Bota ka mirëpritur armëpushimin e njoftuar midis SHBA-ve dhe Iranit, ndërsa bisedimet për një marrëveshje të qëndrueshme paqeje pritet të fillojnë këtë të premte në Islamabad, Pakistan. Njoftimi, i bërë nga Presidenti amerikan Donald Trump, parashikon që Irani të rihapë Ngushticën e Hormuzit, një rrugë detare jetike për një të pestën e furnizimit global me naftë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shprehur mbështetje për vendimin e Trump-it për pezullimin e sulmeve ndaj Iranit, duke theksuar se përpjekjet amerikane synojnë të eliminojnë kërcënimin bërthamor, raketor dhe terrorist të Iranit ndaj Izraelit, fqinjëve arabë dhe botës. Ai paralajmëroi se armëpushimi nuk përfshin…
Author: tirana
Nafta bie me mbi 14% pas armëpushimit, por tregjet mbeten të kujdesshme Çmimet globale të naftës kanë pësuar një rënie të fortë pas lajmeve për një armëpushim dhe sinjaleve nga Irani për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një arterie jetike për tregtinë botërore. Nafta bruto e tipit Brent crude ra me më shumë se 13.5%, duke zbritur në rreth 94 dollarë për fuçi, në një reagim të menjëhershëm të tregjeve ndaj mundësisë për stabilizim të furnizimit global. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se nuk ka ende vend për optimizëm të tepruar. Prodhimi i naftës në disa nga vendet kryesore të Lindjes së…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetin social Facebook një video të realizuar me Inteligjencë Artificiale, përmes së cilës promovon Samitin e IV të Diasporës. Në videon e shpërndarë, shfaqen disa prej figurave më të njohura të historisë shqiptare, të rikrijuara me teknologji moderne, si Gjon Buzuku, Ismail Qemali, Skënderbeu, Nënë Tereza, Fan Noli, vëllezërit Frashëri, Faik Konica, Jeronim De Rada dhe figura të rëndërishme që kanë kontribuuar në formimin e Shtetit shqiptar.
Presidenti Donald Trump ka njoftuar se ka rënë dakord për një armëpushim dyjavor me Iranin, më pak se dy orë para afatit të tij për Iranin dhe pas kërcënimeve të tij për të shkatërruar një “qytetërim të tërë”. Trump tha se marrëveshja e armëpushimit u arrit me kusht që Irani të pranonte të rihapte Ngushticën e Hormuzit. “Bazuar në bisedat me Kryeministrin Shehbaz Sharif dhe Feldmarshal Asim Munir të Pakistanit, ku ata kërkuan që unë të ndaloja forcën shkatërruese që do të dërgohej sonte në Iran, dhe me kusht që Republika Islamike e Iranit të pranonte HAPJEN E PLOTË, TË…
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore.Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7m/s.Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1 ballë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një qen i racës pitbull ka kafshuar një vajzë katërvjeçare. Raportohet se e mitura ka qenë duke shëtitur në zonë me gjyshen e saj në momentin kur është sulmuar dhe ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës. Ajo është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, qeni i cili dyshohet se ishte pa pronar, është mbajtur i lidhur dhe pritet të merret në administrim nga autoritetet policore, për t’u dërguar më pas në një qendër të posaçme për trajtimin…
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të martë, më 7 prill, në aktivitetin për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik. Sipas tij, çdo i ri, i sapodiplomuar apo profesionist që kërkon një mundësi të re, tashmë e ka më të lehtë të informohet dhe të aplikojë për t’u punësuar në çdo institucion publik, përmes portalit Kombëtar të Punësimit dhe Aftësive. “Më vjen mirë që ne hapim një dritare të re për të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë në sektorin publik”, tha Rama. Sipas kryeministrit, platforma për punësimin në sektorin publik do të sjellë“më shumë…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, gjatë aktivitetit për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik sot në 7 prill, bëri dhe një përmbledhje për faktin sesi ka performuar ekonomia gjatë vitit 2025. Ibrahimaj u shpreh se papunësia është vetëm 8.3 përqind. Ajo shtoi se paga mesatare në rang kombëatar është 87 mijë lekë. Ibrahimaj vlerësoi se pagat rriten vit pas viti. Ministrja u shpreh se janë publikuar 1500 vende të lira pune në portalin puna.gov.al, ku institucionet publike janë detyruar të paraqesin të dhënat e tyre. Delina Ibrahimaj: Më 2025, PPB arriti në 27 miliardë lekë,…
Ish-drejtoresha e IKMT-së Dallëndyshe Bici është thirrur ditën e sotme më 7 prill në SPAK. Dyshohet se ajo është thirrur me statusin e personit që ka dijeni. Çështja, për të cilën është duke u marrë në pyetje nga agjentët e BKH-së ka lidhje me dosjen e AKSHI-t. Emri i Bicit nuk është në këtë dosje, për të cilën GJKKO ka vendosur disa masa sigurie për ish-drejtues të AKSHI-t. Ka dyshime se ajo është thirrur si person që ka dijeni për rrethanat e çështjes. Dallëndyshe Bici ka mbajtur poste të rëndësishme. Ajo ka qenë në krye të Kadastrës dhe më pas ka…
Çmimet globale të naftës janë rritur përpara afatit të vendosur nga presidenti amerikan Donald Trump që Irani të hapë rrugën jetike të transportit në Ngushticën e Hormuzit. Çmimi i naftës Brent u rrit rreth 1.4% në 111.33 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e tregtuar në SHBA u rrit me 2.8% në 115.61 dollarë. Të hënën, Trump kërcënoi se do ta“shkatërronte Iranin brenda një nate” nëse vendi nuk arrinte një marrëveshje me SHBA-të deri mbrëmjen e kësaj të marte, në orën 20:00 sipas kohës së Washington DC. Transportet e naftës dhe gazit nga Lindja e Mesme janë ndërprerë pasi Teherani ka kërcënuar të sulmojë anijet…
Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, për zëvendësim të masës së sigurisë. Togat e zeza lanë në fuqi masën “arrest në burg”. Sjellim ndërmend sw në fillim të muajit korrik të vitit 2024, ish-ministri Ilir Beqaj, u arrestua me dyshimet se ishte përfshirë në korrupsion dhe fshehje të pasurisë gjatë kohës kur drejtonte agjencinë SASPAC, e cila koordinon fondet e Bashkimit Europian në vendin tonë.
Astronautët e misionit Artemis II të NASA-s e përmbyllën me një rekord historik misionin e tyre drejt Hënës duke udhëtuar më larg nga Toka se çdokush tjetër, e tashmë kanë nisur kthimin. Anija kozmike Orion arriti një distancë maksimale prej rreth mbi 400 mijë kilometrash nga planeti ynë, duke tejkaluar kështu rekordin e Apollo 13 të vitit 1970. Gjatë misionit, katër astronautët- Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe kanadezi Jeremy Hansen-vëzhguan anën e largët të Hënës dhe dëshmuan një eklips diellor të dukshëm vetëm nga hapësira. Orion gjithashtu realizoi afrimin më të afërt me Hënën, duke kaluar vetëm 4.067…