Author: tirana

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një mik të madh të popullit shqiptar dhe një zë të fortë në mbështetje të tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj shprehu mirënjohjen për kontributin e Engel ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. “Sot humbëm Eliot Engel, një mik të madh të popullit shqiptar dhe gjithmonë një zë të fortë për ta. Faleminderit për gjithçka që bëtë për Kosovën dhe për kombin tonë. Emri juaj do të mbetet përgjithmonë në kujtesën dhe zemrat e shqiptarëve, si një…

Read More

Dy turistë nga Belgjika që kishin mbetur të bllokuar në zonën e njohur si Qafa e Valbonës janë shpëtuar nga Policia e Kukësit. Sipas njoftimit zyrtar Policia është njoftuar rreth orës 14:00 të një dite më parë nga turistët, të cilët teksa po eksploronin Alpet e Valbonës, nuk mund të vijonin lëvizjen për shkak të dëborës dhe terrenit malor. Pas disa orësh kërkime intensive në këmbë, efektivët e Policisë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit arritën të gjejnë turistët në “Qafën e Valbonës”, Fatmirësisht, dy turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë akomoduar në një bujtinë në Valbonë. Njoftimi i…

Read More

Frutat, perimet dhe nënproduktet e blegtorisë kanë shënuar rritjen më të madhe të çmimeve në shkurt 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Një listë e INSTAT me çmimet mesatare të mallrave kryesore të shportës tregon se gjatë shkurtit të këtij viti mollët dhe vezët kryesojnë listën e rritjes me përkatësisht 18.5% dhe 16.7%. Ky shtrenjtim reflektohet qartë në vlerat nominale, ku një kilogram mollë kushtoi mesatarisht 138.5 lekë në shkurt, ndërsa vezët kanë pësuar një rritje prej 3.7 lekësh, duke arritur nivelin 25.8 lekë për kokërr. Në këtë trend rritës janë përfshirë edhe produktet e tjera të…

Read More

Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë nesër festën e Pashkës, ku vezët e kuqe janë një simbol kryesor i kësaj feste. Në prag të kësaj feste kryesore të kalendarit fetar ortodoks, Kryeministri Edi Rama ndau foto prej një familjeje të besimit ortodoks ku vezët e kuqe të Pashkës simbolizojnë ditën e shënuar. Të krishterët në festën e Pashkës kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati. Besimtarët ortodoksë mbrëmë përkujtuan të Premten e Madhe,…

Read More

Pika kufitare e Morinës gjatë 24 orëve të fundit është përballur me një fluks të lartë lëvizjesh, si në hyrje ashtu edhe në dalje, duke përpunuar të dhënat e rreth 33 mijë shtetasve. Falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë, qarkullimi i mjeteve është kryer pa ndalesa, duke shmangur radhët e gjata në kufi. Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit në Shqipëri, përmes Morinës kanë hyrë 17 mijë e 363 shtetas, me 5 mijë e 100 automjete dhe 66 autobusë. Ndërkohë, kanë dalë 15 mijë e 704 shtetas, me 4 mijë e 128 automjete. Pjesa më e madhe…

Read More

Qyteti bregdetar i Sarandës, një nga portat që hap për vizitorët jugun e vendit, pret çdo vit mijëra turistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët mbërrijnë në port edhe me kroçera. Edhe për këtë vit Saranda ka mirëpritur kroçerat e para me turistë duke u dëshmuar si qytet me sezon të hershëm turistik veror. Drejtori i portit të Sarandës, Admir Malaj tha për ATSH-në se për vitin 2026 porti i Sarandës deri tani është rezervuar nga 28 kroçera, duke shtuar se në muajt në vijim pritet që ky numër të rritet sërish duke shënuar një fluks të lartë…

Read More

NASA ka publikuar mëngjesin e sotëm fotografitë dhe videot që tregojnë uljen historike të ekuipazhit të Artemis II në Tokë. Imazhet tregojnë serinë e ngjarjeve që nga vendosja e parashutave të modulit deri te ecja e astronautëve nëpër kuvertën e fluturimit të USS John P Murtha për vlerësim në qendrën mjekësore. “Ky është fillimi i një epoke të re të eksplorimit të hapësirës nga njeriu”, thotë NASA, pas kthimit të ekuipazhit. Më 6 prill, anija kozmike arriti distancën maksimale nga Toka 406,771 km (252,756 milje), gjatë fluturimit hënor, duke thyer rekordin e mëparshëm për udhëtimin më të largët që njerëzit kanë…

Read More

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta deri mesatare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës e pasdite. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 10 m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

Read More

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, i shoqëruar dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, z. Ilir Binaj, zhvilloi një takim me subjekte që operojnë në sektorin e turizmit në qytetin e Beratit. Në fokus të këtij takimi ishte diskutimi mbi problematikat dhe sfidat me të cilat përballen këto subjekte gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre, bashkëpunimi me Administratën Tatimore dhe ecuria e zbatimit të planit operacional për sektorin e turizmit në rajonin e Beratit. Në diskutimin e tij, Ministri Malaj vuri në dukje ndikimin e sektorit të turizmit dhe të sektorëve të ndërlidhur me të në ekonominë kombëtare dhe…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli. Hita dhe Kozeli vunë theksin te rëndësia e operacionit mbarëkombëtar për lirimin e hapësirave në anë të rrugëve kombëtare dhe krijimin e korridoreve të gjelbra, për finalizimin e të cilit nevojitet koordinim mes strukturave për marrjen e përgjegjësive dhe kryerjen e detyrave respektive. Drejtor Hita theksoi se Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të përmbushur këtë detyrë dhe kërkoi nga Departamenti i Sigurisë që strukturat e tij të jenë në mbështetje të plotë të…

Read More

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një masë të re për forcimin e kontrollit në tregun e karburanteve dhe luftën kundër kontrabandës. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot pas mbledhjes së qeverisë, në një prononcim për gazetarët, “se Ministria e Financave, shumë shpejt nëpërmjet një shoqërie shtetërore, do të nisë procesin e markimit, monitorimit dhe gjurmueshmërisë së karburanteve”. Sipas saj, ky sistem i ri do të rrisë ndjeshëm mekanizmat e evidentimit të kontrabandës dhe do të forcojë kontrollin në të gjithë zinxhirin e tregtimit të karburanteve. “Ky hap do të forcojë kontrollin në këtë drejtim dhe do të rrisë…

Read More

Raporti i kredive me probleme shënoi rënie në muajin shkurt të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ky raport në fund të shkurtit zbriti në 3,8%, nga 3,85% që kishte qenë për janarin. Raporti i kredive me probleme shënoi rënie edhe me bazë vjetore, krahasuar me nivelin 4,06% që ishte në shkurt 2025. Aktualisht, raporti i kredive me probleme është në nivelet më të ulëta të 18 viteve të fundit. Sipas BSH-së, stoku i kredive me probleme në fund të shkurtit vlerësohet në vlerën 36 miliardë lekë.

Read More