Një 26-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, pasi u kap duke transportuar me furgon veshje të dyshuara si kontrabandë, me vlerë rreth 45 mijë euro. Operacioni i koduar “Wrong way” çoi në sekuestrimin e mallrave dhe mjetit, ndërsa hetimet vijojnë për persona të tjerë të përfshirë. Njoftimi i policise Transportonte me furgon, veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 45 000 euro, kapet në flagrancë në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë” dhe arrestohet 26-vjeçari. Sekuestrohen veshjet dhe furgoni. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë, në vijim të…
Author: tirana
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur nga Sekretarja për Punë të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper në nisje të vizitës së tij zyrtare në Londër, Në takim, kryeministri Kurti shprehu falënderime dhe mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke e theksuar marrëdhënien e fortë dhe të qëndrueshme ndërmjet dy vendeve, të bazuar në vlerat e përbashkëta demokratike dhe angazhimin për sigurinë dhe prosperitetin evropian. Ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar është partner kyç strategjik dhe u zotua për thellim të bashkëpunimit. Duke folur për zhvillimin ekonomik të vendit, kryeministri Kurti theksoi rritjen…
Shkolla 9-vjeçare e Shushicës në Elbasan, një ndër godinat arsimore më të mëdha në zonat rurale po rikonstruktohet duke sjell një transformim rrënjësor të infrastrukturës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga punimet që vijojnë për të garantuar ambiente moderne, të sigurta dhe dinjitoze për nxënësit dhe stafin mësimor. Rama shprehet se nga ky investim përfitojnë rreth 320 nxënës dhe 35 mësues. Shkolla e Shushicës ka qenë një ndër prioritetet e vazhdueshme të komunitetit në procesin e buxhetimit me pjesëmarrje. Gjithashtu, në këtë zonë ka nisur një projekt në bashkëpunim me bashkinë Elbasan dhe Ministrinë e Shëndetësisë…
Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar një armëpushim të Pashkëve ortodokse me Ukrainën, sipas një deklarate të Kremlinit. Siç u bë e ditur, “me vendim të Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, një armëpushim do të hyjë në fuqi nga ora 16:00 e 11 prillit deri në fund të 12 prillit 2026”. Kremlini vuri në dukje se pret që pala ukrainase të ndjekë të njëjtin qëndrim, duke miratuar një armëpushim përkatës për periudhën e Pashkëve. Sipas deklaratës, forcat ushtarake ruse janë urdhëruar të ndërpresin operacionet në të gjitha frontet, duke mbetur në gatishmëri për t’iu përgjigjur veprimeve…
Goditja e tregut të pasurive të paluajtshme në Dubai, për shkak të sulmeve në Lindjen e Mesme, po shndërrohet në një mundësi të re për zonat bregdetare shqiptare, veçanërisht për Vlorën dhe Sarandën. Sipas agjentit imobiliar, Eron Çumani, shumë investitorë ndërkombëtarë që më parë shfrytëzonin Dubain për blerje prone, tani po drejtohen në Shqipëri, duke parë këtu një alternativë më të sigurt dhe me rritje potenciale. “Të gjitha kapitalet që vendosen, qoftë në mënyrë formale apo informale, shpesh investohen në pasuri të paluajtshme. Në Dubai, pas fillimit të luftës në Lindjen e Mesme, 30 deri në 70% e pronave kanë…
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare kryesisht pas orëve të pasdites. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 6m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla gjatë interpelancës në Kuvend, kërkuar nga deputeti socialist Erion Braçe, mbi situatën e krijuar me blegtorët, pas konstatimit për mostra qumështi të kontaminuar me aflatoksinë, bëri të ditur se sektori i qumështit është një segment kyç për ekonominë rurale dhe sigurinë ushqimore, por që përballet me sfida strukturore dhe fragmentarizim të lartë të fermave. Ministri theksoi se prodhimi total i qumështit arrin rreth 1 milion ton në vit, ku një pjesë dorëzohet për përpunim, ndërsa pjesa tjetër përdoret për konsum familjar ose në njësi të vogla përpunimi. Struktura e fermave është kryesisht familjare,…
Gjatë zhvillimeve të ditës së sotme në Kuvend më 9 prill, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, në një seancë pyetje-përgjigje të kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho, sqaroi sërish për publikun, ndryshimin ligjor përmes një shtese në ligjin e arsimit parauniversitar që u garanton trajtim të barabartë financiar 6,761 punonjësve arsimorë të punësuar përpara sistemit të Bolonjës. “Çështjet që sapo u ngritën, janë zgjidhur që në fillim të muajit mars, ku me votëbesimin e kësaj salle, miratuam ndryshimet në ligjin për arsimin parauniversitar. Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhej pikërisht me një padrejtësi do të thoja të krijuar ndër vite…
Bordi i Transparencës në datë 9 Prill 2026, në mbledhjen e radhës, ka ulur sërish çmimin e naftës nga një ditë më parëm, duke e çuar në 210 lekë nga 2020. Sot është ulur edhe çmimi i benzinës, ku nga 181 që ishte deri dje, sot do të shitet me 173 lekë. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 9 ora 14.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i Transparencës në datë 9 Prill 2026, në mbledhjen e…
Procesi i kategorizimit të stabilimenteve që operojnë në përpunimin dhe standardizimin e peshkut ishte në fokus të takimit të zhvilluar në ambientet e “Shtëpisë së Biznesit”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), KEK dhe përfaqësuesve të biznesit të këtij sektori. Gjatë takimit, drejtoresha e AKU-së, Blerina Gjylameti, theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët në këtë proces, duke e cilësuar atë si thelbësor për garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore, rritjen e transparencës në treg, si dhe për avancimin e integrimit në tregun e përbashkët europian. Në këtë kuadër ajo…
Në seancën plenare të kësaj të enjteje, më 9 prill, u rrëzua me 77 vota kundër kërkesa e deputetëve të Partisë Demokratike, për të shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar propozimin e projektligjit për uljen e taksave të naftës. Pas votimit në Parlament, deputeti Gazment Bardhi reagoi i revoltuar. “Nuk bën sens votimi që sapo bëtë”, u shpreh Bardhi. Ai vazhdoi: “Nuk bën sens votimi që sapo bëtë. Është paketë ligjore me 2 projektligje. Ligji që bën pjesë në këtë paketë të shqyrtohet me 16 prill. Me çdo gjë kërkoni që opozita të jetë dakord me çdo gjë që bëni ju. Çfarë shqetësimi…
Vijon mbledhja e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ku po shqyrtohet ndryshimi i praktikës gjyqësore për vendosjen e masës së arrestit në burg. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raportoi nga brenda sallës se avokati Luan Hasneziri ka theksuar se arresti në burg duhet të jetë vetëm masa e fundit, kur çdo masë tjetër alternative është e papërshtatshme. Ai shtoi se praktika e deritanishme, e cila shpesh favorizon vetëm arrestin në burg, duhet të rishikohet për të shmangur vendosjen e masave të rrepta pa nevojë. “Arresti në burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e…