Në prag të nisjes së Samitit të IV të Diasporës në Tiranë, vjen një videomesazh nga anëtari i Parlamentit Evropian, Adnan Dibrani. “Gjatë krejt kohës si politikan, kurrë rrënjët e mia nuk i harroj! I lindur në Mitrovicë, i rritur në Suedi, mburrna që jam shqiptar dhe gjithkush e din që jam shqiptar”, shprehet Dibrani. Ndërsa ndan videomesazhin e Dibranit në rrjetet sociale, ministri i Punëve të Jashtme Ferit Hoxha e vlerëson atë si “një shqiptar që ka ndërtuar suksesin e tij në politikën suedeze dhe përtej, duke mishëruar vlerat dhe krenarinë e të qenit shqiptar në zemër të Evropës”. Ndërkohë sjellim…
Author: tirana
Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar ashpër Papa Leonin, duke e cilësuar “të dobët” dhe “të paaftë në politikën e jashtme”. Në një postim në platformën Truth, Trump tha se Papa nuk ka treguar vendosmëri përballë krizave globale dhe e akuzoi se ka qenë i butë ndaj Iranit. Ai shtoi se “po të mos isha unë në Shtëpinë e Bardhë, Leoni nuk do të ishte në Vatikan”, duke e lidhur zgjedhjen e Papës me rolin e tij në politikën amerikane. Ai thekson zgjedhja e Papa Leonit ishte një surprizë e papritur nga Kisha.Trump e krahasoi Papën me vëllain e tij Louis, të cilin e përshkroi…
Ndërsa e gjithë Europa i është larguar makinave me naftë, në Shqipëri ato vijojnë të zënë peshën më të madhe të regjistrimeve të reja të autoveturave, duke i bërë dhe më të ndjeshme pasojat e rritjes së çmimeve. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), nga 17.7 mijë autovetura që u regjistruan për herë të parë në tremujorin e parë 2026, rreth 59% e tyre ishin me naftë. Pesha e makinave që regjistrohen për herë të parë dhe përdorin naftën si lëndë djegëse është më e larta në Europë, sipas të dhënave të tjera…
Britania e Madhe nuk do t’i bashkohet bllokadës ushtarake të propozuar nga Presidenti amerikan Donald Trump ndaj porteve të Iranit në Ngushticën e Hormuzit. Lajmi është konfirmuar nga BBC, ndërsa një zëdhënës i qeverisë britanike theksoi se Londra nuk do të përdorë anije apo trupa detare për të bllokuar portet iraniane. Megjithatë, Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë praninë e saj ushtarake në rajon, përmes anijeve për pastrimin e minave dhe kapaciteteve kundër dronëve. Kryeministri Keir Starmer, gjatë vizitës në vendet e Gjirit, ka zhvilluar takime me liderë rajonalë për të diskutuar përpjekjet diplomatike dhe ruajtjen e armëpushimit. Qeveria britanike…
Pas zgjedhjeve të dielën (12.04.) në Hungari pritet ndryshim qeverie: Njoftohet, se pas numërimit të pothuajse 99 për qind të votave, partia Tisza e udhëheqësit të opozitës Peter Magyar kryeson dukshëm ndaj partisë Fidesz të kryeministrit Viktor Orbán. Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Zgjedhor, partia opozitare Tisza ka siguruar 138 nga 199 mandate dhe ka arritur 53,2 për qind të votave. Me këtë ajo siguron shumicën prej dy të tretash, që ka kufirin e 133 mandateve. Vetëm me një shumicë prej dy të tretash, Magyar mund të zbatojë reforma të gjera, sepse shumë ligje nuk ndryshohen dot me shumicë të thjeshtë.…
Shkolla e mesme “Kolë Idromeno” në Shkodër është rindërtuar plotësisht dhe tashmë është gati të hapë dyert për nxënësit, duke ofruar kushte moderne për zhvillimin e procesit mësimor. Objekti i ri arsimor përfshin ambiente bashkëkohore, laboratorë të pajisur dhe terrene sportive, të cilat do të jenë në dispozicion të rreth 400 gjimnazistëve. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ai ndau edhe pamje nga transformimi i shkollës. Në mesazhin e tij, Rama theksoi se ky investim sjell përmirësimin e kushteve të arsimit dhe afrimin e tyre me standardet europiane.
Çmimet e naftës u rritën përsëri mbi 100 dollarë për fuçi teksa tregjet e energjisë u rihapën në Azi këtë të hënë, pasi bisedimet mes SHBA-ve dhe Iranit përfunduan pa një marrëveshje të re dhe presidenti Donald Trump tha se do të bllokojë portet iraniane. BBC shkruan se çmimi i naftës Brent, u rrit me 7.3% në 102.30 dollarë, ndërsa West Texas Intermediate u rrit me 8.7% në 104.94 dollarë. Dështimi i negociatave gjatë fundjavës ka shtuar shqetësimet se kriza globale e energjisë do të thellohet. Çmimi i naftës ra ndjeshëm nën 100 dollarë të mërkurën e kaluar pasi Uashingtoni dhe…
Operatorët e transportit ndërkombëtar të mallrave në rrugë tokësore ngrenë alarmin për përkeqësimin e situatës në sektor, duke paralajmëruar se së shpejti (pritet këtë javë) do të bllokojnë Portin e Durrësit dhe pikat kufitare nëse nuk merren masa urgjente. Shkaku kryesor që sipas operatorëve kryesore të tregut, po i çon drejt falimentimit, mbetet rritja e fortë e çmimit të naftës, e cila ka goditur drejtpërdrejt kostot operative dhe ka ulur ndjeshëm konkurrueshmërinë e kompanive shqiptare në raport me ato të rajonit. Sipas operatorëve, një nga problemet kryesore lidhet me marrëveshjet dypalëshe që Shqipëria ka me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe…
Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit është bllokuar sërish, pasi Donald Trump shpalli bllokadë detare ndaj Iranit, pas dështimit të negociatave. Sipas Lloyd’s List, trafiku kishte vazhduar të dielën, por më i ulët se zakonisht. Të shtunën pati pak më shumë lëvizje të cisternave, pasi kompanitë tentuan të largonin anijet nga Gjiri Persik gjatë një armëpushimi të përkohshëm. Ngushtica e Hormuzit është shumë e rëndësishme për transportin e naftës, ndaj bllokimi i saj mund të ndikojë menjëherë në tregjet botërore.
Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare hera – herës deri të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore në veri. Reshjet e shiut me intensitet kryesisht të ulët parashikohen të bëhen prezente prej orëve të pasdites deri të mbrëmjes në malësitë zonës së veriut. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 3-5…
Bordi i Transparencës në datë 11 Prill 2026 ndryshoi sërish çmimin e naftës. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 209 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 197 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 11 ora 16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e…
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me fermerët në Lushnjë, ku foli për investimet në bujqësi, duke u bërë thirrje fermerëve që të bashkohen pasi në këtë mënyrë do të fitojnë 30% më shumë. “Është e neveritshme se si, për hir të një lufte të verbër, as politike, por tribale, angazhohet një lugë e tërë tenxheresh për ta nxjerrë nga konteksti atë që themi. Ndërkohë që është e qartë për ata që janë fermerë, se ajo që kemi bërë ne është shumë më shumë se “jepni naftë”. Jo të gjithë e meritonin naftën dhe e përdornin për punë bujqësie.…