Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të shtunë, më 11 prill, një bashkëbisedim me fermerët në Krutje të Lushnjës, ku po diskutohet mbi rritjen e investimeve në bujqësi, lehtësitë e reja fiskale dhe risitë e skemës së re kombëtare për mbështetjen e këtij sektori, ku duhet të arrijmë një standard të përgjithshëm prodhimi për tregun e madh të BE-së. Ai shoqërohet nga ministri i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Rural Andis Salla, ai i Financave Petrit Malaj si dhe deputetja Belinda Balluku. Ministri Salla: Bashkë fitojmë 25% më shumë! “E kemi marrë këtë turin e takimeve dhe bujqësia zë një nga…
Author: tirana
Adriatik Onja, ish-drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare, është ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës pasi ishte shpallur në kërkim pasi një punonjës u rrëzua nga kati i dytë i një godine private gjatë kryerjes së punimeve. Ndaj tij rëndon akuza ‘shpërdorim detyre’ ndërsa gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’. “Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. O., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ky shtetas u vetëdorëzua në PKK…
SPAK i ka kërkuar GJKKO-së të pushojë çështjen për Joniad Myzyrin, ish-kreun e KPP-së. Myzyri është marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera si kreu i Komisionit të Prokurorimeve Publike. Çështja për të cilën po hetohet Myzyri lidhet me procedurat e prokurimit për mirëmbajtjen e urës së Fanit dhe të lotit Shpal, Ura e Repsit, me një fond limit prej 219 milionë lekë. Ky tender është zhvilluar sipas SPAK në 2020 dhe siç dyshohet Komisioni i Prokurimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë ankesat. Gjatë shqyrtimit të procedurës së mësipërme në kundërshtim me ligjin, deklaron SPAK, është…
Policia e Fierit ka nisur procedim penal ndaj katër punonjësve të një kompanie për nxjerrjen e naftës, të dyshuar për ndotje të mjedisit. Në hetim janë vënë shtetasit Zylfo Tabakaj, Aleksandër Zeneli, Gramoz Bregaj, Genci Numanaj, të cilët dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme për riparimin e një linje të dëmtuar të tubacionit të naftës. Si pasojë e mosveprimit të tyre, është shkaktuar ndotje e mjedisit dhe e Lumi Vjosa. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve Z. T., 59 vjeç, A. Z., 57…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vijuar takimet prezantuese me drejtuesit dhe efektivët e DVP-ve në qarqe, ku së fundmi takoi drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, si dhe shefat e komisariateve dhe sektorëve në varësi të këtyre drejtorive. Gjatë këtyre takimeve, drejtori i përgjithshëm prezantoi objektivat kryesore të punës, duke kërkuar masa të menjëhershme për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe për identifikimin dhe kapjen e financuesve, organizatorëve dhe trafikantëve të lëndëve narkotike. Ai theksoi se është e…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord të zhbllokojnë një pjesë të fondeve iraniane të ngrira në Katar dhe në banka të tjera jashtë vendit, sipas një burimi iranian, shkruan Reuters. Ky zhvillim shihet si një sinjal i “seriozitetit” të Uashingtonit për arritjen e një marrëveshjeje në bisedimet që po zhvillohen në Islamabad. Reuters shkruan se zhbllokimi i këtyre fondeve është i lidhur drejtpërdrejt me garantimin e kalimit të sigurt në Ngushticën e Hormuzit, një temë që pritet të jetë kyçe në negociata. Ndërkohë, një burim i dytë iranian bëri të ditur se SHBA ka pranuar të lirojë rreth…
Pas vendimit të gjykatës së Apelit në Tiranë për zbutjen e dënimit për autorin e vrasjes së policit në Fier, Novruz Cenalia, ka reaguar babai i viktimës. Në një intervistë për Klan News, Asllan Cenalia thotë se vendimi ishte “vrasje për herë të dytë”, ndërsa thotë se vendimin e para dy ditëve, do e bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë. “Gati vrasje e dytë për ne si familjarë. Jo vetëm për ne por edhe për organizatën e policisë. Vetëm reagimet e kolegëve sot, ishin reagime shumë dëshpëruese ndaj këtij vendimi. Por është një vendim drejtësie, e ka dhënë një gjykatë.”, tha Asllan…
Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në fshatin Verjon të njësisë administrative Nikël në Fushë-Krujë, ku një 41-vjeçar u vra me armë zjarri nga kunati i tij, janë mësuar të tjera detaje. Raportohet se 41-vjeçari Artur Çangu kishte shkuar për vizitë tek shtëpia e prindërve të tij në fshatin Verjon. Prej gati dy vitesh ai dhe kunati i tij kishin pasur konflikte për një sipërfaqe toke. Mbrëmjen e së premtes së 10 prillit, kur Çangu kishte parkuar makinën në rrugë, kunati E.A ka dalë dhe i ka kërkuar ta lëvizë prej aty me pretendimin se i kishte zënë rrugën. Pas…
Mes pasigurisë që po rrethon armëpushimin e brishtë të SHBA-së me Iranin, zv/presidenti amerikan JD Vance shpreson që në bisedimet e paqes në Islamabad të arrijë përparim drejt mbylljes së një lufte e cila ka sjellë rritjen drastike të çmimeve globale të naftës gjatë muajit të fundit. Analistët e tregut paralajmërojnë megjithatë se edhe ne rast se rezultati i këtyre negociatave do të jetë pozitiv, ato nuk do të arrijnë të prodhojnë dot një stabilizim të rrufeshëm të tregjeve. Në fakt, shumica e ekspertëve presin që çmimet të vazhdojnë të mbeten të larta për një farë kohe, duke shtuar kostot…
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, priti në takim shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Italisë, Gjeneralin Luciano Portolano, ku u rikonfirmua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë. Gjatë takimit, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dypalësh në fushën e mbrojtjes, i ndërtuar mbi besim dhe partneritet të qëndrueshëm, si një element kyç për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Ministri Nufi theksoi angazhimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në rritjen e kapaciteteve ushtarake, zhvillimin e burimeve njerëzore dhe koordinimin në kuadër të angazhimeve të përbashkëta ndërkombëtare. Palët konfirmuan vullnetin për të forcuar më tej këtë…
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 26-vjeçar, autor i dyshuar i disa vjedhjeve në qytet. Nga hetimet rezultoi se 26-vjeçari, më datat 10.02.2026, 05.03.2026 dhe 09.04.2026, ka vjedhur produkte në 3 subjekte (markete dhe tabakino), në lagjet nr. 1, nr. 15 dhe nr. 17. “Zbardhen 3 vjedhje në subjekte në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit. Identifikohet dhe arrestohet autori i tyre, shtetas me precedent në këtë fushë. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera pas kallëzimeve të disa qytetarëve, për vjedhje në subjektet që administronin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin “Episodet”,…
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joani, ka përcjellë një mesazh këtë të shtunë, më 11 prill, drejtuar besimtarëve ortodoksë një ditë para të dielës së Pashkëve, duke theksuar rëndësinë e paqes, faljes dhe forcës shpirtërore në një botë që, sipas tij, po përballet me konflikte dhe pasiguri të shumta. Në mesazhin e tij, titulluar “Paqja e Krishtit të Ngjallur në një botë të trazuar”,Kryepeshkopi ndalet tek fjalët e para të Krishtit të Ngjallur: “Paqe në ju”. Sipas tij, kjo paqe buron nga pajtimi i njeriut me Zotin dhe shtrihet më pas në marrëdhëniet mes njerëzve. Mes rreshtash,…