Author: tirana

Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit është pakësuar ndjeshëm të hënën, disa orë para hyrjes në fuqi të një bllokade amerikane ndaj porteve iraniane, sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve. Sipas platformave të monitorimit detar, disa anije kanë vazhduar lëvizjen në zonë, përfshirë një cisternë të lidhur me Iranin dhe një tjetër në pronësi kineze që transportonte produkte nafte nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Megjithatë, një numër i madh anijesh është parë i ankoruar pranë portit kryesor iranian në Bandar Abbas, në afërsi të ngushticës, duke reflektuar pasigurinë në rritje. Pjesa më e madhe e trafikut është pezulluar përkohësisht…

Read More

Më shumë se 32 milionë njerëz në mbarë botën mund të zhyten në varfëri nga pasojat ekonomike të luftës në Iran, me vendet në zhvillim që pritet të goditen më rëndë. Në një raport të lëshuar mes dyshimeve mbi një armëpushim të brishtë në Iran, Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP) tha se bota po përballet me një “tronditje të trefishtë” që përfshin energjinë, ushqimin dhe rritjen më të dobët ekonomike. Agjencia e ngarkuar me trajtimin e varfërisë tha se konflikti po përmbyste përparimet në zhvillimin ndërkombëtar, me ndikimin që pritet të ndihet në mënyrë të pabarabartë nëpër…

Read More

Policia ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjen në lagjen “8 shkurti” në Fier, ku një 47-vjeçar, që dyshohet se kishte shkuar për të vjedhur u gjet pa shenja jete. Nga këqyrja paraprake, ka rezultuar se viktima Ilir Zarka, nuk ka shenja dhune dhe as prerje që mund të jenë shkaktuar nga xhami. Trupi i 47-vjeçarit do t’i nënshtrohet ekspertizës, por dyshimet e policisë janë për asfiksi, pasi hapësira ku kishte ngecur viktima ishte shumë e ngushtë. Viktima është gjetur i bllokuar mes xhamit të thyer në pjesën e kraharorit, ndaj dyshohet se është asfiksuar, pasi nuk ka mundur të…

Read More

Rusia dhe Ukraina kanë rifilluar sulmet me dronë gjatë natës, menjëherë pasi përfundoi një armëpushim i përkohshëm 32-orësh i shpallur për Pashkët Ortodokse, i cili u shoqërua me akuza të ndërsjella për shkelje të shumta. Sipas Forcave Ajrore Ukrainase, Rusia lëshoi 98 mjete ajrore pa pilot drejt territorit ukrainas, nga të cilat 87 u interceptuan dhe u rrëzuan. Nga ana tjetër, Ministria Ruse e Mbrojtjes deklaroi se kishte neutralizuar 33 dronë ukrainas gjatë të njëjtës periudhë. Gjatë armëpushimit të shkurtër, si Kievi ashtu edhe Moska akuzuan njëra-tjetrën për qindra shkelje, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e marrëveshjes së përkohshme. Ndërkohë,…

Read More

Kryeqyteti shqiptar mikpret sot një nga ngjarjet më të rëndësishme mbarëkombëtare të vitit. Nga dita e sotme deri më 15 prill 2026, Tirana kthehet në qendrën e shqiptarëve nga e gjithë bota përmes Samitit të Katërt të Diasporës, që vjen me moton frymëzuese: “Përmes Rrënjëve Lartësohemi”. Samiti do të zhvillohet kryesisht në ambientet e Pallatit të Kongreseve në datat 14-15 prill, ndërsa ditën e sotme në orën 18.00 Ceremonia e Mirëseardhjes do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, me pjesëmarrjen e personaliteteve nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora, duke i dhënë ngjarjes përmasat e një feste të…

Read More

SPAK bën të penduar dy persona të dosjen e Frakullës, njëri prej tyre shtetas i huaj. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se pas arrestimeve për kokainën e Frakullës, ku u tentua të ngrihej një laborator, dy nga të pandehurit kanë vendosur të flasin dhe të tregojnë emra personash të tjerë. Top Channel i disponon emrat e të penduarve të drejtësisë por për shkak të sekretit hetimor dhe hetimeve intensive që po kryhen në bashkëpunim me partnerët, nuk mund t’i publikojë emrat e dy personave që po flasin. Numri i të identifikuara nga SPAK lidhur me hetimin e trafikimit…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka njoftuar këtë të hënë, më 13 prill, se do të ketë një bllokim të përkohshëm në doganat drejt Malit të Zi, Serbisë dhe bosnjes. Kjo për shkak se pritet të zhvillohet një grevë e transportuesve në këto tre vende në datat 14-16 prill. Si pasojë e grevës, do të bllokohet kalimi i lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë.

Read More

Papa Leo deklaroi për Reuters të hënën se planifikon të vazhdojë të shprehet kundër luftës, pas një sulmi të drejtpërdrejtë nga presidenti amerikan Donald Trump ndaj kreut të Kishës me 1.4 miliardë besimtarë. Në komentet e bëra në bordin e avionit papnor drejt Algjerit, ku ai po nis një tur 10-ditor në katër vende afrikane, Papa theksoi gjithashtu se mesazhi i krishterë po “keqpërdoret”. “Nuk dua të hyj në debat me të,” tha Leo për Reuters. “Nuk mendoj se mesazhi i Ungjillit është menduar të keqpërdoret në mënyrën si po bëhet nga disa.” “Do të vazhdoj të flas fort kundër…

Read More

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Teutës e zhvilluar ditën e djeshme, e diel 12 prill nuk kaloi pa trazira. Policia e Shkodrës procedoi në gjendje të lirë gjashtë persona pasi në përfundim të takimit dëmtuan stolat në stadiumin “Loro Boriçi” si dhe i hodhën ato në fushën e blertë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. N., 23 vjeç; G. S., 21 vjeç; S. K., 20 vjeç; F. M., 20 vjeç; B. G., 21 vjeç; L. L., 21 vjeç, banues në Durrës, për…

Read More

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi dhe kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci, kanë inspektuar këtë të hënë, më 13 prill, punimet në segmentin rrugor Shirokë–Zogaj. Ky projekt, i financuar nga BERZH dhe në fazë përfundimtare, synon të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën rrugore dhe të shërbejë si një lidhje e rëndësishme mes zonave turistike të Shirokës dhe Shkodrës me Malin e Zi. Rruga e re pritet të rrisë ofertën turistike të zonës, veçanërisht në drejtim të turizmit liqenor, duke lehtësuar lëvizjen e vizitorëve dhe duke nxitur zhvillimin ekonomik lokal. Gjatë inspektimit, zv.kryeministrja Koçiu u shpreh…

Read More

Fermerët që shesin produkte bujqësore të papërpunuara mund të përfitojnë një kompensim financiar prej 10% për çdo furnizim të dokumentuar me faturë tatimore. Kjo skemë synon të mbështesë prodhuesit vendas dhe të nxisë formalizimin e tregut bujqësor. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, theksoi se përfitimi i kompensimit lidhet me respektimin e disa kushteve bazë nga ana e fermerëve. Sipas tij, fermerët duhet të jenë të pajisur me NIPT dhe të kryejnë shitje vetëm ndaj subjekteve të regjistruara për TVSH, si grumbullues, përpunues apo struktura të agroturizmit. Po ashtu, çdo furnizim duhet të dokumentohet përmes faturave të fiskalizuara…

Read More