Author: tirana

Kolegjet e Bashkuara mblidhen sot në orën 09:30 për të shqyrtuar ndryshimin e praktikës lidhur me qëndrimin që do të mbahet për masën e arrestit në burg, kur ajo vendoset mbi bazën e rrezikshmërisë së veprës. Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, tre janë pikat kryesore mbi të cilat do të rishikohet një vendim i mëparshëm i vitit 2011, që i përket rastit Ilir Kumbaro dhe që ka shërbyer si orientim për gjyqtarët. Gjykata e Lartë ka marrë shkas nga qëndrimet e Strasburgut për Thoma Gëllçin, ku u theksua se nuk mjafton dyshimi kur hetimet vijojnë pa afat, si…

Read More

Stresi mendor i jetës nën bombardime të përditshme është lehtësuar pjesërisht në Teheran dhe në pjesë të tjera të shtetit iranian, pasi të gjitha palët në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin deklaruan fitore, pas njoftimit të një armëpushimi. Një pjesë e trafikut u rikthye në rrugët e kryeqytetit iranian të mërkurën gjatë ditës — dita e parë e një armëpushimi dyjavor, i rënë dakord midis Iranit dhe SHBA-ve me ndërmjetësimin e Pakistanit. Bisedimet për të arritur një marrëveshje afatgjate pritet të fillojnë në Islamabad të premten. Megjithatë, Teherani — qytet me më shumë se 10 milion banorë —…

Read More

Pas disa ditëve të tensionit global, Donald Trump festoi një “fitore vendimtare” mbi Iranin, duke e paraqitur si rezultat historik të politikës së tij “America First”. Trump deklaroi se Irani e ka pranuar “humbjen” dhe se Shtetet e Bashkuara do të punojnë ngushtë me Teheranin për të shmangur rrezikun bërthamor. Për të ruajtur vëmendjen e mediave dhe publikut, Trump dhe administrata e tij përdorën strategjinë e tensionit të vazhdueshëm. Pete Hegseth, në një konferencë në Pentagon, foli për “fitore me F të madhe”, duke theksuar se Irani është “shkatërruar” dhe se trupat amerikane do të qëndrojnë në rajon për dy…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, në orën 10:00, në një seancë ku pritet të diskutohen dhe miratohen një sërë çështjesh të rëndësishme ligjore dhe institucionale. Në rendin e ditës përfshihen interpelanca me ministra, seanca pyetje–përgjigje, si dhe shqyrtimi i disa projektligjeve dhe projektvendimeve, përfshirë ngritjen e komisioneve hetimore dhe zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Rendi i Ditës I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 9.4.2026, ora 10:00. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.4.2026. 2. Njoftime. 3. Erion…

Read More

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 6m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 14m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forces 2-4 ballë.

Read More

Inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë të caktuar të mallrave të konsumit gjatë muajit mars shënoi një rritje modeste prej 0,1% krahasuar me muajin shkurt. Ndërsa norma e inflacionit vjetor arriti 2,6%, nga 2,1% një vit më parë. Sipas raportit të publikuar sot nga Instituti i Statistikave (INSTAT), rritja më e dukshme u regjistrua tek transporti, ku çmimet u rritën me 7,5%, duke ndikuar ndjeshëm në indeksin vjetor të çmimeve. Rritje shënoi edhe grupi “qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 4,8%. Edhe sigurimet dhe shërbimet financiare u rritën me 4,5%, ndërsa argëtimi, sporti…

Read More

Gjatë tre muajve të parë të vitit 2026, rreth 23,491 mjete nuk plotësuan standardet e sigurisë në rrugët e vendit. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), bën të ditur se analiza e inspektimeve tregon se problemi kryesor lidhet me sistemin e shkarkimit të gazrave, që rezulton i papërshtatshëm në 35% të rasteve. Një pjesë e konsiderueshme e automjeteve, rreth 31%, kishin mangësi vizuale dhe funksionale, duke përfshirë probleme me dritat, sinjalizimin dhe pajisjet që ndikojnë në drejtimin e sigurt të automjetit. Një tjetër problem i rëndësishëm ishte sistemi i drejtimit, i përcjelljes së fuqisë në akse dhe…

Read More

Në Gjykatën e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm, ku sot në orën 11:30 ishte parashikuar të zhvillohej seanca për shqyrtimin e kërkesës së Gjon Shkambit për ndryshim të masës së sigurisë, seanca nuk u mbajt pasi i pandehuri u tërhoq në momentin e fundit nga kërkesa e tij. Më herët, Gjykata e Tiranës kishte pranuar kërkesën e prokurorisë për zgjatjen e afateve hetimore me tre muaj, me qëllim verifikimin e disa akteve të ekspertimit telefonik të dërguara në laboratorin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Gjon Shkambi është xhaxhai i Elvis Shkambit, autor i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja më 6…

Read More

Në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm ka folur këtë të mërkurë deputeti i PS-së, ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, lidhur me një projektligj që lidhet me marrëveshjet tregtare portuale, që lehtëson barrën e eksportuesve në aktivitetin e tyre dhe ndihmon sektorin për rritjen ekonomike të qëndrueshme. Vengu theksoi në Komision se kjo marrëveshje për industrinë e prodhimit do të sigurojë mbrojtje dhe eksportuesit nuk do të mbeten të vetmuar përballë padrejtësive. “Çdo të thotë kjo për ekonominë reale, për eksportuesit shqiptarë dhe për bujqësinë? Do të thotë më pak bllokime për mandarinat e Konispolit, më pak…

Read More

Numri i të burgosurve që kanë humbur jetën në institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri i ngjan një bilanci lufte. Në një informacion të dhënë nga Drejtoria e Burgjeve për Top Channel në tetor të vitit të kaluar, rezulton se për periudhën janar 2020- shtator 2025 kanë humbur jetën brenda mureve të qelive 134 persona, ndërkohë që 5 të tjerë janë deklaruar të vdekur në tre muaj e parë të 2026. Të dhënat zyrtare rendisin vitin 2024 me numrin më të lartë të ngjarjeve të rënda brenda burgjeve. 32 të dënuar që vuanin dënimin kanë humbur jetën, ku 31…

Read More

Një hap i ri drejt digjitalizimit të shërbimeve publike. Nga sot, qytetarët mund të kryejnë të gjitha procedurat e parkimit përmes aplikacionit “Tirana Parking”, duke shmangur sportelet dhe dokumentet fizike. Platforma e re sjell të gjitha shërbimet në një vend të vetëm, të aksesueshme 24/7 nga telefoni celular, duke e bërë procesin e parkimit më të thjeshtë dhe më efikas se kurrë më parë. Përmes aplikacionit “Tirana Parking”, qytetarët mund të: Aplikojnë online për kartën e rezidentitAplikojnë për parkime të rezervuara me pagesëAplikojnë dhe rinovojnë abonimet në sheshparkimeNdjekin në kohë reale statusin e aplikimeve dhe kërkesaveKy zhvillim synon të reduktojë…

Read More