 janarit zonën e Orikumit, duke vënë në vështirësi forcat zjarrfikëse. Era e fortë favorizoi përhapjen e flakëve, ndërsa në terren punuan pa ndërprerje efektivë nga Vlora dhe Himara për të neutralizuar zjarrin dhe për të shmangur rrezikun për zonat përreth. Si pasojë e erës, disa pisha ranë mbi rrugën drejt Zvërnecit, duke bllokuar qarkullimin dhe rrezikuar automjetet. Policia Rrugore dhe zjarrfikësit ndërhynë duke prerë pemët dhe duke rikthyer normalitetin në trafikun rrugor. Autoritetet njoftuan se situata tanimë është nën kontroll dhe flakët janë të shuar, por zona mbetet nën monitorim.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur ditën e djeshme në Izrael, 25 janar, në kuadër të një vizite pune që po zhvillohet në Jeruzalem, me në fokus pjesëmarrjen e tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Menjëherë pas mbërritjes, ai ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga Nova Site. “Stacioni i parë i vizitës në Izrael, një vend që kumbon pa fjalë! Mes humbjeve rrëqethëse, një pyll festash i kthyer pas një kasaphane të patregueshme në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes”, shkruan kreu i qeverisë. Vizita e kryeministrit vijon edhe sot, më 26 janar. Nga…

Read More

Një stuhi e fuqishme dimërore ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar të paktën shtatë viktima dhe duke lënë mbi 800 mijë familje pa energji elektrike. Autoritetet paralajmërojnë se kushtet e motit janë kërcënuese për jetën dhe përfshijnë një territor të gjerë, nga Teksasi deri në Nju Ingland. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, reshjet e dendura të borës, shiu ngrirës dhe temperaturat ekstremisht të ulëta pritet të zgjasin për disa ditë. Në Luiziana, dy persona kanë humbur jetën nga hipotermia, ndërsa vdekje të tjera të lidhura me stuhinë janë raportuar në Teksas, Tenesi dhe Kansas. Në Nju Jork,…

Read More